Opozita në Kosovë e nxirë si katran, me lotët e saj krokodilit i ngjan

Opinione

Opozita në Kosovë e nxirë si katran, me lotët e saj krokodilit i ngjan

Nga: Rexhep Torte Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:21
Rexhep Torte

PDK, LDK dhe AAK duhet t’i kuptojnë thëniet popullore se, dielli nuk mund mbulohet me shoshë, dhe se as diamanti nuk mund thyhet me dhëmbë.

Populli i Kosovës ka shpresuar që PDK-ja më në fund do të organizojë konferenca me gazetarë ku, do të distancohej nga hajnia që ish udhëheqësit e PDK-së ia bënë Kosovës në 21 vitet e kaluara, nga keqqeverisja e dëmshme e Hashim Thaçit, si ish kryemnistër dhe si ish president i Kosovës.

Ku do të distancohej nga Fondi për mbledhjen e parave për mbrojtjen e Hashim Thaçit, ku do të distancohej nga milionat që po i jep Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e Hashim Thaçit nga akuzat në Gjykatën speciale në Hagë.

Ku do të distancohej nga Fondi për mbedhjen e parave për mbrojtjen e Kadri Veselit, kryeparlamentarit dhe kryertarit të PDK-së, nga akuzat në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ku PDK-ja do të distancohej nga dëmet që Kosovës ia shkaktoi Hashim Thaçi në dialogun Kosovë-Serbi.

Aktualish PDK-ja po e mashtron veten dhe po mundohet ta mashtrojë edhe popullin e Kosvës duke e kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanin presidente të Kosovës.

Populli i Kosovës ka shpresuar që LDK-ja më në fund do të organizojë konferenca me gazetarë, ku do të distancohej nga hajnia, heshtja e LDK-së ndaj vrasjeve të aktivistëve të saj dhe nga keqqeverisja e udhëheqësve të saj në 21 vitet e kaluara, ku edhe Isa Mustafa, kryetari i gjertanishëm ishte kryeministër dhe merrte pjesë edhe në dialogun e dëmshëm dhe poshtërrues Kosovë- Serbi.

LDK-ja po e mashtron veten dhe po mundohet ta mashtrojë edhe popullin e Kosovës duke e kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanin presidente të Kosovës.

Populli i Kosovës ka shpresuar që AAK-ja më më fund do të organozojë konfernca me gazetarë, ku do të distancohej nga keqqevrisja e Ramush Haradinajt si ish kryeministër, i cili ia fali Malit të Zi 8.500 hektarë tokë të Kosovës në Çakorr, Kullë dhe Zhleb.

Ku do të distancohej nga nga pasurimi i paligjshëm i Ramush Haradinajt , duke u bërë milioner i pasluftës.

AAK-ja po e mashtron veten dhe po mundohet ta mashtrojë edhe popullin e Kosovës duke e kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit dhe Vjosa osmanin presidente e Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe angazhimet e nevojshme, qoftë për menaxhimin me pandeminë e Coranavirusit, qoftë për sigurimin e vaksinave, dhe se Qeveria e Albin Kurtit nuk ka mbetur që ta mësojnë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja , partitë e derisotme dështake që në 21 vitet e kaluara e vodhën, e varfëruan popullin e Kosovës dhe që e rënduan edhe gjendjen e pandemisë së Coronavirusit.

Angazhimi i Albin Kurtit kryeministër i Kosovës dhe i udhëheqësve tjerë në fushatën e zgjedhjeve në Shqipëri, e ka rëndësinë dhe qëllimin e vet që domosdo të largohet Edi Rama, shoku i ngushtë i kriminelit Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë kriminale.

Largimi i Edi Ramës kryeministër i Shqipërisë, që pritet të ndodh në zgjedhjet e 25 prillit 2021, do t’ua këputën shpresat Serbisë dhe Rusisë për ndikim në Ballkan dhe sidomos në Kosovë dhe në Shqipëri.

Fitorja plebishitare e kryeministri Albin Kurti dhe e presidentes Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në kOSOVë, dëshmoi moralin dhe karakterin e dobët të qeverive, parlamenteve dhe të presidencave të derisotme në 21 vitet e kaluara në Kosovë.

Dëshmoi revoltën e popullit të Kosovës kundër moralit dhe karakterit të zi katran të udhëheqësve derisotëm të Kosovës, të cilët me qeverisje mafioze e plaçkitën dhe e varfëruan tejmase popullin e Kosovës, dhe e dëmtuan Kosovë edhe ndërkombëtarisht karshi Serbisë agresore gjenocidale.

LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-JA, në vend që t’i shkulin rrënjesisht strukturat e amortizuara e të konsumuara, duke i përtrirë këto parti me struktura të reja, për ta zbutur sadopak disfatën e pësua në zgjedhjet e fundit, këto parti të sipërpërmendura ende të uritura për pushtet, po e mashtrojnë veten dhe popullin, duke i kritikuar Albin Kurtin kryeministër dhe Vjosa Osmanin presidente, shpresat e vetme që do t’ia sjellin ndryshimin pozitiv popullit të Kosovës.

Deklaratat që këtyre ditëve që arrijtën nga AAK-ja, PDK-ja dhe LDK-ja, për nga përmbajtja dhe qëllimi nuk përshtaten as edhe me moshën e fëmijëve në kopshtet e fëmijëve, e jo më të jenë në dobi të Kosovës.

Për tu bindur më realisht po japim një kronologji të deklarimeve të AAK-së, PDK-ë dhe LDK-së.

Në konferncën për media që AAK-ja e mbajti më datë 10 prill 2021, lidhur me menaxhimin e pandemisë dhe vaksinat.

Dr. Shemsëdin Dreshaj , deputet i AAK-së, tha se, “ Në kohën e mbylljes së gastronomisë karshi izolimit parcial të vendit , në kohën kur mbi 15 mijë vetë janë vaksinuar jashtë vendit dhe kur vetëm dje 15 mijë qyetatrë dhe pushtetrë aktualë shkuan drejt Shqipërisë. Qeveria dhe ministri i shëndetësisë Arbën Vitia në afat sa më të shkurtër të sigrojnë vaksinat e nevojshme. Të bëhet publik plani për menaxhimin e pandemisë dhe i vaksinave. Qeveria të bisedojë me vendet mike për sigurimin e vaksinave. Nevojitet vaksinim masiv”.

Dr. Iliriana Gafurri, u shpreh se, “ Në niveln lokal ka ankesa për sasinë e vogël që është shëpërndarë , gjë që e dëmton procesin e vaksinimit të pesonelit mjekësor. Brenda 60 ditëve te jepen edhe dozat e dyta”.

Enver Hoxhaj, u.d. i PDK-së, më 10 prill 2021, lidhur me vendimin e Europa Nostra që ka marrë për klasifikimin e Manastirit të Deçanit si objekt gjoja i rrezikuar, deklaroi se, “ Duhet pyetur dy qeveritë e e vitit të kaluar se ç’farë veprimesh kanë ndërmarrë për ta parandaluar këtë”.

Dritan Tali, ish këshilltar i Albin Kurtit, lidhur me këtë iu përgjigj Enver Hoxhajt, duke thënë se, “Kishat Orthodokse” të Kosovës, në të cilat historikisht u lutën shqipatrët shumicë sëbashku me ardhacakët e tjerë të Kosovës, , ju të PDK-së, ia falët Serbisë në Vjenë duke i shndërruar ato në “Kisha Serbe”, sepse ju duhej të bënit “kompromise të dhimbshme”, siç na thoshit për të vazhduar me “kompromise edhe më të dhimbshme”, deri në faljen e pjesës veriore të Kosovës”, e tash na mbani derse si duhet të sillemi ndaj “Kishave Serbe”. A e dini ju çka është turpi hiç a jo ?!”, shprehet në fund Dritan Tali.

Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së, në prononcimin e tij më datë 12 prill 2021, theksoi se, “ Qytetarët po vdesin ndërsa Albinn Kurti merret me Shqipërinë.

Në kohën kur 80 qytetarë po vdesin në javë, kryeministri Albin Kurti me ministra dhe deputetë po merren me zgjedhjet e protestat në Shqipëri, që tregon papjekuri dhe papërgjegjësi”, tha Lumir Abdixhiku”.

Në konferencën për media të PDK-së të datës 12 prill 2021 në oborrin e parlamentit të Kosovës, Aalbert Tahiri, kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, deklaroi se, “ Albin Kurti po ikën nga përgjegjësia që ka për Kosovën. Në vend që të merret me pandeminë dhe ekonominë e rrënuar prej saj, ai e ka izoluar Kosovën dhe vet ka shkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në fushatë zgjedhore. Kjo është mungesë e përgjegjësisë , aftësisë dhe njohurisë. Në 20 ditët kur 212 qytetarë kanë humbur jetën , qeveria nuk ka siguruar asnjë vaksinë , e vetmja gjë që kryeministri Albin Kurti ka bërë është urdhri për ozolim të qytetarëve të Kosovës., përderisa ministrat e deputetët e prtisë së tij kanë çarë rrethimin dhe kanë dalë në Shqipëri për fushatë zgjedhore. Brenda tre ditëve do të thërasim seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje”, tha në fund Albert Tahiri.

Akbin Kurti, kryeministri i Kosovës, duke iu pergjigjur akuzave të këtyre ditëve ndaj tij, më 12 prill 2021, deklaroi se, “ Të djelën kemi punuar me 17 anëtarë të Kabinetit për hartimin e Programit të Qeverisë dhe Planin e veprimit për katër vitet e ardhshëme. Këto dokumente ttë rëndësishme përcaktojnë qartë profilet tona në çdo fushë, dhe punët në realizimin e tyre do të finalizohen dhe do të dalim në Qebveri për votim në Parlamentin e Kosovës. Qytatarët kanë votuar për ndryshim , kurse në punën Qeverisë do të jetësohet ndryshimi”, deklaroi Albin Kurti.

Nga e tërë kjo kuptohet qartë se keqqeverisja e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së në 21 vitet e kaluara , nuk mund të mbulohet duke e kritikuar Albin Kurtin kryeministër dhe Vjosa Osmanin presidente e Kosvës , që janë udhëheqës të pastër e të pakorruptuar, të cilët u zgjodhën në mënyrë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 dhe që janë shpresa e vetme pë pëparimin e Kosovës dhe për lumturinë e popullit të saj.

PDK, LDK dhe AAK duhet t’i kuptojnë thëniet popullore, se dielli nuk mund të mbulohet me shoshë, dhe se as diamanti nuk mund të thyhet me dhëmbë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat