Simbioza e luftës për tu pasuruar vetë dhe dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve nuk mund të bashkëjetojnë

Opinione

Simbioza e luftës për tu pasuruar vetë dhe dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve nuk mund të bashkëjetojnë

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:19
Adem Bytyçi

Të gjithë ata qytetarë që i'a duan të mirën Kosovës janë shumë entuziast! : Qytetarët i kanë kuptuar cilët politikanë janë në shërbim të qytetarëve, e cilët në shërbim të ‘xhepav’ të vetë.

E arritura më e madhe dhe më e shkëlqyer për qytetarët e Kosovës është vetëdija për të mos iu besuar gënjeshtrave të atyre të cilët që njëzet vite në pushtet i kanë zhvatë, ndërkaq për veti kanë krijuar pasuri marramendëse, kanë blerë villa brenda dhe jashtë vendit, kanë blerë tokë me çmime qesharake dhe i'a kanë shitur shtetit me çmime marramendëse sikurse se shteti mos të ishte i tyre, por i ndonjë populli tjetër.

Subjektet politike, figurat politike pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit të 14 shkurtit 2021, duhet ta kuptojnë definitivisht për të reflektuar në mënyrë që për t'u mos u konfrontuar në mes veti, për hirë të pushteti, sepse qytarët e Kosovës janë ata që vendosin se kujt t'ia besojn qeverisjen e vendit, fatet e vendit dhe të ardhmen e tyre.

Nuk është e domosdoshme të bërtitet të shahet të fyhet dhe të kërcënohet në Parlamentin e Kosovës as zonj.Ministre të PJ. Donika Gërvalla dhe asnjë deputet apo ministër tjetër i popullit, poulli- qytetarët e Kosovës e dinë kush është Donika Gërvalla, Abelard Tahiri, Memli Krasniqi, Enver Hoxhaj sa kanë kontribuar në të mirën e vendit, ska nevoj as për sharje, as për fyerje dhe as për kërcënime në Parlament, qytetarët ju njohin qysh më mirë të gjithëve, pas katër vitesh kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare pa vesvese do t'ua japin shpërblimin e merituar me votën e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat