PDK agresive - sulmon pushtetin në parlament, në mediet dhe rrjetet sociale

Opinione

PDK agresive - sulmon pushtetin në parlament, në mediet dhe rrjetet sociale

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 11 maj 2021 Në ora: 08:00
Ruzhdi Peçani

Qysh nga parafushata dhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021,kur partitë politike vepronin që të tërheqin sa më shumë votues, përmes medieve duke prezantuar programet e tyre,në këtë fushtë ishin të vendosura për një paraqitje agresive,ngase edhe sulmet ndaj kundërshtarëve politik, përbënin më shumë se gjysmën e programit të paraqitjes mediatike.Mund të thuhet se thelbi i qëllimit ishte sulmi dhe atë në formën më agresive me denigrim.

Kështu ,këto sulme fillin e kishin në parafushaten qysh nga 2020,dhe nga legjistratura e kaluar,me plotë aversion të skajshëm mes partive politike,pra LVV,LDK,PDk dhe AAK. Në tabelë qitjeje  kishin spikatur LVV dhe Listën GUXO, të themi caku ishin Albin Kurti dhe znj.Vjosa Osmani. Lufta për pushtet sa shkonte dhe zgjedhjet ofroheshin, bëhej e pameshirshme,me sulmet direkte duke përdorur edhe një gjuhë urrejtjeje denigrimi që shkonte në iracionale. Të tri partitë kishin vënë strategjinë ,si  të patjetër,që Lista e LVV të mos fitonte zgjedhjet.

Pra tendencat oligarke dhe roli i liderve forcoheheshin me kohën për një “luftë” të pakompromis.Kjo, jo e lehtë për mbrojtjen e feudeve që kishin krijuar PDK,LDK dhe AAK  me koalicionet që kishin patur.Partitë politike në Kosovë janë institucionet më të pareformuara.Këto me koalicionet kishin zënë , në dhjetvjetshin e fundit,edhe hapsirat që nuk u takonin.Dhe tani pas zgjedhjeve dhe ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti 2,janë në gjendje edhe më të rëndë frustrimi,edhe nga frika se do humbin”pronësinë” ndaj resurseve që kanë.Finansimi i partive i këtyre partive tani tregon edhe lidhjen me biznesin dhe korrupcionin në shoqëri.

Elementet Partokrate,në jetën politike të Kosovës,dominonin me shtetin dhe kishin kolonizuar të gjitha segmentet e shtetit. Kjo partokraci kishte shkatrruar meritokracinë dhe rrezikuar demokracinë.Sistemi i vlerësimit të njohurive për  një vend pune (merit-based system), ishte zëvendsuar me sistemin e ndarjes sipas lojalitetit (patronage system) dhe ndarjes  së gjahut (spoils system). Edhe pas 12 viteve të pluralizmit në Kosovë mungonte një monitorim për vlerësimin e partive politike dhe zhvillimit të demokracisë, ndoshta edhe kishte,por mungonte guximi intelektual që këtë ta bënin. Në sistemet partiake në të cilat kompetencioni zhvillohet në parimet e klientelizmit, e jo sipas principeve programore,shansat për një konsolidim të demokracisë ishin shumë të ulëta.

Se pozita do të ballafaqohet me një opozitë skajshmërisht agresive,si paralajmrim ishte seanca e konstituimit të Kuvendit,me zgjedhjen e Kryeministrit Albin Kurti.Nonsens ky,kur u.d kryetarit të PDK i drejtohet se çfarë do bejë Kryeministri në ardhje: çfarë me demarkacionin me Malin e Zi, Dialogun me Serbinë,Marrëveshtjen për Bashkësinë e Komunave serbe,politikën e jashtme pra heqjen e moratoriumit për njohje dhe integrimet në institucionet ndërkombëtare dhe shumë tjera. Të gjitha këto ishin paradox eklatant, ngase të gjtha këto të bëma kishin ndodhur kur dhe vetë partia e tij kishte qenë në qeverisjet.

Nga retrospektiva,etimologjia e këtijë agresiviteti fillon që nga Qeveria Kurti 1. Dhe më vonë,këto parti,sot opozitare,parandienin se në zgjedhjet që do ndodhin do pësonin humbjen, që edhe përjetuan të katandisura.Që atëherë frika i kishte kapluar ”në asht”.Nuk do kursehej edhe znj.Vjosa Osmani nga sulmet më të ashpëra denigruese.Kjo u tregua edhe me rastin e zgjedhjes së sajë Presidente e vendit.Lideri i ri i LDK Lumir Abdigjiku,këtu do luante rolin vendimtar të partisë si parti institucionaliste.Dy partitë PDK dhe AAK kishin zgjedhur obstrukcionin.

PDK trumbetonte se tani do jetë lider i opozitës “konstruktive”! Fatamisrësisht,LDK dhe AAK nuk po përqafojnë kauzën e “liderit”të opozitës.Këtë, këto dy parti po tregojnë se do kyçen në ekipinin e kryeministrit për dialogun me Serbinë,për dallim nga “lideri”. Arroganca e deputetve të PDK po eskalonte edhe më shumë.Kjo u pa në seancën e Kuvendit me sjelljet dhe fjalorin denigrues të një rrugaqërie ndaj nënkryetarës Saranda Bogujevci.Epitetet dhe denigrimi ndaj Ministres së punve të jashtme znj.Donika Gërvalla Schwarz, dhe jashtë parlamentit në medie,rrjetet sociale dhe posterët në rrugë. Vërtet mu si çakejtë, në mënyrë të personalizuar si kurrë më parë ndaj dikujt  tjetër. Këta “çakej” Ardian Kastrati, Abelard Tahiri dhe Memli Krasniqi atë ditë ishin deputet  “qenie njerzore mes kafshëve dhe politikës”.

Po, pse Donika Gërvalla u gjet si cak qitjeje e goditjeje e radhës? Ngase kjo mbron me fanatizëm lirinë, pavarësisë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës,të dëshmuar që nga mosha e re e sajë! Po dhe kjo “Sepse principet e saj për shtetin e së drejtës janë krejt të kundërta me principet e ekstremistëve të Partisë Demokratike.”E.Bytyçi.

Këta “patriot”,qysh në vitin e kaluar,dolën me sloganin puro populist “Liria ka emër”,jo se të mbronin çlirimtarët,ngase dhe vetë e themeluan këtë Gjykatë,po të mbronin veten,ishte kjo si një “forcë graviteti”ndaj simpatizantëve dhe mbështetësve të tyre që ti mbanin përreth,para zgjedhjeve që do ndodhnin.Frika ishte e madhe nga humbja,e parandienin.

Me këtë slogan Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, anatemuan luftëtarët dhe heronjët si Adem dhe Hamëz Jashari,Sali Çekaj,Agim Ramadani,Abedin Rexha,Fehmi dhe Xhevë Lladrovci,Zahir Pajaziti edhe shumë e shumë dëshmorëve të tjerë që ranë për lirinë e kësaj toke dhe e njomën me gjakun e tyre. Çfarë ironie kjo?!

Po,Liria ka emër dhe mbanë emrin e gjithë atyre djemëve,vajzave e burrave që dhanë jetën për lirinë,emrat e mija vetave,fëmijë,gra e pleqë të pafajshëm që u vranë dhe atyre që u përdhunuan dhe u masakruan nga forcat armike fashiste serbe në Reçak,Meje,Likoshan,Prekaz, Izbicë, Krushë të Madhe dhe masakrat tjera.Këta që ideuan këtë slogan na treguan se Liria u sollë nga ata që kishin fatin ti mbijetonin luftës,jo si kishte thënë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti “Lirinë nuk ua solla unë ,atë e gjeta këtu në mesin tuaj”.

Me këtë slogan,tentuan të manipulonin opinionin se UÇK po gjykohet?! Anakronizëm ky,i padëgjuar. Liria,luftëtarët e lirisë nuk mund të arrestohen dhe gjykohen.Këto qëndrojnë dhe do të jenë përgjithmon vlera kombëtare,që u vlerësuan edhe nga mbarë bota demokratike.UÇK nuk po gjykohet – kjo është liria,dhe kështu do mbetet e paprekur dhe e shenjtë gjithmonë. Emblema UÇK nuk mund të përvetsohet nga askush,dhe ta keqpërdori,kjo emblemë i takon gjithë popullit tonë këtej dhe matan Drinit. Mbrojtësit e mëdhenjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë po këta. Jo pseudopatriotët!

Të ekzistoj dualizmi mes kopmpeticioneve partiake të vehen në dihotomi,në ndarjen pushtet – opozitë,qëndron,por për qështjet e interesit nacional dhe shtetit patjetër duhët ndërtuar koncenzuesin për atë se nga duhët të shkoj Republika e Kosovës?

Për të ndërtuar një koncenzus, PDK duhët hequr inatet dhe frustrimin po dhe averzionin që mban.Të përdorësh fjalën aversion,që ka konotacion paksa të ashpër.Në përkthim kjo shprehje e urrejtjes së skajshme dhe si shembëll merret urrejtja që kanë serbet ndaj kroatëve dhe shqiptarëve,si në të shkuarën dhe sot. Por tek PDK,për fat të keq qëndron! Çfarë le për të kuptuar nga veprimi i PDK? Qëllimi është të defunksionalizoj funksionimin e punës së Kuvendit dhe të Qeversië.

Dhe sot në BE ishte thënë se dialogu mes Kosovës, për arritjen e një marrëveshtje gjithëpërfshirëse  mund të vazhdoj,duke theksuar se Kosova sot ka një qeveri të qëndrueshme. Atëherë Presidenca dhe Qeveria mbetet t´i prijnë karvanit në realizimin e detyrave që i kanë vënë,si brenda vendit ashtu edhe në politikën e jashme.Kështu, Karvani le të ecën e …. !        

PDK si parti politike,o do reformohet dhe të vazhdoj së vepruari si parti institucionaliste,o do tkurret dhe mbetet vetëm si një parti politike lokale,e çakorduar,apo të pësoj dihotomi.

Se në parlament nuk do jetë një opozitë e bashkuar dhe konstruktive,si një vlerë për proçeset demokratike, tani veç po shofim se vështirë të jetë, ngase dhe mes partive politike opozitare ekzistojnë kundërthënje që vështirë se mund të tejkalohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat