Nuk u kuptua se për cilin gjenocid të radhës e kishte fjalën Vuçiqi

Opinione

Nuk u kuptua se për cilin gjenocid të radhës e kishte fjalën Vuçiqi

Prof. Dr. Zija Lleshi Nga Prof. Dr. Zija Lleshi Më 15 maj 2021 Në ora: 17:42
Aleksandar Vuçiq

Agresionet gjenocidale shekullore të Serbisë ndaj shqiptarve kanë pasë si bazë gjithmonë ekspansionizmin dhe kolonizimin e Kosovës siҫ shkruan historiografia shqiptare, por edhe ajo serbe, me qëllim të serbizimit të trevave mijëvjecare shqiptare dhe zhdukjen e shqiptarëve autokton për shkak të pasurisë të tokës pjellore dhe të nëntokës xeherore (“Kolonizacija Južne Srbije”- Gjorgje Kërstiq, Kryetar i Gjykatës Supreme të Serbisë, 1928, “Kolonizimi i Serbisë së jugut”)

Presidenti Serbisë Aleksander Vuçiq këto ditë apeloi që Qeveria e Kosovës mos ta denoncojë Serbinë për gjenocid, me shpjegimin e tij, kinse Kosova nuk do ta fitoj gjykimin meqë “Kosovës i mungueka suvereniteti ndërkombëtar”. Pa e trajtuar çështjën e suverenitetit momental, dihet mirëfilli se gjenocidi nuk plaket, siç tregoi edhe konfirmimi i Pesidentit Biden lidhur me gjenocidin ndaj armenëve.Si ish ministër për informata Vuçiqi kurrë nuk u bëri apel ushtarëve të vetë që të mos kryejnë gjenocid mbi shqiptarët e pafajshëm e paqësorë , por ja tash groteskën në apelin e tij që Kosova të të mos bëjë denoncim! Por, përpos shpjegimit personal të rrethanave të këtij momenti, ai nuk na tregoi në çfarë cilësie apelon që të mos ketë denoncim. Këtë nuk e tregoi dhe prandaj as nuk u kuptua kjo. Vallë si shkelës evident dhe mohues agresiv, apo si demokrat dhe respektues i flakët i definicionit të Konventës Ndërkombëtare mbi Denimin dhe Pengimin e Gjenocidit? Dihet se mbrapa kësaj Konventa (në fuqi ka hyrë më 1951) qendrojnë Kombet e Bashkura (KB). Sipas kësaj Konvente, gjenocidi i kryer në kohë lufte apo paqeje, i planifikuar dhe i kryer në formë publike apo në konspiracion, nga akterët apo nga bashkëpjesmarrësitë, është krim sipas të Drejtës Ndërkombëtare dhe se KB obligohen ta pengojnë dhe ta denojnë këtë krim.

Nuk na tregoi poashtu, dhe prandaj as nuk e kuptua edhe kjo, se për cilin gjenocid të rradhës nga katër genocidet Vuçiqi e kishte fjalën. Për të parin? Për të dytin? Apo për të katërtin nëse jo për të tretin, që përshkallëzoheshin gjithnjë e më shumë?

Ai ka plotë arsye objektive të ketë menduar e të jetë i shqetësuar për gjenocidin e parë. Për atë gjenocid, në periudhën nga Kongresi Berlinit i “Gjeremanisë Bismarckut” deri më vonë në luftërat ballkanike. Në vitet 1876-77 Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, kur ka vrarë shumë shqiptarë dhe i ka shpërngulur me dhunë e terror nga rajoni i Toplicës. Për ato gjenocide shkruajn edhe autorët e huaj. Dr.Mijo Milas: “Gjenocidi i parë në Europë është gjenocidi ndaj shqiptarëve nga Serbia në vitin 1912.” Poashtu shkruan dhe dokumenton Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”. Dokumenton me shkrimet e veta Leon Trocki, si dëshmitar okular, një korrespondent lufte i Rusisë në Ballkan (më vonë udhëheqës i famshëm të cilin Stalini e likuidoi për shkak të rivalitetit) dhe shumë dokumente tjera.

Hiç më pak arsye objektive ka Vuçiqi të ketë menduar e të jetë i shqetsuar për gjenocidin e dytë gjatë luftës parë botërore (1914-1918) kur serbët kanë krye gjenocid barbar ndaj shqiptarëve. Kurdo që ka pasë luftëra në Ballkan, serbët kanë krye gjenocid të hapët ndaj shqiptarëve. Edhepse Konferenca e Londrës i kishte garantuar neutralitet Shqipërisë, Serbia as që e përfilli neutralitetin dhe në qershor 1915 e sulmoi egërsisht dhe pushtoi Shqipërinë e Mesme, kurse Mali i Zi Veriun e saj. Ky pushtim u përcoll me vrasje e masakra të mëdha e të tmerrëshme ndaj shqiptarëve që dëshmohen me dokumente arkivore. Këtë goditje Serbia e ka përsëritur prap edhe një (1) vit para se të përfundojë lufta e parë botërore.

Gjenocidi i tretë i Serbisë ndaj shqiptarëve, periudha nga lufta e dytë botërore deri te luftërat ballkanike të fundshekullit kaluar, do ta shqetësonte çdokë me mendje të kthjellët e zemër të pastër, e aq më tepër Presidentin e një shteti si reprezentues më i madh e më tipik i vlerave kombëtare. Në fundin e e luftës dytë botërore vriten ca. 40 mijë shqiptarë në Kosovë, me pretekst të rrejshëm kinse ishin antikomunistë dhe armiq të Jugosllavisë, kurse në fakt ishin luftëtarë të denjë të lirisë por u vranë vetëm që ishin shqiptarë. Në këtë periudhë ka ndodhur Masakra GJenocidale e Tivarit, MGJT (1945), e planifikuar në tradhëti e konspiracion ku u likuiduan ca. 4000 ushtarë të YU. Të gjithë -- partizan shqiptarë. Ata u likuiduan brenda disa orëve. Viktimë -- partizanët shqiptarë. Vrasës: komunista të të njëjtës ushtri e ideologji me shqiptarët-- serbët dhe sllavomalazezët. Tradhëti e pabesi ndaj bashkushtarëve dhe bashkëmendimtarëve komunist vetëm pse ishin shqiptarë. Tradhëti përkundër misionit fisnik të ushtarëve shqiptarë. Vepër tradhëtare që zbulon e shpërfaqë planifikimin dhe programin gjenocidal serbomadh ndaj shqiptarëve të filluar në periudha akoma më të herëshme. Masakrat tjera: gadi 7 000 shqiptarë të vrarë e të masakruar në Drenicë, rreth 6 000 veta në Anamoravë (1944/1945), masakra e Bihorit ca. 9000 shqiptarë (5 e 6 janar 1943) rreth 3 000 në Monopolin e Tetovës dhe masakra e mijëra vrasje tjera kundër shqiptarëve në këtë periudhë të cilëve as varret nuk u dihen.

Me më shumë gjasë (krejtësisht i vetëdijëshëm dhe pa harruar fare tre gjenocidet e më herëshme) Vuçiqi duhet të ketë menduar në gjenocidin e katërt të serbëve ndaj shqiptarëve. Këtë për shkak të rolit të tij sepse në atë qeveri ishte ministër si dhe për shkak specifik të ragimit të USA-s dhe intervenimit NATO-s. Që në v.1989, në Kosovë, helmohen me gaz helmues nervor (!) mbi 6000 nxënës/nxënëse filloristë, fëmijë të vegjël shqiptarë, të ulur në bankat shkollore dhe foshnjet dhe fatosët e vegjël me “cicërimet” e tyre në Çerdhet e Fëmijëve. Në gjenocidet tjera veçohen dëbimi i mbi një milion qytetarëve shqiptarë për qellime okupuese, kolonialiste, ekspansioniste e hegjemoniste; vrasja e ca. 13000 shqiptarëve (1400 fëmijë e 1750 gra); dhunimi seksual i ca. 20.000 femërave; vrasjet e fëmijëve shpesh edhe para syve të prindërve të tyre; sjelljet shtazarake e shkyerja e barkut femërave shtatëzane dhe hudhja e tyre të gjalla në puse ose kallja për së gjalli të lidhura e të mbuluara me kashtë si dhe barbarizma tjera që nuk njifen as nga nazifashizmi gjerman.

Vuçiqi duhet të ketë menduar në gjenocidin e katërt për shumë arsye. Së pari për shkak se edhe vetë mbanë përgjegjësi si ministër i asaj qeverie që ka krye gjenocid dhe përpiqet ta shfajsojë vedin dhe qeverinë e tij. Së dyti për shkak dimensionit dhe reagimit ndërkombëtar, të USA-s, si dhe interevenimit humanitar të NATO-s. Rast i till i parë i humanizmit ndërkombëtar në Evropë në kohë paqeje.

Dimensioni ndërkombëtar i tij është specifik dhe gjenocidin e katërt e veçon nga tre të tjerët të mëherëshëm. Intevenimi i NATO-s. në frymën e humanizmit dhe të përgjegjësisë globale nuk e ka parandaluar gjenocidin. Gjenocidi ka qenë në vazhdim e sipër. Intervenimi e ka ndërprer vazhdimin i brutalitetit gjenocidal. Pasojat e vazhdimit të këtij gjenocidi bashkë me heshtjën ndërkombëtare, do të ishin edhe më tragjike dhe fatale për shqiptarët, si dhe goditje e fuqishme demokracisë dhe përkushtimit botëror për demokraci. Këtë më së miri e tregon thënja e luftëtarit për çlirim me famë botërore dhe simbolit të barazisë nacionale e racore Martin Luther King: “Tragjedia e fundme nuk është brutaliteti i njerëzve të këqinjë, por heshtja e njerëzve të mirë”.

nga këta katër gjenocidet i ka në mënyrë ciklike për dëshmitarë e dokument të planifikimit gjenocidal tre të tjerët. Vargu njëshekullor gjenocidal dhe, si rregullë, periodiciteti i gjenocideve në atë varg, janë armiqët më të mëdhenj të gënjeshtrave të Serbisë për mohimin e gjenocidit. Nëse qeveritë e tanishme nuk do ta denoncojnë Serbinë, këtë do të bëjnë gjeneratat e ardhshme, do ta bëjnë 6000 fëmijët e helmuar, djemët, nipërat ose stërnipërat e tyre apo të të gjithë të vrarëve tjerë shqiptarë. Gjenocidi nuk harrohet. Vargu gjenocidal njëshekullor edhe më pak! Ai sa vjen e gjeneratave të ardhme do t´ u duket akoma më i shëmtuar. Akoma më kriminal. Për këtë arsye, e nga kjo ndjenjë, Willy Brandt u përkul para viktimave hebrenjë në Varshavë.

gjenocide serbe ndaj shqiptarëve autokton e paqëdashës karakterizohen jo vetëm për nga statistika dhe numri i viktimave por edhe nga specifika e tyre, fenomeni antinjerëzor dhe metodologjia shtazarake e vrasjeve që tejkalon metodat nazifashiste të Hitlerit. Nëse ka dyshime se Kosova nuk disponon potenciale kompetente e të afëta juridike e tjera të nevojëshme për të përgadiur profesionalisht mirë denoncimin (që unë nuk besoj se nuk i ka), ai potencial mund edhe të blehet e të importohet nga jashtë. Sikur edhe gjenocidi otoman ndaj armenëve, e më vonë hollokausti më i tmerrëshmi në botë i nazistëve ndaj hebrenjëve, njësoj edhe vargu i gjenocideve të Serbisë ndaj shqiptarëve nuk shlyhet. Nuk harrohet. Nuk vjetërohet. Si dhe, nuk mund t´i ik Drejtësisë.

Kuptohet, denoncimin sigurisht Kosova do ta bëjë në marrëveshje e në pajtim me miqtë ndërkombëtarë. Bashkë me gjenocidin e katërt, në paketë, të gjitha, vërtetojnë se vargu i gjenocideve ka qenë i planifikuar me përkushtim e zellin më të madh dhe program shtetëror sistematik një shekullor i të gjitha qeverive të nëpasnjëshme të Serbisë, dhe gjenocidet janë përsëritur periodikisht katër herë. Në kohë lufte, si gjenocid i hapur! Në kohë paqeje, si gjenocid konspirativ! Sa e sa të rinjë ushtarë shqiptarë janë kthyer në shtëpitë e tyre në arkivole, e sa e sa të burgosur politik shqiptarë janë vrarë e janë torturuar në konspiracion në burgjet e Serbisë në kohë paqeje. Ky është rast unikat në botë që një komb gjenocidohet nga kombi tjetër sistematikisht e periodikisht në kontinuitet diakronik kohor një shekull të tërë. Kur ka luftë, e kur ka paqë! Publikisht apo në konspiracion. Nuk dihet në botë për ndonjë rast tjetër të ngjashëm. Egziston vetëm në rradhet e nacionalfashizmit serb në bashkëveprim me klerofashizmin e Kishës Ortodokse Serbe, e cila ka qenë gjithmonë spiritus movendi i të gjitha gjenocideve të Serbisë në marrëdhënjet e serbëve me shqiptarë.

Gjenocidet e Serbisë janë zbatuar që nga periudha më e herëshme kohore e hapsirore e “Pashallukut të Beogradit” e në vazhdim këndej drejtë jugut të Serbisë Madhe e Më të Madhe. Patriarku Pavle i bekonte dhe i inkurajonte ushtarët serb para nisjës së tyre në ekspeditat e planifikuara gjenocidale. Ka shumë dokumente zyrtare serbe që dëshmojn se gjenocidet serbe nuk kanë qenë spontanë, por kanë qenë të planifikuara e të programuara për qellime ekspanzioniste, kolonialiste e shfarosjeje të shqiptarëve. Ndër ato veçohet Elaborati i akademikut serb dhe ideologut të njohur antishqiptar, i shovinistit Vasa Qubrilloviq (1937), në qeverinë e Milan Stojadinoviqit: “Dëbimi i shqiptarëve”. Poashtu dy decenije para tij, plani i Nikolla Pashiqit në fund të luftës parë botërore lidhur me shqiptarët autokton:” Do të përpiqem t'i asimiloj. Nëse nuk pranojnë të asimilohen, do t'i dëboj. Dhe nëse nuk pranojnë të ikin nga Kosova, do t'i asgjësoj"! Po me të njëjtin planifikim e program, më vonë, në kohën e kasapit ballkanit Millosheviq, propaganduesit e asaj qeverie:“ Gjysën e shqiptarëve do ta vrasim, gjysën tjetër do ta dëbojm në Shqipëri“. Komisioni profesional do të gjenë edhe shumë e shumë dëshmi tjera relevante e të pakontestueshme të gjenocidit. Shqiptarët do të jenë për jetë e mot falënderues USA –s dhe intervenimit të NATO-s. Por faktori ndërkombëtar duhet shumë më seriozisht të merret me çështjën e preventivës të përherëshme të rrezikut të shqiptarëve nga Serbia si dhe të destabilizimit dhe rrezikut real të luftës në Ballkan. Permanenca programore është ajo konstanta gjenocidale e Serbisë ndaj shqiptarëve. E gjatë më shumë se një shekull. Dhe, me qellim jo vetëm të zhvillimit më të shpejtë ekonomik por edhe të preventivës dhe të vetëmbrojtjës, shqiptarët duhet të jenë aq shumë të ndarë dhe aq shumë të bashkuar si e gjithë Evropa. Me një jetë meritore të mirë e të sigurtë si e gjithë Evropa, antar i civilizimit të së cilës është edhe vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat