Fehmije Gashi – Bytyçi: Ukshin Hoti është figura më emblematike në Republikën e Kosovës

Opinione

Fehmije Gashi – Bytyçi: Ukshin Hoti është figura më emblematike në Republikën e Kosovës

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 maj 2021 Në ora: 16:43
Adem Bytyçi

Jo rrallë e kam pohuar se femrat si ju do të duhej ta udhëheqnin Kosovën.

Po të ndodhte kjo Kosova do të dukej më e bukur dhe shumë më e dashur për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

E nderuara avokate Bytyçi, nuk po flasë për ato femrat deputete të cilat çdo herë e shajnë njëra-tjetrën për fatin e keq i ndajnë partitë dhe interesat meskine dhe nuk i bashkojnë as interesat imediate të vendit dhe të popullit.

E keqja më madhe për këto femra deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës është, edhe kur duhet dhe është në të drejtën dhe interesin e tyre nuk i dalin krah njëra-tjetrës, prandaj dhe pjesëmarrja e tyre në jetën politike dhe institucionale të vendit tonë është më e vogël në numër se e meshkujve.

Aty ku qeverisë femra shqiptare aty ka edukatë, ka moral, ka zhvillim arsim dhe dije, atz ku qeverisë femra shqiptare nuk ka korrupsion, krim ekonomik dhe përplasje për interesa politike dhe partiake në dallim prej gjinisë mashkullore e cila në shpirt e ka karrigen e pushtetit, ambicien për pushtet dhe sundim .

Sa më shumë në poste publike femra të shkolluara dhe emancipuara shqiptare në Kosovë aq më madhështor do të dukej shteti i Kosovës në të gjitha dimenzionet dhe fushatë e zhvillimit të tij.

Për të qenë më i sinqertë dhe i qartë nuk e kam fjalën këtu për ato femra të cilat e kanë kryer shkollën me ndërhyrjen e bosave të partive tyre politike, sepse po t'ju besohej posti femrave të tilla në shoqëri do të këtë vetëm stagnim, regres dhe shumë të këqija tjera .

Pra në raste kaq të rëndësishme është me rëndësi dallimi në shkollim me merita dhe dije të gjinisë femrore të ne, po emancipimit e së cilës shoqëria jonë, shteti ynë do të mbetet gjatë në kthetratë e primitivizmit, mos kulturës dhe stagnimit...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat