Gjenocidi dhe mundësia e paditjes së Serbisë nuk janë çështej vetëm politike, por më shumë profesionale – juridike, ja rruga

Opinione

Gjenocidi dhe mundësia e paditjes së Serbisë nuk janë çështej vetëm politike, por më shumë profesionale – juridike, ja rruga

Nga: Luz Tomaj Më: 18 maj 2021 Në ora: 14:56
Luz Tomaj

Ditë më parë e shpreha mendimin rreth çështjes se gjenocidit të Serbis famkeqe kundër kosovarëve apo shqipëtarëve. Mirëpo, në mjetet e informimit, thuaja, vazhdimisht hasi në mendime, të cilat edhe po i quaj të ndryshme.

Aktualizimi i gjenocidit dhe dëmeve të luftes, pas më se 20 viteve, ndodhë vetëm në Kosovë!! Kjo ndodh si pasojë e mosformimit dhe mosfunkcionimit të shtetit.

Që në fillim më duhet të them se, i shiqova informacionet e OKB dhe, në listen ku numrohen gjenocidet e ndodhura në botë, Kosova nuk figuron fare, edhepse, në listen e të gjitha shteteve të botes, Kosova figuron si shtet me definim edhe të sistemit. Pran OKB egziston dhe funkcionon edhe Agjencioni i posaqëm i cili mirret ekskluzivisht me çështje të gjenocidit, nga se në agjenden e OKB-s çëndron edhe preventimi dhe ndëshkimi i gjenocidit si krim i definuar në Konventen e vitit 1948. Në të kaluaren, hapi i parë i secilit shtet viktim, ka qenë parashtrimi i kërkesës për gjenocid dhe kompenzimin e dëmeve të luftes. Kosova, as pas 13 viteve të shpalljes së pavarsis, nuk e ndërmorri një hap të tillë.

Tani, në çdo mendim që e lexoi apo e dëgjoi, shprehen edhe mendimet se çfar duhet të bëj shteti I Kosoves. Në këtë drejtim, edhe nji herë, insistoi së çfar është rruga.

Në aspektin politik

Kosova, në formë të duhur, të spjegon gjenocidin serb në Kosovë dhe, tua prezenton të gjitha shteteve të botes dhe, në veqanti UE dhe Agjencionit për gjenocid pranë OKB, proces ky, në të cilin duhet të veprojn Ministria e drejtësisë dhe e punëve të jashtme, kuptohet, me angazhimin e profesionalistëve. Vetëm pas këti veprimi, gjenocidi serb I kryer në Kosovë do të evidentohet në historin e gjenocideve pran OKB-s, pavarsisht nga procedurat, të cilat zhvillohen pran gjykatave kompetente.

Në aspektrin juridik

Si institucion I OKB, në mënyrë permanente funkcionon, me seli në Hagë, Gjykata ndërkombëtare e drejtësis (ICJ). Ndërkaq, me seli pran OKB, vepron Sekretariati permanent administrativ I Gjykates në fjalë, I cili njifet me emer REGISTRY. Me këtë dhe, vetëm me këtë institucion komunikojn shtetet.

Pozita, kompetencat dhe procedura e veprimit të gjykates në fjalë, janë të rregulluara me Statutin e veçant. Me qenë se gjykata është institucion I OKB, kuptohet, në mënyrë parimore, parashifet se palë, në procedurë pranë gjykates munden me qenë vetëm shtetet anëtare të OKB-s. Megjighatë, Statuti, e parashef mundësin që, edhe shtetet joanëtare, në cilsi të palëve, ti drejtohen gjykates.

Shteti jo anëtar I OKB-s, veprimin e parë pranë gjykates, e ndërmerr, në proceduren paraprake, në mënyrë që e deponon DEKLARATEN me të cilen e akcepton juridikcionin e gjykates (ICJ). Deklarata në fjalë I parashtrohet REGISTRY-t me seli në selin e OKB-s. Në këtë mënyrë, eliminohet pyetja se a ka nevojë që donjë shtet tjeter të vepron në emër të Kosoves.

Pas deponimit të deklarates në fjalë, Gjykata merr vendim dhe e cakton shumen e tëhollave, të cilen, pala (shteti joanëtar I OKB-s) duhet të paguaj, në emër të shpenzimeve të procedures – neni 35/3 I Statutit të gjykates. Shtetet anëtare të OKB- janë të liruara nga shpenzimet e procedures por jo edhe shtetet joanëtare.

Parashtrimi I padis

Pas përfundimit të procedures paraprake, në radhë vjen ushtrimi I padisë. Padija kërkon mbështetjen e provave. Me fjalë tjera, kërkohet argumentimi I plot I viktimave të agresionit serb, argumentimi I mijra e mijra të dhunuarave, I kufomave të pagjeturve dhe argumentimi I të shpërngulurve nga trojet e veta, nën presionin e serbis gjenocidiale, me qellim të spastrimit etnik. Është jo modeste por më duhet të them se gjatë përvojes time, për disa vite, isha edhe Gjyqtar I qarkut ne Prishtinë dhe, e kuptoi fare mirë rëndësin e provave. Lexoi për iniciativen e Qeverisë për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve dhe dëmeve të luftes, mjerisht, 13 vite pas shpalljes së shtetit. Shpresoi se atë Institut do e udhëheqin dhe punojnë njerz, vërtetë, të profesionit dhe të kontribojn, më në fund, në realizimin e nji të drejte të shtetit të Kosoves, nji të drejte të familjeve të viktimave në cilendo formë të gjenocidit.

Përveq tjerash, largimi I shum shqipëtarve, nën presion, nga trojet e veta, e argumenton definiciionin e krimit të gjenocidit, e argumenton qellimin e Serbis për zhdukjen në tërsi apo parciale, të nji etniteti, race apo religjioni

Po e potencoi edhe faktin se zonja Presidente, në veqanti drejtimi I arsimimit të saj, premton edhe mbikëqyrejen adekuate të procesit, që ka rëndësi të veçant.

Mbaj mendimin dhe, preferoi se padija, para parashtrimit në gjykatë, ti parashtrohet shtetit të Serbis ëdhe ti caktohet një afat I arsyeshëm që të deklarohet. E them këtë për shkak se, egziston mundësija objektive që, një gjë të till, mundet me e kërkuar edhe Gykata, në proceduren paraprake.

Vetëm parashtrimi I kërkeses pë dëmet në fjalë, do e gjunjzoi Serbin gjenocidiale dhe, dialogu do të merr kahje tjetër.

Është krejtë tjetër çështja e kërkeses për ndjekjen penale të egzekutorve të drejtpërdrejtë, të krimeve të gjenocidit. Në fakt, edhe vet procedura inicohet dhe zhvillohet pran Gjykates krejt tjeter, gjykates penale e njohur si ICC, - Gjykata ndërkombëtare penale. Sidoqoftë realizimi I procedures për dëmet e luftes, në një mënyrë do e hap rrugen edhe të procedures penale.

Luz Tomaj

05/16/2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat