Deputetëve të Parlamentit të Kosovës duhet t’iu hiqet përfundimisht imuniteti!

Opinione

Deputetëve të Parlamentit të Kosovës duhet t’iu hiqet përfundimisht imuniteti!

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:21
Adem Bytyçi

Posa dëgjova Memli Krasniqin, deputet i Kuvendit të Kosovës, duke i kërcënuar dhe penguar policët në kryerjen e detyrave të tyre ligjore, menjëherë me shkoj mendja të them: vallë a është e mundur që nga radhët e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ketë deputetët të cilët në vend që të japin shembull si duhet të sillen në mënyrë të kulturuar dhe në pajtim me ligjin, qoftë në rrugë apo kudo qoftë tjetër, e pengojnë policinë në kryerjen e detyrave të tyre ligjore, duke i kërcënuar për t'iu thënë se deputetët edhe kur e shkelin ligjin janë të paprekshëm.

Shembull eklatant i një sjellje të tillë arbitrare në një rast para ca dite ishte deputeti nga radhët e PDKsë, Memli Krasniqi, i cili kërcënojë policinë, duke iu thënë a dilni ndonjëherë në rrugë ju?!

Nuk është ky rast i izoluar i sjelljeve të tilla të deputetëve kundër policëve gjatë kryerjes së detyrave të tyre ligjore, prandaj do të duhej që sa më parë të aprovohej Ligji për heqjen e të gjitha imuniteteve deputetëve dhe barazimi i tyre me të drejtat dhe obligimët e të gjithë qytetarëve të rëndomt në vend.

Në shtetet më demokratike të botës, në të cilat funksionon shteti ligjor, nëqoftëse deputeti, ministri dhe cilido udhëheqës i lartë shtetëror apo politikë i shkel rregullat e trafikut apo bie ndesh me ligjin i nënshtrohet sanksionit, pse në shtetin tonë në Kosovë mos të veprohet në të njëjtën mënyrë?!

Sjelljet e tilla si të deputetit z. Meml Krasniqit, japin për të kuptuar se shteti gjatë qeverisjeve të mëparshme ka qenë i kapur nga individët dhe struktura të caktuar politike, prandaj edhe zbatimi i ligjit ka qenë i pamundur.

Ky ves dhe kjo praktikë duhet të eliminohet mënjëherë nëse duam të kemi shtet ligjore dhe të krijojmë premisa reale, që të gjithë qytetarët pa dallim të jenë barabartë para ligjit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat