Ja pse derdhin lot ‘krokodili’ disa politikanë për shkarkimin e bordit të AKP-së, nga Qeveria Kurti!

Opinione

Ja pse derdhin lot ‘krokodili’ disa politikanë për shkarkimin e bordit të AKP-së, nga Qeveria Kurti!

Nga: Adem Bytyçi Më: 28 maj 2021 Në ora: 15:51
Adem Bytyçi

Qeveria aktuale brenda një kohe të shkurtër ka ndërmarrë disa reforma dhe veprime të dobishme në luftimin korrupsionit dhe krimit ekonomik të orgonizuar, ky është njëri ndër shkaqet kryesore, që disa politikanëve nuk po i'u konvenojnë këto reforma dhe po e akuzojnë Qeverinë aktuale Kurti, pse po i zbaton këto reforma.

Para ca dite shkarkoj bordin e AKP-së, laboratorin kryesor të keqpërdorimeve, hajnive dhe rrënimit të ekonomisë së vendit.

Sa për dijenin e opinionit ‐ qytetarëve të varfër dhe të pa punë të vendit tonë, 8 antarët e bordit të AKP-së, i kanë patur rrogat nga 5000 €, dhe meditje maramendëse në një shtet të varfër si Kosova.

Beneficionet e shumta dhe rrogat kaq të larta, këtyre individëve u janë afruar që t'ju mbyllet goja për t'iu mundësuar bosave të POLITIKËS të VJEDHET Kosova dhe të pasurohen.

Shitja e aseteve kombëtare nga kjo agjensi, është bërë me çmime qesharake 3€, një ari tokë, për qmimet e shitblerjeve të fabrikave më së miri është të pyetën ata që i kanë blerë dhe ata që i kanë shitur.

Mos të nxitohet, gradualisht do të dalin sheshazi keqpërdorimët e secilit politikan dhe saktësisht të bëhen me dije qytetarët e Kosovës se kush janë ata, që i kanë vjedhur pasuritë e tyre dhe prap orvatën me gënjeshtra dhe propogandë të riciklohen përsëri në pushtet për t'i vazhduar hajnit aty ku i'u kanë mbetur, por këtë do ta kenë të pamundur, sepse qytetarët kurrë më nuk do t'ua besojnë qeverisjen e vendit .

Kur dëgjon si u vodhen para edhe në emër të Kompleksit të Adem Jashari, ikonës së lirisë së Kosovës, të vjen trishtim dhe shumë kush jo për ta besuar këtë, por as nuk do të mund ta imagjinonte, por ja që kjo është e vërtetë.

Kundërshtarët politikë të z. Kurti, me shpresën, që sa më parë ta rrëzojnë Qeverinë Kurti, për të mos informuar opinioni vendas, po pse jo edhe ai ndërkombëtar të pa lartë e tyre, merrne me mend kanë filluar t'i thonë popullatës në Kosovë: Albin Kurti është malazez dhe do ta "kthej" Serbinë në Kosovë, edhe pse z.Kurti nuk e ka negocuar dhe firmosur as edhe një marrëveshje me presidentin aktual serb ultranacionalistin Alesandër Vuqiq.

Vërtetë Qeveria aktuale Kurti, gjendet nën një presion të paparë dhe të pa dëgjuar nga ata, të cilët shumë shpejtë mund të ballafaqohen me ligjin për shkak të bëmave të tyre kundër interesave të shtetit dhe të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat