Kësi diplomatë skandalozë të njëanshëm pro Serbisë dhe pro Rusisë, nuk i vyejnë as dreqit, e jo më SHBA-ve, BE-së dhe sidomos Kosovës të larë e të njomur me gjakun e shqiptarëve.
Marrëveshjet e nënshkruara gjertani në Bruksesl në dialogun Kosovë-Serbi nuk janë as Bibël dhe as Kuran që të mos mund të refuzohen, aqë më tepër kur janë të dëmshme për Kosovën viktimë, dhe janë nënshkruar nga tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, me ndikimin dhe manipulimin e pro serbëve Ketrin Eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Han.
Fillimmuaji qershor 2021 kishte në spikamë vizitat e Mathew Palmer, përfaqësues special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe Miroslav Lajçak, emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, vizita disa ditore në Prishtinë dhe në Beograd.
Pas këtyre vizitave Miroslav Lajçak nuk nguroi të deklarojë se, “Marrfëveshja Kosovë-Serbi e nënshkruar në Uashington në praninë e ish presidentit të SHBA-ve Donald Trump më 4 shator 2020, është inegzistente”, që don të thotë se BE-ja nuk e pranon këtë marrëveshje.
Mathew Palmer, dhëndër i Beogradit, kërkoi që nga pala e Kosovës të pranohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Mathew Palmer, me një deklaratë të tij, e justifikoi kreun e Kishës Orthodokse serbe në Manastirin e Deçanit për refuzimin që ia bëri kryeministrit Albin Kurti duke mos e pranuar ta vizitojë këtë manastir.
Mathew Palmer, pas takimit me Ivica Daçiqin, kryeparlamentarin e Serbisë, ka nënvizuar qëndrimin e SHBA-ve , “ Për gjetjen e kompromisit për çështjen e Kosovës, dhe se SHBA-të nuk synojnë të bëjnë presion në palët në dialog”, shkruan “Tanjugu”, transmeton “Bota Sot”.
Mathew Palmer dhe Miroslav Lajçkak gjatë vizitës në Beograd patën edhe një takim me Patriarkun Perforije të Kishës Orthodokse Serbe, takim i palajmëruar i cili nxiti reagime në udhëheqësinë e Kosovës dhe më gjerë.
Po t’i vendosësh në një dioptri analizuese deklaratat dhe sjelljet e Mathew Palmer-it dhe Miroslav Lajçak-ut në Prishtinë dhe në Beograd, fitohet bindja e palëkundur se këto dy diplomatë janë puro pro serbë dhe puro pro rusë.
Fitohet përshtypja se Mathew Palmer po ua vë thikën në shpinë SHBA-ve, duke e favorizuar Serbinë kriminale gjenocidale e vrasëse të shqiptarëve në Kosovën viktimë, duke ia hapur tinëzisht rrugën ndikimit të Rusisë në Ballkan, kur dihet se shqiptarët janë të vetmit autoktonë në Kosovë dhe miq më të sinqertë të SHBA-ve në Ballkan.
Fitohet përshtypja se Miroslav Lajçak po ia vë thikën në shpinë BE-së, duke e favorizuar Serbinë kriminale gjenocidale e vrasëse të shqiptarëve në Kosovën viktimë, duke ia hapur tinëzisht rrugën ndikimit të Rusisë në Ballkan, kur dihet se shqiptarët janë të vetmit autoktonë në Kosovë dhe miq të sinqertë të BE-së.
Kjo flet qartë se edhe SHBA-të edhe BE-ja nëse ia duan të mirën vetes, nëse dëshirojnë ta ruajnë prestigjin të tyre dhe ruajtjen e paqes në Ballkan, duhet që Mathew Palmerin dhe Miroslav Lajçakun t’i tërheqin menjëherë nga misioni i tyre tradhtues anti perëdimor dhe anti shqiptar.
Si është e mundur që këta dy diplomatë të sillen me kaqë papërgjegjësi ndaj misionit paqësor që u është besuar, njërit nga SHBA-të e tjetrit nga BE-ja ?!
Si është e mundur që këta dy diplomatë të sillen me kaqë papërgjegjësi ndaj misionit paqerues për të ciln janë ngarkuar dhe ta favorizojnë Kishën Orthodokse Serbe, kur dihet botërisht se Kisha Orthodokse Serbe ka qenë pjesëmarrëse dhe frymëzuese e gjenocidit që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99 ?!
Ekzistojnë fakte dhe dëshmi që kishat, manastiret dhe patriarkanat gjatë gjenocidit të Serbisë në Kosovë shërbenin si burgje të armatosura, ku torturoheshin dhe vriteshin shqiptarët autoktonë e të pafajshëm.
Tërë bota pati mundësi ta shikojë gjenocidin shfarrosës që Serbia e kreu në Kosovë ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm.
Ashush në botë gjer më sot nuk ka dëgjuar nga këta popa, peshkopë dhe patriarkë orthodoksë serbë, që qoftë edhe me një fjalë të vetme të shprehin keqardhje, apo t’i dënojnë këto vrasje e masakra masive ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.
E din Zoti, por edhe tërë bota e din se, Kisha Orthodokse Serbe dhe popat, peshkopët dhe patriarkët orthodoksë serbë nuk po e kryejnë misionin e tyre edukativ shpirtëror, fisnikërues dhe mëshirues fetar, por përkundrazi janë nxitës të vrasjeve, masakrave dhe gjakderdhjeve ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.
Ekzistojnë fakte dhe dëshimi se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, që Serbia predendon se janë serbe, këto objekte kulti fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare që janë ndërtuar nga shqiptarët, në tokat shqiptarë dhe që janë ruajtur nga shqiptarët.
Serbia kishat, manastiret dhe patriarkanat i ka përvetësuar pas okupimit të Kosovës, duke ua ndryshuar edhe pamjen, për çka ekzistojnë fakte, dëshmi dhe fotografi.
Kërkesa e Serbisë kriminale, agresore gjenocidale, vrasëse dhe dhunuese e mijëra e mijëra shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë mbi bazën e arritjes së një kompromisi, është fund e krye absurde, e padrejtë, poshtëruese dhe e papranueshme për shqiptarët e Kosovës dhe për tërë shqiptarët në botë.
Çfarë kompromisi po lyp Serbia, kur Kosovën e bëri shkrumb e hi, kur vrau e masakroi mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.
Kur dhunoi në mënyrën më makabëre 20 mijë femra shqiptare, kur rrëmbeu në Kosovë 1650 shqiptarë autoktonë të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.
Çfarë kompromisi po lyp Serbia nga Kosova, kur mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e i dogji në mënyrë mizore në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.
Çfarë kompromisi po lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite Serbia nuk po e tregon vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqipatarë autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë.
Çfarë kompromisi po lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite nuk po i tregon hekuranat në Serbi ku janë djegur mizorisht mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, të vrarë e të masakruar në Kosovë.
Çfarë kompromisi po lyp Serbia nga Kosova kur Ivica Daçiqi në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë, në vitin 2020, i kërcënoi publikisht serbet që të mos e tregojnë vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varosur shqiptarët autoktonë e të pafajshëm të vtrarë e të masakruar në Kosovë.
Çfarë kompromisi po lyp Serbia kur kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorët e ngushtë të kriminelit Slloboan Millosheviq nuk po i tregojnë planet dhe skenarët për vrasjet, masakrat, dhunimet dhe rrëmbimet e shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.
Shqiptarët shpresojnë dhe besojnë që SHBA-të dhe BE-ja, do ta detyrojnë Serbinë agresore gjenocidale, që në dialogun Kosovë-Serbi ta njeh Kosovën shtet sovran e të pavarur pa asfarë kushtëzimesh.
SHBA-të dhe BE-ja, si mbrojtëse të demokracisë në botë në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojnë vetes që Serbinë agresore, kriminale, gjenocidale dhe vrasëse ta vënë në nje rafsh me Kosovën viktimë.
SHBA-të dhe BE-ja, po qe se ja imponojnë Kosovës që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë mbi bazën e arritjes së kompromisit, kjo do të jetë tradhtia e radhës ndaj Kosovës, ndaj tërë shqiptarëve në botë dhe ndaj të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës.
Qeveria Albin Kurti 2, pas sjelljeve kaqë të papërgjegjshme të Mathew Palmer-it dhe të Miroslav Lajçak-ut, ka plotësisht të drejtë që këta dy dilpomatë t’i shpallën “persona non grata” të padëshirueshëm për Kosovën, sepse kësi diplomatë skandalozë të njëandhëm pro Serbisë dhe pro Rusisë, nuk i vyejnë as dreqit, e jo më SHBA-ve, BE-së. dhe sidomos Kosovës të larë e të njomur me gjakun e shqiptarëve.