Cilido subjekt politik, që udhëhiqet nga një lidership turko-arab, nuk mund të ketë të ardhme në Kosovë

Opinione

Cilido subjekt politik, që udhëhiqet nga një lidership turko-arab, nuk mund të ketë të ardhme në Kosovë

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:40
Adem Bytyçi

Cilido subjekt politik, që udhëhiqet nga një lidership turko - arab, nuk mund të ketë të ardhme në Kosovë.

Shqiptarët si komb nuk i kanë bërë as një kombi as një të keq gjatë gjithë historisë, që nga origjina e deri në ditët e sotme, por vetë kanë qenë viktimë e pa drejtësive të tmerrshme nga kombet tjera, veçanërisht nga kombi serb, grek, turk dhe bullgar.

Populli shqiptar historikisht asnjëherë gjatë historisë nuk ka pasur as një të keqe me popujt arab, por besimit islam të cilin ia ka imponuar perandoria Osmane, populli shqiptar ia ka pa sherrin, sepse Serbia , Rusia dhe disa shtete aleate të Serbisë, besimin Islam të shqiptarëve e kanë shfrytëzuar si armën më të përshtatshme për ta bindur opinionin evropian, kinse shqiptarët janë turq dhe shqiptarë nuk ka në territoret etnike shqiptare në 700 vendbanime në Serbi ,në të cilat popullata shqiptare ka qenë shumicë sipas të dhënave të arkivave turke, austriake, evropiane dhe shqiptare.

Spastrimin etnik Serbia, nga popullata shqiptare në të gjitha këto territore e ka bërë duke gënjyer politikën e atëhershme evropiane dhe rajonale kinse këto territore banoheshin nga popullata turke, shumicën e kësaj popullate shqiptare i kishte dëbuar me dhunë dhe terror për në Turqi, pjesën e mbetur Serbia, i kishte shpërngulur për në Turqi, me një marrëveshje monstruoze Jugosllavo -Turke, pa i pyetur fare shqiptarët autokton se a pajtoheshin me një marrëveshje të tillë raciste Jugosllavo -Turke, anti-shqiptare.

Jo vetëm atëherë, por edhe tani e gjithë ditën propaganda serbe orvatet natë e ditë, madje i ka të instaluar thuajse në shtetet më të rëndësishme të botës emisarët të posaçëm, detyra e të cilëve është për të përhapur rrena dhe të pa vërteta për Kosovën dhe popullatën shumicë shqiptare të Kosovës, të Dardanisë se dikurshme, kinse në Kosovë banon një popullatë turko- arabe, e cila vetën e quan shqiptare!!!...

Mund të mos pajtohet shumë kush me mua, por e vërteta është sovrane, e pavarur nga dëshira dhe vullneti i kujtdo qoftë.

Mbase shqiptarët para se të konvertoheshin në besimin Islam, ishin të besimit të krishterë Ortodoks dhe Katolik, por më vonë në rrethana sundimi, shtypje dhe terrori, pjesa më e madhe është konvertuar në besimin Islam.

Edhe pse e drejta për të zgjedhë besimin është e drejtë plebishitare dhe e natyrshme, shumë historianë, filozofë, sociologë, politologë, shkrimtarë shqiptarë, ndër të cilët edhe shkrimtari ynë më i madhi i të gjitha kohërave z.Ismail Kadare, i propozojnë kombit shqiptarë që t'i kthehet besimit të tij të mëparshëm të krishterë për shkaqe historike, sociologjike dhe patjetër politike, demografike dhe nacionale në një hapësirë gjeografike, në të cilën pjesa absolute e popujve i përkasin besimit të Krishterë.

Një hap i tillë edhe pse është shumë i vështirë, nuk është i pamundur, më shumë ka të bëjë me shkallën e vetëdijes kombëtare se sa me ndonjë ide tjetër të mbi natyrshme shpjegimin logjik të se cilës është vërtetë vështirë për ta kuptuar...

Duajeni besimin, duajeni, por më shumë duajeni kombin, sepse kombi mbetët vlerë konstante, ndërkaq besimi mund të ndërrohet nga njëri besim në besimin tjetër, ndërkaq kombi asnjëherë nuk mund të ndërrohet edhe nëse ndodh asimilimi ADN-ja, e kombit mbetet ajo e njëjta dhe kombi mbetet vlera me sublime njerëzore identitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat