Pse mediat shqiptare në pikun e sezonit turistik të ‘bombardojnë’ me kryetituj terrorizues

Opinione

Pse mediat shqiptare në pikun e sezonit turistik të ‘bombardojnë’ me kryetituj terrorizues

Nga: Naser Pajaziti Më: 4 korrik 2021 Në ora: 23:55
Naser Pajaziti

Gazetari shqiptar nga Maqedonia, Naser Pajaziti, përmes një porosie në rrjetet sociale ka ngritur zërin kundër fushatës aktive medatiake me lajme të kronikës së zezë, duke krijuar një imazh të rrezikshëm për Shqipërinë në pikun e sezonit turistik.

Ja porosia e tij:

“Pjesa e madhe e mediave në Shqipëri në pikun e sezonit që në mëngjes të bombardojnë me kryetituj terrorizues “vritet”, “dhunohet”, “shpërthen bombola”…etj. Pse gjithë kjo hapësirë?!

Pse nuk kemi storje, reportazhe nga pikat turistike, plazhet apo vende interesante, ngjarje impresionuese të turistëve e shumëçka që krijon një frymë mahnitëse dhe tërheqëse për të shiju bukuritë e bregdetit.

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orë ndodhin me dhjetëra ngjarje të kronikës së zezë, por ato përfundojnë në raportet policore, thuajse zero përqind trajtohen në media, përpos në ca portale dhe gazeta, edhe ate thuajse në pjesë të padukshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat