Kuptohet, Albini nuk është i shenjtë, por opozitarët e dështuar as gjumi natës nuk i merr, nuk zgjedhin as mënyra as mjete për të ardhur në pushtetin

Opinione

Kuptohet, Albini nuk është i shenjtë, por opozitarët e dështuar as gjumi natës nuk i merr, nuk zgjedhin as mënyra as mjete për të ardhur në pushtetin

Nga: Luz Tomaj Më: 17 korrik 2021 Në ora: 09:45
Luz Tomaj

Shumë herë, më shkon mendja, me u betu që të mos përcjelli punimet e Parlamentit të shtetit të Kosovës. Nuk durojnë më nervat me e dëgjuar gjuhen dhe sjelljet rrugaçore të, në se mund ti quaj, parlamentareve.

Me titullin deputet, parlamentar, nënkuptohet individi I zgjedhur nga populli, I zgjedhur që të përfaqëson popullin, të vepron në interes të popullit, të kontribuon në procesin e mbajtjes dhe forcimit të shtetit I cili I përket popullit dhe vetëm popullit. Parlamenti, si institucioni më I rëndësishëm I shtetit, është vend, ku, përfaqësuesit e popullit, duhet të këmbejnë mendimet, të sjellën si përfaqësues dinjitoz, të tregojnë kulturë, të tregojnë se interesi I popullit, I shtetit, është mbi interesat e subjekteve politike dhe interesat klanore dhe individuale.

Mjerisht, një gjë e tillë nuk ndodhë. Së pari, si duket, parlamentari, vjen në seancë në se don dhe kur të dojë, edhe pse, për atë post paguhet me rrogë, madje bukur të majme. Shihet qartë, me rastin e votimeve se, në seancë, nga gjithsej 120 deputet, prezent janë 60,70, 80 apo 90 deputet por, kurrë njëherë 120. Gjatë seancave, vërehet se deputetet hyjnë dhe dalin kur të duan, mos të them si l...t në stallë.

Tani, po më del punë edhe me vetveten. Para 15- 30 viteve, shkruaja në gazetat amerikane për Kosovën, kundër Serbisë gjenocidiale dhe, kur I krahasoi shkrimet e vërej dallimin. Dallimi qëndron edhe në banalitet. Kur I dëgjoi, psh Abelardin, Arbenin dhe të tjerët, më prishet mendja dhe shkrimi. Kur shoh se, Abelardi, sipas informacioneve, është politolog me arsimim ndërsa, për nji mandat, ishte Ministër I drejtësisë e sot, shkarkon gur e dru mbi LVV. Në anën tjetër, disa subjekte politike, dhe disa individ, epror të subjekteve, thërrasin popullin të demonstroi dhe kërkoi rrëzimin e qeverisë aktuale!!! Para pak kohe, u shënua tek 100-ditëshi I Qeverisë. Qeveria, mbahet në thumb për çdo lëvizje apo mos lëvizje. Nuk i napin mihlet që të përpiqet ta arsyetoi besimin e popullit, ndonëse nuk është aspak lehtë, nga se qeveria aktuale, më shumë duhet të merret me evitimin e të metave dhe dobësive të qeverive në të kaluarën se sa të përqendrohet  në zhvillimin e shtetit.

Po e përsëriti se, nuk I përkas, nuk jam anëtar I asnjërit subjekt politik. A nuk është e udhës që, çdo subjekt madje edhe çdo individ, të përpiqet të ndihmoj, të kontribuoj që, pozita aktuale, të veproi, sa më shumë është e mundur, dhe, ti kontribuon zhvillimit të shtetit.

Përkundrazi, shkon mendja se, opozitarët, ata që në të kaluarën dështuan, nuk munden me e marr me mend pozitën aktuale. Rezulton mendimi se më prioritet është rrëzimi i pozitës aktuale se zhvillimi i shtetit.

Vallë, a mos opozita pretendon marrjen e pushtetit dhe, të lidhet bisht për bisht me Ramen dhe ti nënshtrohen interesave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat