Fake news është bërë sintagma dhe etiketa për ata që nuk i pëlqejmë, në  veçanti - për kryeministrin Albin Kurti

Opinione

Fake news është bërë sintagma dhe etiketa për ata që nuk i pëlqejmë, në  veçanti - për kryeministrin Albin Kurti

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 17 korrik 2021 Në ora: 09:56
Albin Kurti

Ekziston thënia se disa njerëz, të gjendur në huti, mund të mbahen  gjatë pranë. Nga një shumicë njerëzish ,në huti mund të mbahen në kohë të shkurtër - po  vetëm disa nga ta përherë, po një shumicë njerëzish përherë – kurrsesi.

“Propagandë politike” apo “marketing politik” tendencë kjo e problematizimit tek ne, me të menduar divergjent për atë se çka është “marketing politik” dhe çka nuk është. Dhe në fushatën për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit u tregua,  jo se partitë politike PDK,LDK , AAK dhe NISMA bënin “marketing politik “,por bënin “propagandë politike” me denigrime, etiketime që iu kthyen me humbje të votuesve, mu për atë që  nuk kishin një strategji të marketingut politik.

Kështu  opozita e tanishme bënte “propagandë politike”, të mbështetur në tradicionalizmin e tyre se propaganda është ajo që ndanë të vërtetën dhe gënjeshtrën, mbështetur në atë se është zgjedhje e mirë apo jo – duhet  të shërbehemi me te. Kështu përqafuan metodën e propagandës  së agresivitetit dhe paragjykimeve psikologjike. Ishin të bindur se motivimi me propagandë, nga aspekti  teorik dhe pragmatik do u shërbente në planin e oprecionalizimit te veprimit politik.

Po dhe tani, në prag të zgjedhjeve lokale, jo se do përcaktohen për  “marketing politik”, kjo e gjitha në mungesë të qasjes  konstruktive dhe mbështetjes në teorinë e marketingut shoqëror -“social marketing". Sikur nuk e trajtojnë këtë “marketing politik” apo e marrin si një ”kuzinë” gjatë fushatës zgjedhore, apo ndoshta diçka krejt ndryshe,

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet  lokale të tetorit në Kosovë pothuajse ka filluar. Kjo fushatë ka sjellë edhe metoda të pa lansuara gjerë tani të luftës politike që po zhvillohet në fushën e internetit. Qytetarët nuk mund të hapin faqen e internetit në telefon, e të mos ju paraqiten porosi parazgjedhore, vërehen aktivitetet e partive politike, për më tepër  të partive opozitare të udhëhequra në formën më të ndytë dhe skajshmërisht destruktive.

Propagandë politike përmes internetit  dhe rrjeteve sociale ka marrë një formë të re. Partitë politike, tani më kanë kuptuar, se të lëshuarit e porosive përmes  internetit është larg më efikas në shtrirjen gjerë tek grupet që kanë si cak, po dhe shpejtë të marrin informatën kthyese nga ta që kanë pranuar sinjalin. Kështu në para fushatën aktuale, partitë politike po bëjnë reklamim – propagandë politike në rrjetet sociale.

Kur bëhet fjalë për portalet kuptojmë për fushatën e kamufluar negative, dhe kjo si një demontim i spoteve të partive politike  opozitare nga të cilat rrjedhë parodia për porositë e plasuara. Absolutisht në dukje janë fushat të kamufluara që bëhen në rrjetet sociale, po dhe nga adresa  jo zyrtare. Kjo formë e fushatës së ndyrë dhe negative vërehet në Facebook. Ajo që bie në sy është dekonstruktimi i oponentëve, konkretisht partive në pushtet LVV , liderit dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Dhe në vitet e fundit, pas  shpalljes së pavarësisë në 2008, është parë fushata në internet, po atëherë vinte nga simpatizantët dhe përkrahësit ,në formë të paorganizuar. Nuk ishte e koordinuar nga qendrat e partive dhe përkrahësit vepronin përmes serviseve që nuk ishin të zhvilluar si sot. Sot interneti  është krejt ndryshe. Sot kanalet e komunikimit janë perfekte, nga ana tjetër në kuptimin e marketingut me kosto shumë të ulët dhe shumë efikas dhe që ka rëndësinë se është shumë i matshëm. Mund të thuhet se tani,sa i përket kriterit të ndalesës së komentimit është lehtë të ndalohen komentimet nëse një postim është i motivuar në kundërshtim.

Lajmet e rreme janë bërë sintagma dhe etiketa  të cilën kemi gatishmërinë ta vendosim kudo dhe ndaj kudo me të cilin nuk pajtohemi dhe nuk na pëlqen. Tani më kemi  vërejtur se si opozita vazhdon të vendos këto etiketa dhe kjo një vazhdimësi  edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, me rastin e zgjedhjes së Presidentes  dhe Kryeministrit. Dhe në ditët e sotme, opozita si e frustruar që është, vazhdon me etiketime dhe fake neës. Duke marrë parasysh se rrenat përmes algoritmitmeve dhe rrjeteve sociale po depërtojnë në sistemin mediatik e që ndikojnë edhe në proces zgjedhor, opozita këto po bënë përpjekje ti shfrytëzoj me afera, propagandë politike , fotomontime, gjuhë urrejtje dhe lajme të rreme. Po vazhdon kështu nuk do na bëjë punë as Vitamina C, ushtrimet fizike po as robotika dhe kodimi.

Çka pamë  këto ditë në rrjetet sociale, po marrim në facebook. Sulmet ndaj Kryeministrit Albin Kurti, thash filluan me zgjedhjen e tij. Me përplot pyetje dhe akuza …

Rast i fundit i infektimit të 1500 qytetareve, nga uji  i pijshëm në Deçan, përkundër asaj se nga niveli shtetit shkuan dhe reaguan Presidentja e vendit Vjosa Osmani-Sadriu, zv.Kryeministrja Donika Gërvalla, Ministri i Mbrojtjes  Armend Mehaj dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, por megjithatë opozita e pakënaqur – e duan Kryeministrin?! Jo se ishin të gjithë resorët relevant të shtetit ,për këto rrethana dhe din ti vlersojnë, po duan kryeministrin për propagandë politike dhe etiketim?!!!  Këtu nuk kursehen edhe vetë liderët e partive, deputet po dhe “analist”- u thënçin.

 Kryetari i PDK Memli Krasniqi: “Kurti bënë pushime në Greqi, kur ne kemi 1500 qytetarë të helmuar”. R.Haradinaj “Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duar …”, ky shkon dhe më larg që kryeministri të japi dorëheqje?! Vazhdon me etiketimet : “Albulena Haxhiu, Liburn Aliu e Xhelal Sveçla  janë hajna,…”; Bajram Gecaj, ish ”shefi i propagandës” në zgjedhjet e 2021, kërkon protestë për shkarkimin e kryeministrit. Filozofi  Ismail Tasholli: “Qeveria Kurti është më servile në raport me BE”, Ridvan Berish :“A jeni n´tokë t´bukës  o njerëz, a është Deçani pjesë e Kosovës?; Deputeti Arben Gashi: “A më e rëndësishme është jeta e 1500 qytetarëve apo njohja nga Greqia, Kurti qe 10 ditë në Athinë me familje, me pare t´shtetit me folë për idetë komuniste”.  Sulmet ndaj kryeministrit vazhduan edhe në Pralament  më 16 korrik.

Kështu nuk është kjo hera e parë, kjo është e vazhdimësi e opozitës, pra një propagandë politike nga ta që abuzuan me këtë shtet plotë njëzet vite. Tani paksa kanë ndryshuar  taktikën pra qëllimi zbehja e besimit ndaj institucioneve dhe shtetit, mu ashtu për çfarë angazhohet edhe shteti Serbisë me luftën e sajë speciale dhe hibride që bënë drejtë dhe brenda Kosovës. Pra opozita  përhap lajme të rreme, dezinformon dhe manipulon dhe gjithë kjo ka kuptimin e propagandës politike, për të cilën ka edhe disa definime.

Opozita si mjet ka zgjedhur propagandën politike, kjo ngase u mungon produkti që të bënin “marketing politik”. Këto ditë më ka rënë në sy vetëm një rast i “marketingut  politik” të bërë nga Kryetari i LDK  Lumir  Abdixhiku  dhe Imri Ahmeti kryetar i Komunës  së Lipjanit. Po, ishte një marketing tipik politik ngase në qendër të këtij marketingu kishin vënë “produktin” që ofronin, ishin në projektin e realizuar “Shtigjet e ecjes”!

Meqë ditëve të fundit kishte mjaftë edhe spekulime dhe dezinformata, për ti shmangur këto, duhet thënë këtë, se Zyra e kryeministrit duhet  njoftuar opinionin për agjendën e Kryeministrit në udhëtime jashtë vendit. Në këtë rast koha e udhëtimit dhe të arritjes mund të mbahen në diskrecion, po dhe itinerari. Por, se Kryeministri ka rritur në Athinë duhet informuar opinionin. Po, Kryeministri nuk është person privat, rrjedhimisht qytetaret dhe qytetarët e vendit duhet të dinë  mbi agjendën e kryeministrit.Kryeministri i vendit edhe kur bënë udhëtim privat.

Po ka udhëtuar për Francë, patjetër duhet dhënë informatë, opinion nuk guxon të marri  informatë nga një deputet në Parlament - se tani është në Nica?! Kryeministri mund të ketë edhe ftesa dhe takime joformale me qeveritarët, në këtë rast Grekë, ku mund të shoqërohet. Të kujtojmë se edhe në takime të tilla diplomatike, jo rrallë, merren vendime të rëndësisë së veçantë – pra jo domosdoshmërisht ndodhin vetëm në zyra.

Të kujtojmë se pas vitit e 2016,cirkut që kishte ndodhur me rolin e rrjeteve sociale në zgjedhjet presidenciale në SHBA, për shkak të rrezikut nga jashtë, ndodhi  kthesa. U aprovua Plani aksionar për luftimin e dezinformimeve. Ngjashëm duhet bërë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat