Partisë Demokratike i bie barra të kthejë dinjitetin e shtetit shqiptar

Opinione

Partisë Demokratike i bie barra të kthejë dinjitetin e shtetit shqiptar

Nga: Flamur Hoxha Më: 22 korrik 2021 Në ora: 08:44
Flamur Hoxha

Të nderuar demokratë, anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike! I nderuar z.Basha.

Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar që në Kuvendin Kombëtar të PDSH vij si përfaqësues politik i Qarkut Kukës, përfaqësues i banorëve fisnikë të Tropojës, Hasit e Kukësit.

I privilegjuar dhe krenar sepse këto treva që une përfaqësoj, në çdo fushatë elektorale kanë dhënë mbështetje maksimale, kanë besuar pa lëkundje e fuqishëm tek Partia Demokratike.

Kjo ka ndodhur sepse kuksianët, hasjanët e tropojanët janë popull me ndërgjegje të lartë politike e kombëtare, janë popull që e dinë dhe nuk e harrojnë ndëshkimin, poshtrimin e diskriminimin konstant që u ka bërë diktatura komuniste gjysmë shekulli, ndaj ata nuk i lëvizën kontratës morale që kanë me Partinë Demokratike edhe përkundër presioneve flagrante e të ulta të qeverisë ne zgjedhjet e 25 prillit ata votuan me mbi 63 % Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim me mbi 11000 vota me shumë se rilindja e Edi Rames, duke shënuar nje rezultat rekord politik në këto 30 vite pluralizem dhe demokraci.

Nga kjo foltore e këtij kuvendi demokratësh, falenderoj pa masë dhe përulem me nderim të thellë para çdo banori të Qarkut Kukës.

Kjo fushate politike ne Shqiperi ishte e pazakontë dhe e pandershme, nje situatë e paprecedentë për PD pa asnjë pushtet, me një parlament treçerek, benjaminësh, përballë një qeverie uzurpatorësh, me një pushtet lokal dhe qendror të prodhuar dhe kontrolluar nga krimi, me nje sistem drejtësie të kapur, me ligj zgjedhor të njëanshëm, ku e drejta dhe liria e fjalës mohohej, ku fatkeqesitë natyrore nuk menaxhoheshin por përdoreshin për të joshur interesa ekonomike dhe politike dhe ku me fonde publike u blenë vota qytetarësh në nëvojë.

Qëndron një realitet i kundërt nga propaganda e qeverisë në qarkun tone me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë, me numrin me të lartë të papunësisë, me mungesën e prespektivës për të rinjtë, duke lënë vetem një shteg të hapur: emigrimin dhe migrimin. Në nivel lokal maskarada zgjedhore e qeverisë si kudo nuk përjashtoi as qarkun Kukës ku kryesisht ndikuan :

– Punësimet për efekte elektorale gjatë fushatës nga partia në pushtet u shtuan ndjeshëm në te gjithe sektoret, energjitikës, ujësjellësit, administratën bashkiake, inspektoriatet rajonale, etj. U intensifikua presioni dhe kërcënimi ndaj administratës publike, në kundërshtim me kodin elektoral duke larguar punonjës nga puna gjatë fushatës elektorale. Blerja e votës në forma të ndryshme (me para, me vende pune, me leje ndërtimi dhe legalizime ndërtimesh pa leje, me tenderime të fondeve publike për investime,duke shkelur kodin elektoral, U perdoren zyrat shteterore per fushate si dhe administrata ne orar te punes për propagandë elektorale.

Falë një pune serioze të strukturave të partisë, përgjegjshmërisë, pjekurisë dhe qartësisë politike të antarësisë, bashkërendimit të gjithe faktorëve në nivel seksioni dhe deri në nivel dege, mobilizimi dhe organizimi i gjithë kapaciteteve që nga themeluesit e PD-së, kandidatëve deputete, grave e vajzave dhe deri tek anetarët më të rinj të partisë, bënë të mundur arritjen e fitores ne qarkun tone.

Partia Demokratike përballë propogandës mediatike të shfrenuar të qeverisë për gjoja arritje në mirëqenie, punësim, arsim, shëndetësi etj.. hartoi një program të qartë qeverisës në të gjitha fushat, duke vënë në qendër të saj mirëqenien, arsimimin, shëndetin e qytetarit, familjen, liritë dhe të drejtat e njeriut, lehtësimin e barrës fiskale të biznesit, hapjen e prespektivës për rininë, integrimin ne BE.

Partia Demokratike përballë propogandës mediatike të shfrenuar të qeverisë për gjoja arritje në mirëqenie, punësim, arsim, shëndetësi etj.. hartoi një program të qartë qeverisës në të gjitha fushat, duke vënë në qendër të saj mirëqenien, arsimimin, shëndetin e qytetarit, familjen, liritë dhe të drejtat e njeriut, lehtësimin e barrës fiskale të biznesit, hapjen e prespektivës për rininë, integrimin ne BE.

Ky kuvend i PD pohon atë që po ndodh në jetën tonë, pohon ngritjen e forcimin e PD për t’u përballë me regjimin e shtetit njëpartiak që është instaluar nga rilindja. Shqipëria ka rënë aq poshtë sa duket e pabesueshme. Korrupsioni, shtet i kapur që punon për grupe e klane, shtet i refuzuar nga Europa e partnerët seriozë. Më shumë se kurrë sot vendi e thërret PD që të kryejë e të përfundojë misionin që e nisi tri dekada më parë, ta bënte Shqipërinë si Europa, mision që ia ndërprenë me armë, dhunë, drogë.

Si dhe herë të tjera, Partisë Demokratike i bie barra të kthejë dinjitetin e shtetit, dinjitetin e vendit, dinjitetin e zgjedhjeve të lira, dinjitetin e shqiptarëve. I bie barra të punojë e fitojë mbështetjen qytetare për te zbatuar projektin e ndertimit te shtetit te vogël funksional, për të siguruar mbrojtjen e të drejtäve të njëriut, për fuqizimin e sipërmarrjes së lirë, me këto vlera, me energji të reja, me njerëz të rinj, do të sjellë përsëri ndryshimin, do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve. Unë besoj !

Ju ftoj të gjithëve miq, të besojmë dhe të bëjmë detyrën që na kërkohet, të bëjmë një shtet që ta besojnë qytetarët dhe miqtë e Shqipërisë. Të bashkuar do ja dalim! Faleminderit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat