Serbët vajtojnë edhe sot se si mbeti Kosova pa turq

Opinione

Serbët vajtojnë edhe sot se si mbeti Kosova pa turq

Nga: Fahri Xharra Më: 24 korrik 2021 Në ora: 21:56
Fahri Xharra

Oj mrekulli e mashtrimit, si ke ditur t`iu përshtatesh aq mirë e bukur serbëve? Si munden këta njerëz “syrin me lot” e “gojën plot vaj“ të vajtohen për diçka që ata e shkruajnë nuk është aspak e vërtetë?

Të merresh me trillime serbe do durim dhe njohje të mirë të jetës në Kosovë. Këtë që do e lexoni duke shkuar më poshtë e kanë lexuar me mijëra serbë, turq dhe të huaj. Kemi edhe nga ne që e kanë “ndarë“ dhembjen me turqit e “përvuajtur“ që duheshin të iknin nga Prishtina. Të “mjerët ata!”

Prishtinë 1948; “ Ashtu si artistët që ndërrohen në skenën e teatrit ashtu edhe turqit e lodhur dhe rraskapitur iknin nga Prishtina duke iu lëshuar vendin shqiptarëve të etshëm për hakmarrje. Për vetëm disa vjet, 3-4 mijë turq u përzunë për Turqi, dhe në vendin e tyre erdhën shqiptarët, të cilët nuk ishin kurrë banorë të Prishtinës.” A po iu duken fjalët e njëjta me të shiturit në Kosovë?

“Në vitin e përmendur 1948 Prishtina i kishte 7-8 mijë banorë, gjysma e të cilëve ishin turq e gjysma tjetër serbë deri sa ndonjë shtëpi e shqiptarëve ishte tek-tuk andej pari dhe shumë e rrallë” - shkruajnë serbët

“Të shtyrë nga zullumi (i shqiptarëve, pra) turqit iknin në Turqi ndaras apo në mënyrë kolektive. Pra pushteti komunist për një kohë të shkurtër e ndërroi popullatën ; dhe turqit në heshtjen e vdekjes natën, me shi e me bore iknin me tren drejt Maqedonisë e pastaj për Turqi,”. (Kjo ishte koha e dëbimit të shqiptarëve për në Turqi, koha e dhunës serbe ndaj nesh.)

Pastaj vazhdohet ‘Prishtina ishte një kasaba turke me 15 xhami’ dhe kështu zhdukej e humbej nga origjinaliteti. 

Serbët me rrenat e tyre shkojnë edhe më larg: “ Urreheshin nder veti edhe pse ishin të të njëjtës fe. Turqit kurrë nuk martoheshin me gra shqiptare. Por ato vite kushti për të mbetur në Kosovë duhej të duhej të bënin martesë të përzier me shqiptarët“.

Dhe ankohet propaganda serbe: ”Mu ne kohën e ikjeve të turqve ngritët në Prishtinë, përmendorja e vëllazërim bashkimit (e cila eshte edhe sot fxh) “Prishtina 1948- 68. (Çfarë poshtërsie serbe!)

“Pasi që pastrimi etnik i turqve u krye (1948-1968) u krye në tërë Kosovën, numri i turqve u zvogëlua ne 1-2 % dhe pasta u ndal dhuna ndaj të mbeturve. Prishtina u mbush me shqiptarë nga fshatrat përrreth, por edhe nga Shqipëria, filloi marrja e pronave serbe dhe zullumi mbi serbet”.

Imagjinoni një shpifje serbe: Në Matiqan aso kohe në një gropë u gjetën nëntë serbë të prerë në fyt nga shqiptarët.

“Dhe erdhi viti 1968, viti i demonstratave masive dhe shkatërrimtare të shqiptarëve.”

Po sot, pyesin mediumet serbe, sa turq kanë mbetur?

Dhe kështu serbet i flisnin ndoshta edhe Erdoganit dhe qanin hallet me të për zullumin shqiptar ndaj turqve.

“Mbledhjet ishin pa praninë e gazetarëve dhe udhëheqje se Kosovës. (Supozim i imi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat