Porosi e shkurtër, por e vërtetë partive politike në Kosovë!

Opinione

Porosi e shkurtër, por e vërtetë partive politike në Kosovë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 gusht 2021 Në ora: 08:27
Adem Bytyçi

Koha kur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë votonin të vdekurit dhe votat e zgjedhësve ditën e natën vidheshin me thasë nga disa militantë të partive politike dhe deformohej vullneti i vërtetë i qytetarëve ka perënduar.

Koha kur fitoren e zgjedhjeve për ta qeverisur vendin e shpallnin partitë politike të cilat vërtetë nuk i kishin fituar zgjedhjet ,por i kishin vjedhur votat ka mbet një relikt i një historie të kaluar i zgjedhjeve në Kosovë, për çka qytetarët e Kosovës luten që kurrë më mos të përsëritet.

Koha kur disa militant të disa partive politike në vend votime i ndanin rrolet në dysh, një grup me palltake i frikonin votuesit që me patjetër të votonin partinë e tyre edhe atëherë kur nuk donin, grupi tjetër i të njëjtëve militantë të se njëjtës parti mbanin thasë me lek dhe i blinin votat qytetarëve për partinë e tyre ,bili në të shumtën e rasteve me çmime shumë simbolike, kështu vazhdonte të deformohej vullneti i qytetarëve për ta votuar partinë e cila me të vërtetë e meritonte për ta qeverisur vendin, por kjo tani për fat të mirë nuk ekziston më.

Koha kur partitë politike u premtonin qytetarëve mrekullira nëse do t'i votonin për ta qeverisur vendin , dhe posa fillonin qeverisjen e vendit nuk bënin as gjë për qytetarët, përveçse për familjarët, bashkëpartiakët dhe bizneset e tyre të fëlliqtë, i është dorëzuar harresës.

Bile me kujtohet para disa vite parasë t'i fitonte zgjedhjet LDK, ish Kryetari saj premtonte punësimin e 150.000 qytetarëve, por po sa fillojë qeverisjen e vendit mbahet mend për dy të arritura, një terminal doganor për veti dhe jo punësimi i 150.000 qytetarëve, por gati edhe më shumë se kaq e lëshuan Kosovën për të gjetur punë në vendet tjera të perëndimit.

Tani, të gjitha këto anomali sa u përket zgjedhjeve parlamentare dhe defekteve politike  të partive politike në raport me zgjedhjet kanë mbetur në analët e një eksperiencë të deformuar të qytetarëve për t'i votuar ato parti të cilat vërtetë e meritonin për ta qeverisur vendin.

Sot, nuk mund të deformohet vullneti i qytetarëve për ta votuar atë parti të cilën mendojnë se, është më e dobishme për vendin dhe interesat e qytetarëve.

Mbase, tani qytetarët kanë arritur atë shkallë të vetëdijes politike, kombëtare dhe qytetare për t'iu mos u besuar premtimeve boshe dhe rrenave  tjera të partive politike si në të kaluarën jo edhe aq të largët.

Është koha për të shpresuar me të madhe se, votuesi Kosovar ka arrit nivelin e vetëdijes së votuesit Evropian, për të mos lejuar që vullneti i tij në zgjedhje të mos deformohet apo të ndryshohet për as një çmim nga as kush për ta votuar partinë e cila mendon se është më e dobishme për vendin dhe për ngritjen e mirëqenies se qytetarëve...

 

Partitë politike të cilat kanë qeverisur gjatë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare sovrani i ndëshkojë me votën e tij, pa varësisht përpjekje të shumta të tyre, për të fituar përsëri besimin e qytetarëve për t'iu besuar qeverisjen e vendit vërtetë u duhet, shumë mund, punë dhe reforma në radhët e tyre.

Qytetarët e Kosovës edhe mund të gënjehen njëherë nga subjektet politike për t'iu besuar qeverisjen e vendit, por kur nuk i përmbushin premtimet ndaj tyre apo keqpërdorin besimin e tyre, e kanë shumë të vështirë të fitojnë edhe për herën e dytë besimin e tyre për ta qeverisur përsëri vendin.

Zaten për  këtë arsye numri i partive politike po zvogëlohet zgjedhje pas zgjedhjesh,  ka gjasa që një ditë skenën politike të Kosovës ta dominojnë vetëm dy parti politike ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat