Tradhtia i ka rrënjët e thella, prandaj duhet ta çrrënjosim, përndryshe do të shndërrohemi në degë të trungut tradhtar

Opinione

Tradhtia i ka rrënjët e thella, prandaj duhet ta çrrënjosim, përndryshe do të shndërrohemi në degë të trungut tradhtar

Nga: Lirim Gashi Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:04
Lirim Gashi

Po ua them për herë të parë një të vërtetë që ndoshta nuk e keni njohur në tërësi.

Serbia këtë që e ka bërë me Edi Ramen e ka provuar edhe me Sali Berishen, por i ka hasur sharra në gozhdë.

Sepse Saliu nuk do ta bënte një marrëzi të tillë edhe më çmimin e jetës.

Në fakt Edi Rama së bashku me Hashim Thaçin, Richard Grenelin, Baton Haxhiun dhe së fundmi Avdullah Kotin, ka bërë fushatë të paimagjinueshme në Uashington, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Luginë, për ta shpallë Albin Kurtin anti amerikan dhe për t'ia ndaluar mikut më të madh të amerikanëve Sali Berishës hyrjen në USA.

Paralelisht dhe tërë kohën po të njëjtit individë, kanë bërë gjithçka të mundur dhe pamundur, për ta shpallë Vetëvendosjen "Organizatë Terroriste", vetëm pse ua ka rrezikuar pushtetin në një shtet, të cilin e kanë shndërruar në pronë të tyre private.

Ose edhe më saktë vetëm pse i ka prekur në xhepa.

Taktika e politikës serbe është që shqiptarët e Shqipërisë t'i quan të mirë, ndërkaq ata të Kosovës të këqij.

Sepse gënjeshtëra që përsëritet vazhdimisht shkakton tek njerëzit labilë fillimisht luhatje psikike, e më vonë truri i tyre idiotik e regjistron si të vërtetë.

Në këtë mënyrë shkaktohet përçarja e cila nëse nuk jemi të mençur dhe vigjilent sa duhet, mund të përfundon me luftë vëllavrasëse. 

Të njëjtën taktikë e ka provuar Millorad Dodik me sygjerimin e Vuçiqit edhe në Bosnjë e Hercegovinë, duke i quajtur kroatët e Bosnjës vëllezër ndërkaq boshnjakët armiq.

Por çka kanë bërë mediat kroate?

E kanë ftuar në një emision televiziv dhe ia kanë kërkuar një pjesë të Posavines ku ata kanë qenë tradicionalisht shumicë, por Dodik kategorikisht ka refuzuar, gjë që ka ndikuar që t'ia tregojnë aty për aty kartonin e kuq.

Sepse kroatët nuk gëlltisin shangarepa.

Ata e njohin politikën serbe deri në indet e kromozomeve prandaj ia tregojnë rregullisht kartonin e kuq.

Novak Gjokoviç teniseri më i mirë në botë, me dhjetëra herë i ka shpallur publikisht dashuri popullit kroat.

Por kroatët kurrë nuk i kanë harruar fotografitë e tij dhe të babait të tij pranë hartes së Serbisë së Madhe, e cila shtrihet prej Vardarit dhe Virovitices, deri në Karlobag.

Shqiptarët mund të mësojnë shumë prej kroatëve sesi duhet atdheu.

Sepse ata ua kanë dhënë serbëve shovinistë të Millosheviqit një leksion të madh në luftë dhe paqe.

Një leksion aq të madh, saqë këta të fundit as në fantazinë më të errët nuk do të guxojnë ta imagjinojnë një luftë kundër tyre.

Ndërkaq çka kanë bërë politikanët faqezi shqiptarë?

Së pari e kanë trajtuar Kosovën si lopë dhe e kanë mjelë sa s'ka.

Ndërkaq pasi që ia kanë ngrënë mishin e kanë qitur në pazar, për të mos ia lënë popullit as eshtrat. 

Merreni me mend:

Kosovën, e cila dyqind vjet ka derdhur gjak engjëllor fëmijësh, e kanë qitur për hesape të veta në pazar, pasi që është pranuar nga njëqind e njëzet shtete si shtet i pavarur.

Mëkatet që i kanë bërë politikanët tanë të pasluftës kundër popullit dhe shtetit të tyre, nuk i ka bërë askush në këtë botë, kaq masivisht dhe brutalisht, prandaj ata jo vetëm që e meritojnë epitetin kriminelë të turpshëm, të çmendur dhe marrëzorë, por edhe mega tradhtarë. 

E meqenëse është kështu, ky popull viktimë duhet të distancohet prerazi nga të gjithë ata individë që e kanë projektuar dhe dirigjuar këtë ndërmarrje të turpshme kriminale dhe tradhtare.

Dhe jo vetëm kaq, por duhet të kërkojë me ngulm nga institucionet shtetërore që t'i shpallin tradhtarë të kombit.

"Një djallë nuk vjen kurrë i vetëm", ndërkaq një super djallë serb vjen në Shqipëri me disa super djajë serbë, sepse secili veç e veç, e ka një mision shkatërrues, në një lëmi, fushe dhe sferë të caktuar.

Ndërkaq të gjithë së bashku e kanë mision të shenjtë shkatërrimin e atdheut të shqiptarëve. 

Dhe çuditërisht secili  super djallë serb, mikpritet  përzemërsisht si "Super Star", nga mijëra super djajë shqiptarë.

Nëse kjo nuk është turp, marrëzi, çmenduri dhe tradhti, atëherë unë jam me të vërtetë i çmendur, ndërkaq 22 anëtarët e masakruar të familjes sime në prag të shtëpisë nga dora e tyre, janë terroristë. 

Në vitin 2006 djallin Goran Bregoviç e dërgon në Shqipëri ,,rastësisht" Udba e Jovices, ndërsa Edi Gradonačelniku ia dhuron rastësisht çelësat e qytetit. 

Disa vite më vonë djali i Jovices Baton Hadžić ia dërgon Edit Djallit ,,rastësisht", djalin udbash të ish kryeudbashit Mehmet Maliqit, Shkelzenin, si këshilltar.

Pastaj ia dërgon ,,rastësisht" edhe djalin e Sorosit Gent Caken.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte ia dërgon ,,rastësisht" edhe Besa Shahinin, të cilën më vonë ,,rastësisht" e bën grua ish bashkëpunëtori më i ngushtë i Albinit Dardan Molliqaj, i cili paraprakisht ia shet rastësisht b*** djajve për lekë. 

Pastaj zbret ,,rastësisht" Droni midis Beligradit, ndërsa shqiptarët naivë e përjetojnë dhe kremtojnë si heroik gjestin e Ballist Morinës. Gjestin e të njëjtin Ballist, i cili disa vite më vonë i dëshiron rastësisht mirëseardhje në Korçë Goran Bregoviçit. 

Pas Show-it me dronin Edi Rama e takon rastësisht Vuçiqin dhe hahet me të midis Beligradit, kinse për Kosovën, ndërkaq shqiptarët naivë mrekullohen dhe digjen si kashta nga ,,heroizmi" i tij, sepse si gjithmonë e gëlltisin shangarepin si kakalakat bërllokun.

Pastaj në shenjë adimirimit e quajnë Baba të Kombit dhe në fund tmerrohen si bishat, kur e kuptojmë që Schow-i i tij është shndërruar në Mini Shengen.

Pastaj vajtojnë rastësisht mediat e Shqipërisë për Miroslav Lazanskin reporterin gjakpirës dhe ambasadorin serb në Rusi që ngordhi para disa ditësh.

Në vitin 2016 Inva Mula mban rastësisht koncert në Beograd dhe pas koncertit takohet rastësisht me Presidentin Vuçiç.

Ndërkaq Edi Rama i shpreh rastësisht përmes letres admirim Sinisha Mihajlloviçit nipit të Mirjana Markoviqit dhe ish futbollistit të suksesshëm shovinist. 

Pastaj miqtë e mi në thojza, që e kanë ngrënë paraprakisht foren i rrudhin supet dhe shtiren kinse nuk e kuptojnë ma botën.

Sepse për ta gjithçka është e rastësi, prandaj lirisht le ta kuptojnë edhe kritiken time si të rastësishme dhe mos të çuditën dhe tmerrohen nëse dikush rastësisht i quan idiotë. 

Dorën në zemër disa sosh më dhimbsen, sepse megjithatë kanë potencial të mjaftueshëm mendor për ta dalluar shapin prej sheqerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat