Institucionet e Kosovës fare nuk kanë kontroll në Veri të Mitrovicës, edhe pas 23 vjet në një liri të cunguar?!

Opinione

Institucionet e Kosovës fare nuk kanë kontroll në Veri të Mitrovicës, edhe pas 23 vjet në një liri të cunguar?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 1 shtator 2021 Në ora: 14:13
Ragip Guraziu

Kisha Sllave, Lista Serbe, Asociacioni i Veriut, na le të kuptojmë se edhe pas 23 vitesh, totalisht veriu i Mitrovicës në duart e Serbisë, apo okupim nga Serbia. Shi për këtë edhe reagimet nga BE, nuk dallonin nga ato të Serbisë

Historiku i Veriut të Mitrovicës?!

Qyteti është i ndarë në dy pjesë: Mitrovica Veriore dhe ajo Jugore e cila ndahet në lumin Ibër por tensione etnike në atë pjesë midis serbëve dhe shqiptarëve janë teje të larta! Mitrovica është e zhvilluar shumë vetëm nga Miniera gjigante e Trepçës kur merr hov edhe Industria në këtë rajon edhe Hekurudha, por gjatë luftës së fundit në Kosovë 98/99 u shkatërrua e gjithë sistemi ekonomik i Kosovës duke e lënë Mitrovicën në krizë por më shumë e pësuan Shqiptarët në pjesën Veriore.

Pas Përfundimit të luftës së Kosovës Shqiptarëve ju ndalua që të vendosen në veri të vendit nga KFOR-i Francez të cilën u ballafaquan me protesta të shumta nga Shqiptarët dhe se më pas iu bënë thirrje për gjakftohtësi. Rreth 15 mijë banorë (Shqiptarë) u larguan me dhunë nga Pjesa Veriore dhe shpërngulen në pjesën Jugore të Mitrovicës apo edhe në Prishtinë. Me datën 13-14 shkurt të vitit 2000, serbët larguan me forcë shumë shqiptarë nga Pjesa Veriore. Pati shumë protesta, më e madhe ishte ajo e vitit 17 mars 2004 të cilën pati shumë dëme materiale

Se për atë që ka bërë deri tani, sidomos sjellja në përulësi ndaj homologut serb, Vuçiqi, duhet të jetë turpi i madh të gjithave Qeverive të pas lufte të Kosovës. "Nëse dikush duhet turpëruar, Nëse dikush duhet për t'u marruar, nëse dikush po e shet Kosovën, po ia fal veriun e Mitrovicës Serbisë me 23 përqindëshin e territorit dhe po e krijon një mini-Serbi në zemrën e Kosovës dhe pastaj ka azilin e siguruar, ky fund e krye është, njëra Qeveri, po se po, më shumë se këto tjerat, që të gjitha, siç thotë populli, kanë ngrënë me një sahan-origjinale. Ndryshe këtë plan e dekonspiroi edhe revista prestigjioze britanike, deri sa; The Economist, planin e vërtetë fajëson, Hashim Thaçi, dhe at të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve të tyre, e që pjesë e këtij plani është edhe autonomia për serbët brenda Kosovës.

Politikat të Ibrahim Rugovës bënë që Kosova të ishte në qetësi gjatë luftës në Slloveni, dhe në Kroaci dhe Bosnje gjatë fillimit të viteve 1991. Gjithsesi, u pa krijimi i UÇK-së, si rezultat i acarimit të popullsisë shqiptare ndaj shtypjes së shtetit serb. Në mesin e viteve 1990, Rugova kërkoi që në Kosovë të vendosej një forcë paqeruajtëse nën komandën e OKB-së. Në 1997, Millosheviçi u ngrit në presidencën e Republikës Federale Jugosllave (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi që prej krijimit në prill 1992).

Mitrovicë: Jeta dhe puna në një qytet të ndarë

Mitrovica në veri të shtetit më të ri të Evropës është ende e ndarë midis shqiptarëve dhe serbëve edhe 23 vite pas përfundimit të luftës.

Lumi i Ibrit, i cili kalon përmes Mitrovicës, ndan njerëzit e dy grupeve etnike: Në anën jugore të bregut të lumit jetojnë shqiptarët dhe në anën veriore serbët.

Shumë qytetarë të Mitrovicës kurrë nuk kanë pasur guximin të kalojnë urën mbi Ibër, e cila është e mbyllur për trafikun. Ajo ruhet nga ushtarë italianë të armatosur rëndë dhe automjete të blinduara të KFOR-it. Forca mbrojtëse e NATO-s ende duhet të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Edhe 13 vjet pasi Kosova deklaroi pavarësinë, serbët në veri të shtetit më të ri të Evropës nuk e njohin qeverinë në kryeqytetin e Prishtinës. Udhëheqja politike lokale në veri punon ngushtë me qeverinë serbe në kryeqytetin serb Beogradin.

Kushdo që kalon urën mbi Ibër nga jugu në veri, shikohet nga afër nga burra me rroba civile që presin në makina si rastësisht.

Ata i shikojnë shtrembër kalimtarët, me disa flasin edhe vrazhdë.

Sapo të arrish në anën veriore të urës nuk e ke më ndjenjën e të qenit në Kosovë: Një rresht i gjatë flamujsh të kuq, blu dhe të bardhë të zbukuruar nga shqiponja e bardhë e Serbisë valëviten në hyrje të Mitrovicës së Veriut; flamuri i Republikës së Kosovës mungon

Kush e ndau Veriun e Mitrovicë, e ndau edhe FSK në Veri vetëm me leje të NATO-s

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovë e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka pasur pretendime askush ta ndaj. Tani siç po shihet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Slobodan Milosheviqi, atëherë pat cekur se Serbia ka fituar me këtë marrëveshje, dhe jo rastësisht KFOR-i francez u stacionua (menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova, 1999) në Veri të Mitrovicës.

A u tradhtuam që nga marrëveshja e Kumanovës?!

Ende pa u kthyer të gjithë shqiptarët në Kosovë, që ishin dëbuar nga regjimi i Milosheviqit në vitin 1998-99, KFOR-i i Francës veçse ishte stacionuar në veri të Mitrovicës, që lë të kuptoj se kjo marrëveshje ishte ''kurdisur'' me marrëveshjen e Kumanovës, e tani që na doli në ''shesh''

thënia e diktatorit Milosheviq se ''Serbia ka fituar me këtë marrëveshje diç në Kosovë''.

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri e demokraci, për dije e dritë, ka një histori të gjatë e të lavdishme, tragjike dhe heroike njëkohësisht. Ajo është pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, për zhvillimin dhe përparimin, për shtetin ligjor të qytetarëve të lirë e të barabartë.

Serbia dhe miti serb, i përkrahur edhe nga Akademia e Shkencave të Serbisë, asnjëherë nuk e lë rehat Kosovën, shi për këtë, duke pretenduar se 'zemra' e tyre është Kosova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat