Me Ramën Kryeministër, Shqipëria nuk mund të udhëtojë më larg se në Shkup dhe Beograd

Opinione

Me Ramën Kryeministër, Shqipëria nuk mund të udhëtojë më larg se në Shkup dhe Beograd

Nga: Adem Bytyqi Më: 3 shtator 2021 Në ora: 18:08
Autori

Takimi i Bledit në Slloveni i Kryeministrave të shteteve të Ballkanit perëndimor i dha vulë në prani të të gjithëve ,se sa i paaftë e shkurtë pamës është Kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama ,për ta integruar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim ,Edi, e kritikojë Bullgarinë, se nuk po e len Maqedoninë e Veriut për tu inkuadruar në Bashkimin Evropian, në vend që t'i referohej politikës së BE-së ,në raport me shtetin e tij Shqipërinë pse Shqipëria ka ngel prapa dhe kaq ngadalë po ec drejt integrimit në BE.

Madje në vend që Kryeministri i MV , Zajev , t'i drejtohet Kryeministrit Bullgar , lidhur me sqarimin e fakteve pse Bullgaria është kundër integrimit në BE, të MV, Edi Rama, e loz rolin e një avokati pa kompensim për të mbrojtur interesat e një shteti tjetër , i cili historikisht i ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtat legjitime të shqiptarëve autokton atje .

Madje edhe tani kur po i del zot Kryeministri aktual i Shqipërisë Maqedonisë së Veriut në raport me Bullgarin , Establishmenti politikë i këtij shteti pengon regjistrimin e drejtë të popullatës shqiptare në këtë shtet për të mohuar numrin e vërtetë të kësaj popullate atje .

Pastaj , raportet Kosovë - Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të këqija për shkak të raportëve vëllazërore ,ekonomike dhe të tjera Rama - Vuqiq, respektivisht raporteve Serbi- Shqipëri - Maqedoni e Veriut lidhur me Ballkanin e hapur , të cilin e Kundërshtojë BE-ja ,si një nisme të dështuar dhe në kundërshtim me aspiratat e Evropës për integrimin e të gjitha shteteve të Ballkanit perëndimor së bashku në Bashkimin Evropianë si e vetmja zgjidhje e drejtë dhe në favorin e të gjitha këtyre shteteve.

Vallë! Kryeministri aktual i Shqipërisë londineze a është duke i mbrojt interesat e shtetit tij Shqipërisë dhe të shqiptarëve jashtë Shqipërisë duke përfshi edhe Kosovën , shtetësinë e se cilës e mohon kategorish Serbia e Alexandêr Vuqiq, opo Edi Rama është Kryeministri i fundit në historinë politike të Shqipërisë i cili i mbron me aq përkushtim e vendosmëri interesat e shtetit të Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Ajo që tani dihet botërisht është se, Edi Rama, prej që është Kryeministër i Shqipërisë, Shqipërinë në vend që ta dërgojë në BE, ka arrit ta dërgojë vetëm deri në Shkup dhe Beograd dhe as kund tjetër.

Tani ,nëse Shqipëria vazhdon ta këtë Kryeministër Edi Ramen këtë " gjini" të politikës shqiptare dhe mos t'ia ndërpres mandatin në gjysmë të rrugës, Shqipëria me keqardhje edhe për një kohë të gjatë duhet ta harrojë integrimin në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat