Sikur të respektoheshin marrëveshjet dhe të drejtat e njohura hyjnore, natyrore, historike dhe gjeografike!

Opinione

Sikur të respektoheshin marrëveshjet dhe të drejtat e njohura hyjnore, natyrore, historike dhe gjeografike!

Nga: Agron Shabani Më: 10 shtator 2021 Në ora: 09:34
Agron Shabani

Me 1856 në Paris, me anë të një "marrëveshjeje paqësore" e mbyllë si thuhet kapitulli i "luftës së fundit" ruso-turke të Krimesë (1853-1856). 

Rusët asokohe e humbën pjesën kryesore të Besarabisë së bashku me ndikimin ose protektoratin e njohur mbi "principatat" e ndryshme të Danubit, si dhe të drejtën e përjetshme për ankorimin ose dislokimin e flotës detare ose ushtarake të Rusisë në Detin e Zi etj.

Ato marëveshje ose konventa ndërkombtare, u shkelën nga rusët dhe aleatët e tyre (në kuader të "Aleancës së Shënjt" ose "Pentarkisë së Madhe")- në "Kongresin e Berlinit" dhe "Traktatin e Shën Stefanit" me 1878.

 Rusia që nga shekulli IX (9) dhe deri në shekullin XIII (13) ka qenë vetëm një "shtet" ose provincë e vogë kishtare ose ikumenike e njohur si "Kjevskaja Rasija" ("Rusia e Kijevit") ose "Knjazovina e Moskës" ("Moskovksa Knezhevina").

Ndërkaq, duke filluar nga shekulli XIV (14), XV (15) dhe tutje, në kuader të projektit të njohur imperial ose kolonialist tè "bashkimit të tokave ose teritorëve ruse", Rusia do t'njohë shtrirje ose zgjerime të vazhdueshme teritoriale ose gjeografike në kohëra dhe hapësira të ndryshme euroaziatike. Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë,, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej. 

Të gjitha këto sipas imagjinatave ose fantazive të njohura imperiale dhe kolonialiste të Ivan Groznit, Volokolamskit, Ivanit IV, Pjetrit (Petrit) të Madh, Katarinës II- të dhe kështu me radhë. Duke e bërë Rusinë si imperi (perandori), apo si shtetin me hapësirën ose sipërfaqën më të madhe tokësore ose gjeografike të globit ose planetit tonë. 

Rrugën e mesipërme imperiale dhe kolonialste të vëllezërve të mëdhenjë në Rusi, do e ndjekin edhe serbët në Ballkan. Duke u shtrirë ose zgjëruar në dëm të teritorëve të njohura etnike dhe historike të iliroshqiptarëve autokton dhe indogjen në ato hapësira. Kjo duke filluar nga Car Dushani, Stefan Nemanja, Obrenoviçi, Krajl Nikolla, Pjetri (Petar) Karagjorgjeviçët, Nediqi, Pashiqi, Çubrilloviçi, Drazha Mihajloviçi, Rankoviçi, Millosheviçi, Vuçiçi etj. 

E tërë kjo në saje të frikës, qyqarëllëkut, naivitetëve dhe paradokseve të njohura reaksionare dhe anakronike të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste të kontinentit plak të, cilave, gjithëmonë u është mekur zëri dhe stepur goja-përballë militarizmi, imperializmit, kolonializmit, hegjemonizmit dhe ekspanzionizmit të Rusisë dhe Serbisë.

Për me tepër ndërkaq, e përballur me presionin e njohur ruso-pentarkist mbi zhdukjen ose likuidimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të "Portë së lartë (Turqisè) -pas rëniës ose debimit të Napoleon Bonapartës nga pushteti: Në vend të Francës, rolin e mbrojtjësës ose protektorës së Turqisë do e merr Britania e Madhe. Dikur me vonë SHBA-s dhe Gjermania.

Në Poloni dhe Ballkan ndërkaq, do filloi së zbatuari ndarja ose 'copëtimi i dytë' i Polonisë dhe Shqipërisë në llogari të Rusisë, Serbisë, Malit të Zi dhe fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste në bazë të vendimëve të "Kongresit të Vjenës" me 1815, ,"Kongresit të Parisit" me 1856, "Kongresit të Berlinit", "Traktatit të Shën Stefanit" etj. 

Ndonëse, vetëm Napoleon Bonaparta dhe deri dikund.. Karl August von Hrderbergu, R. von Steini dhe të tjerë nga Perandoria Gjermane e Prusisë, asokohe ua kishin dalur ose arritur qëllimëve të tyre ushtarake dhe politike-kundër Rusisë cariste, hegjemoniste, ekspanzioniste ose imperiale-kolonialiste.

Pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Polonia, ish Çekosollivakia dhe shtetët tjera u shtrinë ose zgjëruan në dëm të teritorit ose hapësirës jetësore të Gjermanisë në Danzig (Gdanjsk), Brezlav (Vrocllavë), Suddete, Kliepede etj. Edhe Danimarka, Belgjika dhe Franca gjithashtu. 

Kosova ndërkaq, në buzëmbremjen e parë të "Konferencës së Ambasdorëve" të Londrës (1913) dhe deri me "Traktatin e Versajës" (1919)-thuhet se i kishte dikund me tepër se 28.5OO kilometra katrore të teritorit ose hapësirës së saj jetësore, etnike, historike ose gjeografike.

E sot...???!!!

Atë lojë ndyer rusët dhe serbët e lozin edhe sot.

Të mendojmë ose reflektojmë së bashku në veprat e njohura si :"Në kërkim të së vërtetës" ose "Traktati mbi Natyrën dhe Meshirën e Zotit" të Nicolas de Malenbranchës, "Ligjet shoqërore ose qytetare në rendin e njohur natyrorë ose ordinarë"  të Jean Donatit, " Mendimet mbi zhvillimin dhe edukatën" të John Lockut, "Fjalori kritik dhe historik" i Pierre Baylesë, "Studimi i aftësive dhe meritave" i Anthony E. Shaftesburyt, "Bisedat ose debatet filozofike" të Mozes Mendelsonit, "Teoria e ndjenjave morale" të Adam Smithit, " E drejta natyrore dhe historike" e H. J. Störigut etj.

Shpresat kryesore tek UE-së ose BE-së, apo....?!

Janë disa çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën dhe diplomacinë evropiane që nga koha e revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli dhe Francë e deri me sot: Luftërat ose interesat e njohura tregtare ose ekonomike në mes popujve (kombëve) dhe shtetëve të mëdha industriale dhe ekonomike së bashku me ideologjinë e njohur shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, ekonomike, shkencore, industriale, teknologjike etj. 

Aty janë edhe tendencat ose pretëndimet e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli ose epoke së bashku me dy luftërat e mëdha botërore si dhe luftërat ose konfliktët e ndryshme kontinentale, lokale, rajonale dhe kështu me radhë që jo rrallë e kanë dominuar, ricikluar ose rikonfiguruar historinë dhe gjeografinë politike të kontinentit plak.

Ndonëse, pa i harruar në këtë histori edhe etapat ose periudhat e dikurshme të absolutizmi, kolonializnmit, imperializmit dhe kështu me radhë.

Absolutizmi se këndejmi, në pjesën me të madhe ose substanciale të tij, ndodhëj i ndërlidhur dhe identifikuar me figurën ose personalitetin kontraverz dhe tepër despotik të mbretit francez, Lujit(Luigjit) të XIV-të dhe luftërat e ndryshme ekonomike, kabinetike, komerciale dhe kolonialiste në Evropën e dikurshme të shekujve 17 dhe 18, kur perandori i lartëpërmendur frëng ( Luji i XIV- të) e mbante dhe paramendonte asokohe vetvetën si "mbret të tokës, mbret të detit dhe mbret të diellit": 

Gjithnjë fjala mbi Lujin (Luigjin) e Katërmbëdhjetë dhe periudhën e mesipërme të absolutizmit të atëhershëm francez- kundër merkantilizmit (merkantalizmit) ,utilitarizmit dhe sekularizmit të njohur detar, tregtar, industrial dhe ekonomik të Holandës ( sè Hugo Grotiusit etj. ), Anglisë ( nën "Dinastitë" e njohura të Tudorëve dhe Stjuartëve, respektivisht  Yorkëve dhe Lankasterëve) etj.

 Ndërkohë që në Gjermaninë (Prusine) dhe Austrine e asaj kohe ndodhej ne fuqi i ashtuquajturi "kameralizmi" ose "dirigizmi" i njohur finansiar dhe ekonomik nga ana e oboorëve të asokohshme mbretërore ose monarkiste të Austrisë dhe Gjermanisë. 

Me merkantilizëm ose merkantalizëm në radhë të parë e nënkutojmë forcën ose fuqinë e gjithëmbarshme të shtetit ose shoqërisë mbi bazën e njohur monetare, finansiare, fiskale ose ekonomike. 

Për me tepër ndërkaq, pas firmosjëve të njohura të "Paqes së Vestfalisë" me 1648, "Paqes së Pirinejeve" me 1659 , "Marrëveshes së Utrehtit" me 1713 dhe vendosjes se të të ashtuquajturit "Sistemit të Balansës" ( "Balance of Powers" ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër europian: Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konfliktëve të mesipërme fetare ose kolonialiste në Evropë, do i zëvëndesonin të të ashtuquajturat "luftërat" ose "konfiktet kabinetike" së bashku me luftërat ose konfliktët e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendëve ose fuqive të ndryshme industriale dhe ekonomike. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin "liberalizmin kapitalist" , gjegjësisht, "anarkoliberalizmin kapitalist" si stadin me të lartë të imperializmit të mevonshëm kolonial ose gjysëmkolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktët e njohura botërore ,lokale, rajonale etj

Si duket edhe largimi (brexitii) i Britanisë së Madhe nga UE-së ose nga 'Eurozona' u bë si të thuash për shkak të "luftërave të pashpallura" industriale dhe ekonomike në mes Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë që paraqisnin dikur "katërshen e madhe" ose centrifugën kryesore të UE-s ose BE-s. 

Kjo në radhë të parë për shkak të konkurencës së madhe ose "luftërave të brendshme" finansiare, industriale, teknologjike, tregtare ose ekonomike në mes koncernëve ose gjigantëve të njohur të industrisë automobilistike si Deimler Benz (Mercedes), Volksvagen (FV), BMW, Audi, Opel (Gjermani), Rols Rois, Jaguar, Landrover, Këdillak (Angli ose Britani e Madhe), Pezho, Citroen, Reno (Francè), Fiat, Alfa Romeo, Lamborgjini (Itali) etj...

Për të vazhduar me luftërat ose konfliktet tjera finansiare, tregtare ose ekonomike në industrinë ose teknologjinë ajrore, astronautike, digjitale ose kompjutorike, në industrinë e rëndë ose makroindustri, në fushën e ndarjes suksisive të buxhetit dhe finansave, në politikën fiskale ose merkantiliste, në industrinë ose teknologjinë e lartë ushtarake ose luftarake, në aksione të ndryshme ose kambiale dhe të ngjajshme.

Kështu që pas 47 ose 48 vitësh, Britania e Madhe u largua nga UE-s!

Britania e Madhe, është edhe fuqi e njohur nukleare ose atomke, fuqia e pëstë industriale dhe ekonomike në botë, si dhe partnerja me e rëndësishme tregtare dhe ekonomike e Gjermanisè brenda UE-s.
Largimi i Britanisè sè Madhe nga UE-s, i kushtoi hiq mè pak se  afro15O.OOO vende pune-Republikës Federale të Gjermanisë si Fuqia ose Lokomotiva kryesore e UE-s ose BE-s. Francës, Italisë, Spanjës, Portugalisë, Holandës, Austrisë, Kroacisë dhe shtetëve tjera të UE-s( BE-s) gjithashtu.
 
Faktori i njohur gjerman...

Ndryshe nga kjo, duke filluar që nga Konrad Adenaueri dhe deri tek Dr. Angela Merkel, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; i kanë kombinuar, balancuar, ravijeziar, konturuar, eksploruar dhe avansuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik.

 Ndaj, nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, kjo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë. 

Në këtë kontekst, Europa po kërkonte rregulla dhe standarde ose trende të reja në tregjet financiare dhe ekonomike ku Gjermania ishte dhe mbeti një kampione e eksporteve”,sipas vizionëve tè shquara tè Dr. Angela Merkel.

Se këndejmi, një vit pasi kriza finansiare dhe kredidhënë e kishte kapluar ose pushtuar Europën, vëmendja e liderëve ishte fokusuar tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmes. 

Ndërkohë që kriza asokohe nxorri në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinale dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli europian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë si dhe në një mirëqenie për të gjithë në një botë të globalizuar? Si mund të përqasej ose ravijezohej dhe adaptohej tregu i përbashkët i financëve dhe kapitalit me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq? 

Në këtë kontekst, gjermanët kishin kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre po i mbronte nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër dhe afatgjatgjatë, mbrojten dhe shpëtuan shumë vende pune. 

Megjithatë, ekzistonte frika latente dhe permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinale ishin lënë ose shtyrë për më vonë. Rasiti i brexitit (largimit) britanik nga eurozona etj.

Në Bruksel ose Uashington, zyrtarët e lartë, gjithëmonë i kanë ndjekur ose pèrcjellur me vemendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Gjermani. 

Gjermania është edhe kandidate potenciale për të qenë anëtare e re e rregullt dhe e jashtëzakonshme ose fuqiplote e Këshillit të Sigurimit të OKB-së së  bashku me SHBA-së, Rusinë , Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për ta kuptuar se gjermanët e disiplinuar, gjentil dhe vigjilent, gjithëmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm. 

Ndonëse, askush nuk e dinte me saktësi të plotë, nëse Evropa ( UE-së ) ishte larguar përfundimisht nga kriza ?

 Britania e Madhe si për shëmbull vazhdimisht është ankuar për një stagnim ose staniacion kontinental ku modeli social i tregut të lirë akoma përballej me prova ose sfida të vështira. Pa i harruar këtu edhe 'luftërat tregtare', ekonomike ose kabinetike në mes SHBA-së dhe UE-së etj. 

Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane gjatë kohëve të fundit kanë njohur(shënuar) rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme. Duke e bërë sot Gjermaninë njerën prej vendëve me të fuqishme industriale dhe konomike në të gjithë globin. 

Në këtë sfond edhe ndihmat dhe kontributët e lartëpërmendura finansiare dhe ekonomike të Bankës së Bashkuar Europiane dhe bankave të tjera nacionale ose internaionale për Greqinë, Portugalinë, Italinè, Irlanden dhe vendët tjera të ´eurozonës" që ndodhëshin në kriza të ndryshme ose në recesion, në të shumtën e rastëve ishin të garantuara dhe sigurura nga taksapaguesit (tatimpaguesit) gjerman.

 Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme politike, finansiare, industriale dhe ekonomike brendapërbrenda "tregut të përbashkët" europian, duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendëve ose fuqive të ndryshme  të BE-së: Kishte kohë që kishin bërë fjalë për ndarje ose "forma të reja" suksesive, secesive, buxhetore ose merkantaliste të valutës (euros) dhe "kapitalit të përbashkët" europian në të ardhmen.

Por, largimi i Britanisë së Madhe ( Brexit) nga BE-së, sikur iu ka hapur rrugë edhe procesëve tjera të dezintegrimit ose dekompozimit ( dekompozicionit) të mundshëm të " kompozicionit të përbashkët evropian" në të ardhmën. 

Hungaria dhe Polonia, paraqesin problem.

Edhe "rruga" e mundshme e anëtarësimit të Kosovës dhe Shqipërisë në UE-s, sipas shumë gjasave do njohu sfida ose provokime të reja determinante dhe paradigmatike në kuptimin e "dialogut" ose koncesioneve ose kompromisëve tè njohura ndaj Serbisë etj.

Dhe, kush është ose kush ishte dikut  BE-së...?

 Siç dihet, Bashkimin Evropian e përbënin dikur (para Brexitit ose largimit britanik) 28 shtete të pavarura dhe sovrane të përfshiera dhe inkorporuara brenda "modeleve" ose konceptëve të larmishme industriale dhe ekonomike  si "Modeli i Rajnës" i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, "Modeli Skandinavë" i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, "Modeli Anglo-Sakson" i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, "Modeli Jugor ose Mesdhetar" i përbërë nga Spanja, Italia, Qiproja dhe Greqia . 

Briania e Madhe nuk nuk i takon më "ambrellës" ose "çatisë së përbashkë evropiane" për shkak të specifikave ose karakteristikave te mesiperme që jo rrallë e kanë koliduar dhe eklipsuar njëra tjetrën në sfond.

Se këndejmi, diversifikimi (diversiteti ) ,universalizimi (universaliteti ), globalizimi (globaliteti ) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhëniëve dhe raportëve të sotme kontinentale (europiane) dhe interkontinentale (gjithëbotërore) në një masë tepër të madhe u kanë shkuar për shtati bashkëpunimëve, koperimëve, aleancave , konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal. 

Kjo për faktin se në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkohore të "tregut global" dhe një ekonomie të përgjithshme globale ose universale në nivel kontinental dhe interkontinental: Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshinë dhe nënkupton mekanizmat dhe instrumentët e njohura infrastrukturale, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributët, prioritetët dhe favorët ose benificionet e njohura monetare, sociale, industriale dhe ekonomike të tregut global të vlerave dhe kapitalit. 

Ndryshe nga kjo, sipas Kartës ( Deklaratës) Universale të OKB-së të firmosur me 25 prill ,përkatësisht, me 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko të SHBA-së dhe Rezolutës së njohur të Këshillit të Sigurimit të OKB-se( Nr. 1815) të kodifikuar dhe ratifikuar me 18 dhjetor të vitit 1962 , si dhe në bazë të një sërë konventash dhe rezolutash të tjera botërore ose ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njohura globale ose universale të njerëzve, popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej kontinentit dhe globit tonë tokësor: Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror dhe nacional , koekzistenca paqësore, liritë, të drejtat dhe barazitë e njohura shtetërore dhe nacionale së bashku me njohjen dhe respektimin e ndërsjellë ose reciprok të lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të lartëpërmendur shtetëror, nacional, teritorial dhe politik në mes vendëve dhe popujve të ndryshëm kudo në botë: Paraqesin si të thuash rrënjët, themelët ose fundamentët (bazamentët) kryesore ose substanciale të shtetëve dhe shoqërive të pavarura, sovrane, integrale, qytetare dhe demokratike kudo në botë. 

Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe disajnin ,arkitekturën, infrastrukturën ose superstrukturën e njohur institucionale dhe konstitucionale së bashku me edukatën, kulturën, arsimin, profesionalizmin, etikën, estetikën, rezonansën, kohezionin dhe performansën e njohur shtetërore dhe institucionale të cilat së bashku me korin e njohur politik dhe diplomatik: Paraqesin degët ose segmentët (shtyllat) me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e njohur konjuktural ose konjuktivë të politikës së jashtme dhe diplomacisë. 

Aty i kemi edhe të drejtat dhe liritë e garantuara individuale ose kolektive së bashku me spontanitetin ,subjektivitetin, objektivitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, reflektimët e ndryshme objektive dhe subjektive, intimitetin, dinjitetin, imunitetin, sovranitetin dhe integritetin e garantuar politik dhe juridik të lidershipit të njohur shtetëror, nacional dhe politik të një shtetit të pavarur dhe sovran që paraqesin çelësin ose formulën kryesore të edukatës, kulturës dhe një demokracie të zhvilluar, të pavarur (sovrane), integrale, parlamentare ose pluraliste. 

Në këtë frymë të njohur parlamentare dhe demokratike, rrethi(qarku) i mendimëve dhe opinionëve të lira qytetare dhe demokratike së bashku me pluralizmin e njohur politik, dialogun, mirëkutimin, tolerancën, edukatën, kulturën, kompromisin dhe konsenzusin e njohur shtetëror, nacional ose politik, ndodhën në funksion të paqës sociale dhe politike. Respektivisht, koekzistencës paqësore, bashkëjetesës dhe një harmonie të gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare të shtetëve dhe shoqërive të përparuara parlamentare dhe domkratike të UE-s etj.

Por, pavarësisht asaj, sfidat, provokimët ose kanosjet kryesore për Kosovën, shqiptarët, si dhe popujt ose shtetët tjera të Ballkanit dhe Europës, vijnë nga Rusia dhe Serbia.

Ndërkohë që "politika ose filozofia e re neutrale ose izolacioniste" e SHBA-së, gjegjësisht e Administratës së Presidentit Biden, sikur i kanë ushqyer dhe stimuluar akoma më shumë orekset ose apetitët militaroste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të Rusisë, Kinës, Serbisë etj. Kjo sidomos pas "samitit historik" në mes Presidentit Biden dhe Presidentit Putin në Gjenevë, ku thuhet se janë rindarë ose riprojektuar "seferat e reja" të interesave të ndryshme strategjike, gjeopolitike etj.

Ndërkaq, gjermanët mjerisht, akoma janë të pafuqishëm ushtarakisht, për të qenë të fuqishëm në menyrë politike dhe diplomatike, ashtu siç janë në planin industrial, teknologjik, tregtar dhe ekonomik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat