Lumir, Ramush, Memli, ku po ju dhemb që po shtyhen zgjedhjet?!

Opinione

Lumir, Ramush, Memli, ku po ju dhemb që po shtyhen zgjedhjet?!

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 13 shtator 2021 Në ora: 14:16
Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj

Instituti i Shëndetit Publik në bazë të situatës aktuale me pandeminë, i rekomandoi presidentes Osmani që të shtyhen zgjedhjet, rekomandim i duhur duke parë situatën aktuale me panemi. Lukunia nga partitë opozitare nuk mungoi, menjëherë u vëruslën me sulme ndaj qeverisë, që është krejtësisht e pakuptueshme. Instituti është krejtësisht i pavarur, nuk diktohet nga qeveria, aq më tepër nga një qeveri që nuk bën pjesë te ato që ka kapur shtetin. Mbase nga klani “Pronto” janë mësuar që të kapin shtetin dhe mendojnë se të gjithë janë njësoj.

Së pari Ramushi reagoi me dufin e akumuluar nga rënia që po pëson çdo ditë e më shumë partia që udhëheq, me drejtimin e gishtit krejtësisht pa nevojë nga Albin Kurti. Sipas Ramushit, zgjedhjet nuk duhet të shtyhen assesi, i gënjyer nga mendja se do të fitojë shumë komuna. Nëse qenka kështu, sipas logjikës së Ramushit dhe AAK qenka duke u rritur, atëherë aq më mirë të shtyhen zgjedhjet që të rriten edhe më shumë, rrjedhimisht edhe të fitojë edhe më shumë komuna. Sa më shumë që shtyhen zgjedhjet aq më mirë për Ramushin, të jetojë edhe disa ditë më shumë më gënjeshtrat se “do të jemi të parët në nivel Kosove me komunat e fituara”.

E njëjta gjë vlen dhe për PDK-në dhe LDK-në, kjo e dyta pa asnjë të drejtë morale akuzon qeverinë për shtyerje të zgjedhjeve. Sa për dijeni të Lumirit, Albini nuk është drejtor i Institutit por i qeverisë, nevoja për të parë realitetin siç është është e kahmotshme në LDK. I udhëhequr nga direktivat e Isës, Lumiri s'ka mendim të tij personal, një kartë në duart e ish kryetarit më të “keq” në historinë e kësaj partie.

Po harrojnë nga LDK, të cilët padrejtësisht e kritikojnë Institutin se është vegël e qeverisë, se pikërisht ky Institut ka rekomanduar mbajten e seancës kur u rrëzua qeveria Kurti, atëherë nuk paska qenë lodër në duart e qeverisë, qenka bërë tani a?!

Insistuti është i njëjtë, kur vendimet janë në favorin tonë është i pavarur, kur nuk është, është vegël e qeverisë, me ketë logjikë LDK s'mund të bind askënd se është parimore, njësoj si PDK. Krejt e krejt, me kritiku dikë se ka kapur shtetin deri diku edhe i ka hije, ama PDK me akuzu dikë për kapje të Institutit apo ndonjë insitucioni të pavarur është amorale, e pabesueshme dhe e padinjitetshme. Deri në fyt janë të zhytur në korruspion, krejt të këqijat këtij vendi i kanë ardhur nga PDK e cila duhet të mbyll gojën se s'ka moral më fol për drejtësi dhe shtet ligjor.

Shtyrja e zgjedhjeve nuk i levderdis VV-së, pra partisë në pushtet. Sidomos në kohë pandemia, të qëndruarit në pushtet të sjell shqetësim, rritet presioni, mundësitë e vogla, kështu edhe shtohet pakënaqësia, në këtë kuptim, sa më parë mbahen zgjedhjet, aq më mirë për ato parti që qeverisin me komunat.

Janë krejtësisht navie akuzat nga opozita, sikur ata ta kenë fitoren e sigurt dhe qeveria jo. Harrojeni se në komuna ndryshon krejtësisht matematika. Me vepriemt e tyre, partitë në opozitë dëshmojnë mungesë papjekurie, mos respektim të rekomandimeve të Insitutit si i vetmi organ që duhet vlerësuar për periudhën që po kalojmë, jeta e qytetarëvë është mbi të gjitha, edhe pse për disa pushteti është më i rëndësishëm se jeta e njeriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat