Serbët janë njerëz qyqarë si dhe popull i sëmurë mentalisht..!?

Opinione

Serbët janë njerëz qyqarë si dhe popull i sëmurë mentalisht..!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 14 tetor 2021 Në ora: 16:34
Aleksandar Vuçiq

Thirrjet për luftë kundër “terroristëve shqiptar” në takimin e djeshëm në Rashkë (20 km nga kufiri i Kosovës në veri), ku ishte i pranishëm presidenti i Serbisë, A. Vuçiq, shefi i gjeneral-shtabit të ushtrisë, ministri i brendshëm A. Vulin, Lista Srpska në krye me Goran Rakiçin si dhe qindra serbë nga veriu i Kosovës, i ngjanin korit të kukuvajkave, ku secili folës, duke filluar nga G. Rakiçi e deri tek vet shefi i tyre psikopat, Vuçiqi, vajtonin po sikur qyqet e malit, pa asnjë shkak dhe arsye..!? (shiko videon në shtojcë).

Në fillim të tubimit, A. Vuçiqi tha, se ishte kundër vendosjes së kamerave televizive në sallë, por ishte ky insistim i Srpska Listës, gjë të cilën nuk e kuptoi se pse në një tubim të këtillë duhet të ketë kamera, por unë megjithatë e pranojë që të bisedojmë para kamerave, dhe, me siguri se disa gjëra do t’i bisedojmë në fund pa prezencën e kamerave.

Ja, disa thekse nga fjalimet të shkurta të disa pjesëmarrësve (çetnikëve) në këtë tubim antishqiptar, i udhëhequr nga i pari i Serbisë, A. Vuçiqi;

G. Rakiçi; i nderuari shok kryetar, mbi popullin serb në Kosovë dhe “Metohi” është duke u gjuajtur me armë, nuk e dij a i keni pa pamjet se çfarë ka ndodhur sot në veri, se si është gjuajtur mbi popullin serb, dhe unë këtë gjë nuk e kuptoj, por nëse edhe njëherë ndodhë kjo, ne do të ngritemi në rezistencë të përgjithshme popullore, pa marrë parasysh pasojat, do të mbrohemi me të gjitha mjetet deri në fund. Pra, nëse kjo ndodhë edhe njëherë, unë dhe Srpska Lista do t’i bashkohemi popullit për t’u mbrojtur me të gjitha mjetet..!?

Duke ndërhyrë në bisedë, Vuçiq iu drejtua G. Rakiçit; unë i kam pa të gjitha videot, i kam marrë gjitha informatat e duhura nga tereni, madje shumë kohë para jush, i di të gjitha, por mua më intereson, se ku është plagosur Sofranijeviçi dhe si e ka gjendjen. Njëri nga serbët e veriut prezent i tha; se ai është plagosur në Rudare, derisa “shiptarska” policia ka qenë duke u tërhequr, ata kanë gjuajtur me armë në masë, i kanë gjuajtur shtëpitë tona, kanë goditur çdo gjë, kryetar, ne nuk kemi më nerva për durim, ata na e kanë rrezikuar jetën tonë, e plagosën atë djalin para syve tonë, andaj ju pyes, se cili do jetë veprimi i tyre i radhës..!?

Ndërsa një femër nga mesi i sallës derisa po fliste G. Rakiçi, iu drejtua me zë të lartë presidentit Vuçiq; nëse edhe njëherë na sulmojnë me plumba “shiptari”, a do ta dërgoni ushtrinë me na mbrojt...(apllauzë e gjatë)..!?

Folësi i radhës nga serbët e veriut, iu drejtua presidentit duke i thënë, se na ka ardhur thika në fyt nga... nuk them nga “shiptarska” policia, por nga “terroristët” e armatosur të cilët po na maltretojnë çdo ditë, dhe nëse ju doni të na mbroni, mirë, nëse jo, ne do të mbrohemi vetë nga “shiptarski terroristi”.., sepse më nuk durohet kështu...!?

Një femër me mbiemër Saviç nga Leposaviçi, ndër të tjera tha; jam ndjerë shumë e nënçmuar ato ditë në Jarinjë kur pranë nesh kalonte ajo farë, ROSU, dhe ne e ulnim kokën, ndërsa ata prisnin që ne edhe t’iu apllaudojmë, ne nuk kemi më durim, as nerva e as forcë me iu përballuar këtyre sulmeve, ne jemi të vendosur të jetojmë këtu, ndaj iu lutemi të na mbroni, përndryshe ne jemi të detyruar që të mbrohemi vetë (kjo grua qante derisa po fliste, v.j.)..!

Një folës tjetër, tha; unë i kam katër fëmijë, ata çdo ditë janë të rrezikuar nga provokimet dhe presionet e përditshme, më nuk e kemi jetën e sigurt, ne nuk do të heshtim, ata (shqiptarët) i kanë shkelur të gjitha marrëveshjet, më nuk ka besim mes nesh, kjo është koha e fundit që të na mbroni, përndryshe nuk kemi më jetë poshtë (Kosovë-Metohi)..!

Njëfarë Dragica Millomiq, nga Ranilluku, tha; unë kam punuar në jug të Mitrovicës, çdo ditë kam qenë e sulmuar me gurë nga shqiptarët e jo nga “albanacit”, sepse albanci janë në Shqipëri, ndërsa “shiptari” janë këtu tek ne...djali im është detyruar të ikë nga këtu, atë nuk e shoh atë çdo ditë si nënë që jam.., nuk dijmë ç’të bëjmë...nuk dua t’i lëshojmë vatrat tona ku i kemi varrosur të dashurit tonë në vitin 1999... Predsedniçe Vuçiqu, a doni ju dhe ushtria jonë të qëndroni pas nesh... ose ne do ta mbrojmë veten sikur që e kemi mbrojtur Urën me muaj të tërë...ne po përjetojmë çdo gjë të keqe këtu...nuk kemi barna për shërim, na duhet të vijmë në Rashkë të blejmë ilaçe...këtu nuk kemi barnatore, nuk kemi as transport rrugorë, sepse na e kanë hequr.. punëtorët tanë nuk lejohen të punojnë në Trepçë..., qëndroni me neve që të mos ketë këtu “Ollujë” (ofensivë ndaj serbëve në Kroaci, v.j.), përndryshe çdo gjë do jetë vonë për neve...!?

Biseduesi i radhës nga Leposaviçi, presidentit iu drejtua me kërkesën; o na mbroni, ose ne do mbrohemi vetë me çdo mjet.. i cili mori apllauzë të gjatë...!?

Më pas, çetniku tjetër nga Zveçani, tha, ata (shiptari) po na provokojnë vazhdimisht, tash janë do farë zgjedhjeve, çfarë zgjedhjeve bre, ato për neve nuk ekzistojnë, ne nuk i njohim ato, ne do ta thërrasim Srpaska Listën dhe gjithë serbët që të tërhiqen nga të ashtuquajturat institucione të Prishtinës dhe t’i bojkotojmë zgjedhjet, dhe krejt çka është shqiptare, këto zgjedhje nuk kanë kurrfarë kuptimi për ne serbët...po, çfarë organesh, ku na detyrojnë që fëmijët tanë të mësojnë “shiptarski jezik” (gjuhën shqipe)...ne duhet të tërhiqemi menjëherë nga ato organe...(apllauzë e gjatë)..!?

Folësi tjetër kërkoi nga predsedniku, që mbi Kosovë dhe Metohi të lëshohen menjëherë disa aeroplanë ushtarak që t’iu tregojmë “shiptarima” se ne e kemi Serbinë pas vetes e cila na mbron, unë qe 20 vite po jetojë në barrikada, pengesa dhe dhunë nga “shiptarski terroristi”..!?

Në vazhdim folës tjerë thanë; se sot në Mitrovicë ka pas luftë, aty është gjuajtur me armë në çdo anë, neve na ka ardhur thika në asht, ne do të mbrohemi me çdo mjet, ne sot jemi më të bashkuar se kurrë, kemi qenë kundër hyrjes në të ashtuquajturat institucione të Prishtinës, por kemi hyrë brenda tyre që t’i mbrojmë të drejtat tona, por qe 8 vite krejt ka qenë e kot, sepse ne nuk kemi fituar asgjë, por ne do vazhdojmë që brenda atyre institucioneve t’i kërkojmë të drejtat tona, pranë diskriminimit që po na e bëjnë, aty nuk kemi përkthime në gjuhën serbe, ata na injorojnë plotësisht... në të kundërtën do fillojmë mos dëgjueshmërinë e plotë qytetare ndaj tyre, duke u larguar të gjithë ne nga ato institucione të përbashkëta. Kemi duruar shumë, kemi thënë se pas kësaj marrëveshje, ose asaj tjetrës në Bruksel do bëhet më mirë për neve, por çdo herë bëhej më keq. Ne duam ta dijmë, a jemi të vetmuar në këtë ngjarje, apo ju “predsedniçe” do qëndroni bashkë me ne, në mbrojtje të Kosovës dhe serbëve këtu. Ne besojmë në ju, dhe iu lutemi të na mbroni, ose ne do mbrohemi ashtu qysh dimë dhe mundemi vetë, sepse më nuk do mund ta durojmë këtë terror..!?

Në një atmosferë tepër të zjarret, frymë nacionaliste, fyese për shqiptarët dhe e mbushur me urrejtje ndaj policisë dhe popullit shqiptar në Kosovë, presidentit serb A. Vuçiq, në fund të tubimit, të pranishmëve iu drejtohet me këto konstatime;

Unë, iu lus që mos të ndërhyni me duartrokitje e as me fishkëllima, dua të më dëgjoni deri në fund. Unë sot e kuptova më mirë se çka mendon populli, ju e dini se neve për Kosovën dhe Metohinë, na kanë ndodhur vetëm gjëra të këqija, sot i kuptoj shqetësimet tuaja dhe frikën që keni për ju dhe familjet tuaja, jemi të gjithë të mbushur plotë me emocione, por do iu rikujtoi vitin 2013, kur në Bruksel të gjithë ministrat e asaj kohe u pajtuan me tekstin e marrëveshjes, ku parashihej që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, përveç meje, dhe, unë bashkë me juve e hoqa atë pikë të tekstin e asaj marrëveshjeje. Ajo ka qenë nata më e vështirë në jetën time. Dhe, sot Kosova falë asaj nate, nuk është anëtare e OKB-së. Ajo ka qenë Pika e 14-të e marrëveshjes. Me atë marrëveshje ka qenë e paraparë që në komunat me shumicë serbe policia të jetë në proporcion 60 X 40% në favor të serbëve, por unë nuk kam pranuar këtë përqindje, andaj sot në komunat tona i kemi 90% policë serb. Dua t’iu them, se asnjë zgjidhje për neve nuk ka qenë e mirë, por duhej të zgjidhnim solucionin me të cilin nuk do e rrezikonim sigurinë e gjithë Serbisë, duhej ta nxirrnim vendin nga varfëria, të forcoheshim ekonomikisht, dhe sot në veri të Kosovës i kemi rrogat më të larta se sa këtu në Rashkë.

Është krijuar bindja se në veri të Kosovës të gjithë janë hajna, kriminelë, shvercerë, dilerë, etj., ata duhet të eliminohen, kështu më thoshte edhe H. Thaçi. Unë pajtohem plotësisht me juve, ata (shqiptarët) e kanë gjetur çastin që të na sulmojnë në “Plazma-Keks” dhe limenke, Coca-cola dhe Fanta, të armatosur me tyta të gjata të armëve, madje këtu në Rudare i kemi gjetur 65 gëzhoja të plumbave të NATO-s të kalibrit 5.56 mm që shqiptarët i ka zbrazur, ajo farë ROSU, siç e quajnë ata..!?

Janë tri arsye që ata po i bëjnë këtë veprime, e para, sepse disa fuqive të mëdha, jo të gjithave, po iu ngutet që të destabilizojnë çdo gjë në Ballkan, që gjithçka të shkatërrohet, ngase vetëm në këtë situatë ata mund të udhëheqin me proceset e tyre strategjike, e dyta, ata nuk e kanë vetëm synimin që Kosova të jetë e pavarur, që gjithsesi po, veçse qëllimi i tyre është që ta dobësojnë Serbinë. Mendoni ju se atyre iu pëlqen që Serbia të përparojë ekonomikisht, e cila në katër vitet e fundit ishte e katërta në rajon për nga të ardhurat, ndërsa sot është në vendin e parë, atyre nuk iu pëlqen që ne të investojmë në kisha, në manastire, në arsim dhe në ushtri, pra duan ta ndalojnë Serbinë që të forcohet.

Mos harroni, se ata, në rend të parë, Amerika, Britania, Gjermania, nuk duan në asnjë mënyrë të heqin dorë nga pavarësia e gjithanshme e Kosovës, shtoni këtyre lirisht Francën, Italinë dhe krejt Quint-in, por para së gjithash këto tri vende. Bile, as që ua ndien fare se çfarë do bëjnë për këtë qëllim, dhe, a keni dëgjuar sot se ndonjëra prej tyre ka thënë se shqiptarët janë fajtorë për ngjarjet në veri, ata nuk shqetësohen fare për këtë, e as për lotët tuaja për fëmijët tuaj. Sot me dëshirë do t’i thirrja në telefon 50 shefa shtetesh, por jo, e kam thirr vetëm Lajçakun, do duhej t’i njoftoja mbi situatën, dhe më vjen mirë që BE-ja për herë të parë nuk i ka dënuar dy palët, nuk e dij se çfarë do na thoshte neve, për çfarë do na qortonte. Më besoni, ata (shqiptarët) u paraqiten se nuk dinë asgjë, por në fakt më vonë iu thanë disa të huajve, se aksionin e kanë ndërmarrë në koordinim me një shtet të madh nga këto 5 vendet e QUINT-it.

Tash para nesh shtrohet pyetja, se çka duhet të bëjmë në këtë situatë të krijuar, ngase e kemi kuptuar mirë njëri tjetrin, po e shoh se çfarë disponimi mbretëron tek ju, kam ardhur këtu t’iu them, edhe pse e dij se nuk do më dëgjoni. Unë kam biseduar disa herë me juve në K. Mitrovicë, dhe kam qenë i vetëdijshëm se ne duhet të blejmë kohë dhe mirë më kanë dalë parashikimet. Frikësohem se në Prishtinë mund të gjendet ndonjë njeri irracional, por ka edhe në mesin e disa fuqive të mëdha qëllimkëqij, jo të gjithë, të cilët duan konflikte në Ballkan, që Serbia mos t’iu afrohet atyre, që Serbia mos të zhvillohet, që Serbinë ta fusin në konflikt. E dij se ruajtja e paqes është në interesin tonë, unë edhe në vitin 2017 kam menduar mbi 50 herë dhe kam thënë, se Serbia nuk do lejon Ollujë dhe ngjarje të vitit 2004, kam thënë se ne nuk do lejojmë rrufe dhe vrasje mbi popullin tonë, andaj edhe kam ardhur këtu tek ju menjëherë. Unë nuk e ftoj askënd nga ju që të hynë në konflikt me askënd, e kam kuptuar vendimin tuaj, por kam shpresuar se do mendoni pak më racionalisht, nuk jam gllup (trullan) që mos ta kuptoj marrëveshjen tuaj, i kuptoj edhe emocionet tuaja, por mendoj se ajo nuk është zgjidhja më e mençur, por mundem t’iu them, se çfarëdo që të ndodhë, dhe si do që të ndodhë, Serbia dhe populli serb janë me ju dhe pranë jush..!?

P.S. Për mua si njohës i mirë i gjuhës serbe dhe i rrethanave në raportet serbo-shqiptare, si dhe i politikës hegjemoniste antishqiptare serbe gjatë shekujve, dua të konstatoj nga ajo se çfarë dëgjova në këtë video prej 1 orë e 08 minutash, se serbët në thelb janë njerëz kakavica (qyqarë), ngase krejt çfarë thonë rrejnë, dhe kur rrejnë me sy hapur, qajnë sikur qyqet, sepse janë qenie të mjera dhe kurrë nuk kanë treguar trimëri individuale, përveç se kur e kanë pasur pas shpine ushtrinë ose policinë e tyre. Ky është thelbi i qyqarllëkut të tyre, dhe, nuk besoj kurrë se populli serb do të humanizohet dhe civilizohet ndonjëherë në jetën e tyre prej frikacakëve të pa moral, të pa dinjitet dhe të hipnotizuar nga shpirti i kriminalizuar deri në pafundësi...!?

Marrë nga video në You Tube nga tubimi i serbëve në Rashkë.Përgatiti:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat