Nuk mbrohet UÇK-ja duke u munduar për ta mundur familjen e simbolit kombëtar, Komandantit Legjendar, Adem Jasharit!...

Opinione

Nuk mbrohet UÇK-ja duke u munduar për ta mundur familjen e simbolit kombëtar, Komandantit Legjendar, Adem Jasharit!...

Nga: Sami Arifi Më: 18 tetor 2021 Në ora: 10:35
Komandantit Legjendar, Adem Jashari

Grupet e padrejtësisë të infiltruara përmes partive politike, përmes pafytyrësisë së tyre të organizuara për interesa të veta personale, menduan se fituan në zgjedhjet e lira, në qytetin e Skënerajt, mbi interesin e përgjithshëm kombëtar!...

-Forcat e organizuara politike vazhdimisht fitojnë, fatëmirësi është për popullin në zgjedhje përmes votës së lirë të fitojnë forcat e organizuara të drejta politike, ndërsa fatkeqësi është për popullin kurë fitojnë në zgjedhje forcat e padrejta të organizuara në parti politike përmes zgjedhjeve të lira, fatkeqësisht kjo ndodhi në Skënderaj!...

-Popull i nderuar mos bieni pre e organizimeve përmes forcave të padrejta të atyre partive politike ku është përfitimi materjal i individëve, e jo interesi i përgjithshëm kombëtar si në rastin e zgjedhjeve të lira në komunën e Skënderajt...

-Komanfanti Legjendar, Adem Jashari, dhe familja e tij për popullin shqiptar është shenjtri!...

-Nuk mbrohet UÇK-ja në Hagë duke u munduar për ta mund familjen e shenjt të kombit shqiptar...

-Familja e Legjendarit Adem Jashari është dhe do të jetë në jetë, është dhe do të mbetet në dritë të vërtet, është dhe do të mbetet burim i rrezatimit të dritës për gjithë shqiptarët në tërë rruzullin tokësor, assesi jo vetëm për një komunë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat