Çka (çfarë) mund të mësohet nga zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal në Kosovë...?

Opinione

Çka (çfarë) mund të mësohet nga zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal në Kosovë...?

Nga: Agron Shabani Më: 18 tetor 2021 Në ora: 17:47
Agron Shabani

Në fillim po e receku prap se politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqërore ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, levizjet, procesët, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendet, tendecat ose manifestimet e ndryshme historike, ushtarake, politike, diplomatike etj. Mekanizmat ose institucionet e ndryshme valide, vendimmarrëse ose relevante. Verat, parimet, konceptët, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm  lokal e qëndor e kështu me radhë. 

Ndërkaq, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër na con (shpie) në diskursin e njohur sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejtës ose veçanti shkencore ose metodologjike) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. 

Kështu që shkencat politike, janë të ngarkuara ose detyruara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, andronologjia, historia, religjioni etj.

Ndonëse, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot.

K. Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?!

Mëqe, sipas Maks Veberit (Max Weber) dhe Artur Shopenhajerit (Arthur Schoppenhauer): Botën e sundojnë demonët ose "dishepujt" e ndryshëm të "mbretërisë" së të keqës: Të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karierës, pasurisë së pandershme ose korupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme diabolike.

Zgjedhjet e fundit (të djeshmet) për pushtetin lokal në Kosovë, përveç epiologut të papritur ose senzaional në disa komuna, sikur na e rikujtuan në sfond batutën ose proverbën e njohur popullore: "Me mirë i pari në katund, se sa i fundit në shehër ose qytet.

Daut Haradinaj si për shëmbull, po të kishte konkuruar ose kandiduar në katundin (vendlidjen) ose komunën e tij, do kishte fituar 9O % vota me tepër se sa në Prishtinë ku "qytetarët e lartë" të Prishtinës, të njohur për "kulturë" dhe mentalitet lokalist dhe provincialist së bashku me ata të Pejës etj....me më deshirë e zgjedhin ose votojnë një gabel, ashkali, bastard, hibrid ose melez të "shehrit", se sa një luftëtar, komandant (çlirimtar), intelektual ose politikan shqiptar të fshatit ose katundit.

Ndërkohë që epilogu ose rezultati zgjedor në Skenderaj të Drenicës, edhe njëherë e bëri të qartë domosdoshmërinë e ringjalljes ose ripërtrirjes së miqësive dhe aleancave të njohura natyrore, historike, ushtarake (luftarake) ose patriotike nga loha e luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, edhe në kohë paqe ose paslufte në Kosovë.

Se këndejmi, është e natyrshme dhe plotëisht e logjikshme ose justiikuese që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku dhe çlirimtarët tjerë, t'ua njohin, çmojnë, vlerësojnë dhe respektojnë shumë me tepër vlerat dhe meritat e njohura (intelektuale, profesionale, patriotike etj.)-Bekim Jasharit, Lulzim Jasharit, Rifat Jasharit ose pjesëtarëve të familjes monumentale dhe emblematike të Jasharëve nga Prekazi, se sa ata që luftën e UÇK-së, e kanë parë në televizor, ose kanë lëxuar e mësuar për të në libra ose gazeta.

D. Easton në veprat e tij shkencore "A Discipline Dividet: Schcoolls and the Sects in Political Scince", si dhe në "New Handbook of Political Science", asokohe i vuri bazat ose themelët e njohura shkencore, rigoroze, progresive, moderne ose bashkohore në politologji ose shkenca politike, duke theksuar ose potencuar faktin e njohur shkencor ose metodologjik, sipas të të cilit, edukata, kultura, pluralizimi dhe demokracia e njohur amerikane, kanë lindur, janë zhvilluar, përsosur dhe afiruar krahas luftës së njohur për liri dhe pavarësi, si dhe të lulëzimit ose shkëlqimit të njohur ekonomik, industrial dhe teknologjik.

Ndonëse, në ato vende a shtete ku sundojnë ose dominojnë ideologjitë ose mentalitetët e njohura autoritare, totalitariste, tribale, lokaliste, nepotiste, klanore, provincialiste dhe të tjera, në menyrë brilante dhe suplementare i ka paraqitur ose prezantuar Franc Noiman (Franz Neuman) në librin e tij me titull "The Democratic and the Authoritarian State" ( Shteti Demokratik dhe Shteti Autortitarist).

Ndaj, në domenin ose kontestin e njohur civis (qytetari), civitas (shteti) dhe civilis (pushteti qytetar ose politik): Lidershipi lokal dhe qëndorë në Kosovë, nuk është keq të mendojnë dhe reflektojnë së bashku me "corpus iuris civilis" etj.

Përsonalisht, nuk iu besojë aspak shpifjeve, trillëve ose manipulimëve të nrryshme "senzacionale"ose "bombastike" mbi komplotët, sabotazhët, kurthat, intrigat ose dredhitë e ndryshme të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Sami Lushtakut a dikujt tjetër-ndaj komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit. 

Ashtu siç nuk u besojë dhe nuk dua t'u besojë armiqsive ose rivalitetëve të ndryshme në mes Vëllezërve Geci nga Llausha me Hashim Thaçin ose dikënd tjetër, të cilat në instancë të fundit janë mospajtime konceptuale, ideologjike, politike, partiake ose programatike mes miqshë ose mes vëllezërish të gjakut, besës, luftës dhe idealit të përbashkët.

Edhe animi ose pozicionimi i djemve ose familjarëve të Kadri Veselit ose Hashim Thaçit në anën (krahun) e z. Nura-kundër z. Jashari, të duken paradoksale, reaksionare dhe anakronike. 

Jasharët e Prekazit-janë liria (çlirimi), shteti, legjenda dhe historia vet.

Haradinajt e Glloxhanit-gjithashtu.

Si t'ia bësh me "supermenët e serbë"?!, kjo është dilema e Kosovës dhe shqiptarëve.

Për fund, një apologji komparative ose analogike: (Pa të keq ndaj serbëve ose dikujt tjetër!)

Në shumë gjuhë botërore, vite ose dekada me parë, është botuar (publikuar) libri ose vepra e njohur shkencore ose antologjike e njërit prej filozofëve ose dijetarëve më të shquar në fushën e antropologjisë politike në mbarë botën, siç është studiuesi, eruditi ose antropologu i famshëm frëng (francez)-Pierrè Clastres me titull "Shoqëria kundër shtetit". Ndonëse, në analogji, sintoni dhe korrespodencë të madhe orijentuese dhe diskursive me veprën e njohur të filozofit ose studiuesit frëng të politikës, Miguel Abensour, me titull "Demokracia kundër shtetit". 

 Pierrè Clastres, edhe Miguel Abensor në vepërat e tyre në fjalë, pos tjerash e vëjnë në spikamë faktin e njohur sipas të të cilit edhe komunitetët ose "shoqëritë primitive" ose parapolitike, mund të kenë natyrë ose karakter politik, për dallim të shoqërive moderne ose bashkohore, të ngritura, formuara dhe organizuara me anë të aparatit të njohur shtetror, ligjorë, respektivisht inkursivë, represivë ose repërkusivë. Pse kjo? 
Sepse, gjithënjë sipas studiuesit ose antropologut të shquar francez (Pierrè Clastres), kjo do thotë se shoqëritë ose komunitetët e ndryshme ordinare, primitive ose parapolitike, nuk kanë qenè kurrë të interesuara për formacionet, organizimet ose aparatët e njohura shtetrore, qeveritare, ligjore, policore, ushtarake, administrative, juridike, politike dhe të tjera, por për organizimin, bashkimin dhe mbijetesën e tyre optimale, latente ose permanente me anë të një "barazie ordinare, natyrore ose mbinatyrore" me anë të një "ligji" ose "kontrate" të pashkruar shoqërore, sociale, politike etj. 

Ndaj, mu për këtë, në veprën entij me titull "Antrophologie Politique" (Antropologjia Politike), ekselenca e tij, z. Pierrè Clastres, është i mendimit se për dallim të antropologjisë klasike e cila njeriun dhe shoqërinë e lashtë primitive ose arkaike i përshkruan dhe prezanton si një shoqëri ose komunitet të pashtet dhe të pa pushtet, gjegjësisht, si një shoqëri fragjile, heterogjene, poroze dhe tepër inkompakte ose ireverzibile: Duke iu referuar mjetëve, parimëve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike: Gjithëçka ose çdo gjë mund të ndryshoi, transformohet dhe substituuohet në të mirën e gjithëmbarshme të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive në qoftë se institucionët ose mekanizmat e njohura shtetërore, qeveritare ose politike, nuk i definojmë dhe konceptojmë vazhdimisht si instrumente ose kategori të ndryshme represive, inkursive, restriktive, repërkusive etj. Por vetëm si njjë diçka të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme (globale dhe universale) të individit dhe kolektivitetit..Respektivisht, shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat