Mentaliteti i zgjedhësve në raport me të zgjedhuritë në zgjedhjet e të gjitha llojeve në Kosovë

Opinione

Mentaliteti i zgjedhësve në raport me të zgjedhuritë në zgjedhjet e të gjitha llojeve në Kosovë

Nga: Adem Bytyçi Më: 19 tetor 2021 Në ora: 06:18
Adem Bytyçi

Po të merret parasysh mentaliteti, madje edhe psikologjia, pse jo e zgjedhësve në raport me të zgjedhurit në zgjedhjet në vendin tonë ,asnjëherë zgjedhjet nuk mund të japin një rezultat zgjedhor cilësore në interesin më të mirë të qytetarëve, sepse qytetarët tonë me rastin e votimit nuk e votojnë kandididatin përkatësisht partinë më të mirën që vërtetë e meriton për tu votuar, por e votojnë kandidatin apo partinë që e njeh dhe me të cilin respektivisht me të cilën qendron në një lidhje nepotike me të.

Kandidati apo partia nuk është kruciale sipas mentalitetetit në fjalë të votuesit në raport me të votuarin ta meritojë për tu votuar, por sipas këtij versioni me rëndësi është të jetë mik i votuesit, kushëri i tij apo edhe mik i mikut të votuesit.

Përderisa në procesin e zgjedhjeve në vendin tonë nuk ndryshon ky mentalitët dhe kjo psikologji patologjike nepotike e zgjedhësve në raport me të zgjedhurit, asnjëherë në vendin tonë ska për t'i fituar zgjedhjet kondidati përkatësisht subjekti politik i cili e meriton fitorën dhe është në interesin më të mirë të qytetarëve .

Një fenomen i tillë kaq negativ është i pranishëm zakonisht të ata popuj apo kombe, të cilët akoma nuk kanë arritë vetëtijën gjegjësisht shkallën e emancipimit politk dhe kombëtar për të dalur nga katrahurat e bajraktarllakut dhe nepotizmit anakronik në historinë e emancipimit politik, kulturor , kombëtar dhe civilizues të tyre...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat