Vlerësimi apo i ashtuquajturi raporti për Republikën e Kosovës i KE, çështje serioze apo dukuri e një politike të koklavitur të vet BE-së?

Opinione

Vlerësimi apo i ashtuquajturi raporti për Republikën e Kosovës i KE, çështje serioze apo dukuri e një politike të koklavitur të vet BE-së?

Nga: Sabahate Byci Më: 22 tetor 2021 Në ora: 11:07
Sabahate Byci

Siç jemi „mësuar“ çdoherë, kudo dhe në çdo rast, në Konstellation me kërkesën për liberalizimin e vizave, përkatësisht për lejimin e daljes së lirë edhe atë eksplicit të popullit tonë shqiptar në Kosovë sepse etnitë minore të Kosovës që moti janë të lira (me pasaporta të vendeve të tyre amë), sa i përket lëvizjes së lirë drejt shteteve të BE-së, po deklarohet se Kosova ende nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave e minoritetet e Republikës së Kosovës më shumë po gëzojnë të drejta se sa popullsia 95% shqiptare e saj.

Përderisa BE çdoherë intensiv po kërkon që Kosova të integrojë minoritetin, përkatësisht etnitë 5% të saj, mu ky Bashkim Evropian dhe jo vetëm, po vepron në formë paradoksale kontradiktore duke i dhënë eksplicit përparësi minoritetit një etnik serb?!!!

BE ndër të tjerash si kusht për liberalizimin e vizave për kosovarët që moti e ka definuar dhe po kërkon që të „luftohet“ kriminaliteti, korrupsioni e shumë e shumë veti të tjera që e pengojnë shtet-formimin e drejtë, gjersa personat vakant të caktuar për mirë e mbarë vajtjen e dialogut të shteteve në konflikt politik, po tregohen së pari jo lojal ndaj vetes së vet dhe përcaktimeve edhe qëndrimeve politike të veta! Njëkohësisht po reflektojnë një politikë dyfytyrëshe personale, që të jep të mendosh apo të kuptosh se a janë duke ditur se çka po bëjnë dhe çka po duan?!

Andaj, unë me këso sjellje të personave të tillë dua ta shpreh opinionin tim dhe them;

-Stop korrupsionit Global - Politik - institucional si dhe stop mbështetjeve asociative vetë kontradiktore të BE-së dhe jo vetëm dhe përkrahjes laterale eksplicite vetëm për minor-etnitë duke e „fajësuar“ masën e popullsisë më të madhe në R. e Kosovës.

BE dhe jo vetëm si dhe qëndrimet kontradiktore me politikat anomale-paradoksale në konstelacion me shtetin tonë të ri KOSOVËS siç po shihet ka kohë që është duke laboruar për të gjetur formën më efikase se si duhet të veprojë për të dalë VET nga „krizat financiare“ globale!

Andaj Kosovën po e konsiderojnë si vrima e fundit e kavallit (e fyellit)!

EUROPA E BASHKUAR?!!! ose BASHKIMI EUROPIAN formulim apo definim ky sugjestiv që në shumicën e rasteve krejt „shpresat i rrumbullakëson“ dhe për një moment të jep të kuptohet se Evropa, përkatësisht 27vendet anëtare të saj të „bashkuara“ praktikisht në fakt që prej vitit 1950 - që kur 6 Shtetet si;

1 Belgjika

1.Gjermania

3.Franca

4.Italia

5.Luxemburgu dhe

6.Hollanda

të cilat në emër të Qymyrit dhe Hekurit e lidhen „besën“ dhe nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim Ekonomik e Politik përkatësisht për një Bashkim dhe një Siguri Afatgjate, aspak nuk po tregojnë veten si BE, por gjithnjë e më shumë po del në pah taktika sipas ligjit të faunës „I madhi e ha të voglin!“

Dhe fatmirësisht apo fatkeqësisht, që 71 Vjet EU, sipas mendimit tim pak, shumë pak nga këto vende besë lidhëse ndaj njëra-tjetrës, iu kanë „larguar qymyrit dhe hekurit“, e posaçërisht Franca dhe Holanda.

Pra, vlerësuar nga aspekti politik, 5 vendet tjera themeluese të BE-së në vitin 1950 bukur mirë kanë përparuar, përveç shtetit të Francës dhe Holandës!

Franca dhe Holanda, që të dyja shtetet siç po shihet qëndrimi i tyre për integrime të reja të shteteve të cilat gjeografikisht veçse janë në Kontinentin e Evropës po e kundërshtojnë procesin Integrues, edhe pse të gjitha kërkesat e parashtruara të shteteve për integrim në fjalë janë plotësuar por Franca dhe Holanda po stagnojnë, që të mos them po vendnumrojnë!

PSE?!

Sepse një situatë e tillë po iu konvenon.

Sepse duke anashkaluar shumicën e ndryshimeve Politike-Ekonomike-apo Ekonomiko-Politike Financiare, praktikisht po vet kontribuojnë për profitet personale!

E edhe që shteti i ri i jonë Kosova sa i përket qarkullimeve Financiare në kontinentin e vet në EUROPË i izoluar, përderisa në Kosovë kujt t’i ketë qejfi si për shembull personave të BE, ani pse shtetet e tyre se kanë pranuar PAVARSINË e Kosovës, hyjnë e dalin sipas motos;

-„HIN BEG SE S‘KA HAVALE“ dhe se Vendlindja e ime ILIRODARDANE KOSOVA E IME BUKUROSHE POLITIKSHT, EKONOMIKISHT DHE ÇKA ËSHTË MË E KEQJA FINANCIAISHT po vlerësohet dhe konsiderohet njëjtë në një pozitë me shtetet e vendeve të treta në BOTË PSE JU LUTEM A KA KUSH TË MË TRREGOJË?

PSE????!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat