Vasa Çubriloviç shkruan rruga e vetme për të shpërngulur shqiptarët është forca brutale dhe shteti i organizuar!

Opinione

Vasa Çubriloviç shkruan rruga e vetme për të shpërngulur shqiptarët është forca brutale dhe shteti i organizuar!

Nga: Nijazi Halili Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:11
Nijazi Halili

Akademiku serb, Çubriloviç është korrektuesi dhe zhvilluesi i doktrinës së akademikut Garashanini në kushtet e reja të Jugosllavisë dhe gjatë Sistemit Ndërkombëtar të Versajës. Duke shkruar me metodën që do të duhej ndjekur për të realizuar përzënien e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia Perëndimore dhe zëvendësimi i tyre me kolonë sllavë, Vasa Çubriloviç shkruan: “E vetmja rrugë dhe mënyrë për të shpërngulur shqiptarët është forca brutale e shtetit të organizuar, të cilin e kemi pasur gjithnjë superior ndaj tyre”    

Natyrisht, Çubriloviçi e dinte mirë se tanimë edhe tek shqiptarët, sidomos mbas shpalljes së pavarësisë së shtetit të tyre në vitin 1912 ndërgjegjja kombëtare dhe fryma nacionaliste ishin rritur e përhapur shumë shpejtë dhe me agresivitet. Çubriloviçi e parasheh këtë luftë identitetesh ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në këtë paragraf...

“Është e pamundur të flasësh për ndonjë farë asimilimi nacional të shqiptarëve në favor serb. Përkundrazi, për shkak se ato e mbështesin veten e vet te Shqipëria, ndërgjegjja e tyre kombëtare është zgjuar dhe nëse nuk e llogarisim këtë në kohën  e duhur, brenda 20-30 vjetësh ne do të përballemi me një irredentizëm të tmerrshëm, shenjat e të cilit janë pothuajse të dukshme dhe që në mënyrë të pashmangshme do të përkeqësonte gjithë territoret e jugut”.

Çubriloviçi parashikonte në platformën e tij përzënien e rreth 200 mijë shqiptarëve, kryesisht në Turqi dhe një pjesë në Shqipëri. Kjo platformë, ndonëse nuk u zbatua tërësisht për arsye të rezistencës së fortë të shqiptarëve dhe të konjukturës ndërkombëtare që nuk favorizoi një zhvendosje të tillë, sërish ajo bëri shpërngulje të konsiderueshme të mijëra familjeve shqiptare dhe vendosi shumë kolonë serbë e malazezë në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat