Kush pritet të arrestohet nga Gjykata Speciale?!

Opinione

Kush pritet të arrestohet nga Gjykata Speciale?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:33
Autori

U bë një vit që kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u arrestuan dhe u dërguan në Dhomat e Specializuara të paraburgimit në Hagë. Edhe pas një viti, akoma s`ka filluar procesi gjyqësor ndaj tyre, me prokurorinë që kërkon kohë.

Tanimë këto janë procedura të cilat u takojnë prokurorëvë të Specialës, e cila ka kohë që s`ka bërë arrestime të tjera.

Në aktakuzën e Specialës,  pretendohet  se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë të akuzuar janë përgjegjës për rreth 100 vrasje. Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh , serbësh, romësh dhe të etnive të tjera të Kosovës, si dhe përfshijnë kundërshtarë politik.Të kujtojmë se kjo Gjykatë ishte themeluar pas publikimit të një raporti nga senatori zviceran, Dick Marty, i cili kishte shkruar se gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime dhe është bërë trafikim me organe nga luftëtarët vendas.

Për t’i hetuar këto akuza ishte emëruar fillimisht Prokurori, Clint Williamson, i cili kishte thënë se do të ngritën përafërsisht dhjetë aktakuza ndaj ish-udhëheqjes së UÇK-së. “Ne besojmë se Task Forca do të jetë në gjendje të ngrejë aktakuza kundrejt disa ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së për krime kundër Serbëve, Romëve dhe etnive tjera si dhe Shqiptarëve që janë besuar të kenë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë dhe rivalëve politikë”, kishte thënë Williamson, në korrik, të vitit 2014. Ky Prokuror kishte përmendur numrin dhjetë të aktakuzave, por jo edhe numrin e të akuzuarve.

“Kaq, pak a shumë, ndoshta me pak por afërsisht 10 aktakuza”. Në këtë kuptim, duke pasur parasysh se në këtë raport  përmenden edhe eksponentët tjerë të UÇK-së Shaip Muja, Azem Syla, Fatmir Limaj , Xhavit Haliti, e Ramush Haradinaj, akoma nukj anë arrestuar dhe nuk dihet se a do të ndodh një gjë e tillë. Ramushi ka qenë dy herë, dhe gjasat janë të vogla që të ndodh një gjë e tillë, ata që janë të rrezikuar për të shkuar janë : Azem Syla, Xhavit Haliti, Shaip Muja, dhe disa figura të tjera të larta të luftës, të cilët janë përgjegjës kryesorë që u themelua kjo gjykatë. Për më tepër edhe vet shumica nga këta e kanë votuar, me Hashimin në vijën e parë që konfirmonte se “ kush nuk e voton Specialën është kundër Kosovës”.

Nëse këta, ish udhëheqësit e luftës s`do e kenë drejtësinë, kurrë s`do të ndodhte specialja. S`ka ndodhur asnjëherë që të ngrihet një gjykatë si e Kosovës, s’kishte nevojë ngase në shtetet e dala nga lufta ishin vet organet e drejtësië që punoin të pavarura. Rasti i kroacisë, e cila ka arritur me shuëm sukses të shkëpus drejtëisnë nga politika, ku janë shqyrtuar të gjitha pretendiemt për parregullësi gjatë dhe pas luftës.

Specialja u formua ngase këtu nuk kishte drejtësi, ajo ishe në shërbim të politikës,  të të “fortëve” që janë disa sot në Hagë e disa akoma jo. Ata që janë sot në Hagë dhe ata që pritet të shkojnë, ngase Specialja nuk është formuar për 5-6 njerëz, sikur të punoin pë të mriën e vendit, të mos e kapnin drejtësinë me afera “ Pronto”, sikur mos të punonin vetëm për xhepat e tyre, do të gëzonin mbështetje të madhe nga të gjjithë qytetarët, por jo, nuk e meritojnë. Për më tepër edhe sot e “ zhvatin” buxhetin e shtetit me miliona për avokatat, vizita familjare etj, ndonëse s’kanë lënë gjë të shëmtuar pa bërë kundër popullit të tyre. Një pikëpyetje vazhdon të sorrollatet poshtë e lartë, pse Specialja nuk ka arrestuar që 1 vjet asnjë përson tjetër, apo pritet që nëntori ( në të cilin jemi) të vazhdojë me arrestime ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat