Kush i paraprinte burgosjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi?!...

Opinione

Kush i paraprinte burgosjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi?!...

Nga: Sami Arifi Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:57
Sami Arifi

Shqiptar bënin luftë për barazi me kombet e Jugosllavisë, në pamundësi për t’iu bashkuar shtetit amë. Populli ynë edhe se zinte vendin e tretë në shtetin jugosllav pas serbeve dhe kroatëve ishte i pabarabartë me kombet e ish-Jugosllavisë. Serbia për ta mbajtur Kosovën pjesë të saj, ajo bënte shtypjen e shqiptarëve duke përdorur veglat e tyre, bashkëpunëtorët shqiptarë, për realizimin e hegjemonisë mbi shqiptarët.

-Serbia ishte dirigjuese që iu printe proceseve politike për Kosovën, ndërsa të dirigjuarit nga Serbia në të gjitha institucionet pothuajse ishin bashkëpunëtorët shqiptarë të saj.

-Fillimisht Serbia aplikojë masa të jashtëzakonshme për frikësimin e popullit shqiptar të cilat i’a aplikuan me përpikëmëri bashkëpunëtorët e saj atëherë të ashtuquajtur në “institucionet e KAK”.

-Ku Kosovë u aplikua edhe i ashtuquajturi „Qëndrim i Komitetit Krahinor të Kosovës“, që këto Qëndrime ishin shpërndarë dhe zbatuar në tërë komunat e Kosovës përmes bashkëpunëtorëve të Serbisë.

-Përmes të ashtuquajturës “KQKA” (Komiteti Qendror i Krahinës Autonome) të Kosovës i dirigjuar nga Serbia printe procesi për diferencim në organizata punuese, qytete e fshatra, mospranim në punë për ata që ishin të kualifikuar në emër të diferencimit si dhe përjashtim nga puna për ata që ishin të punësuar po me këtë emër të diferencimit.

-Menjëherë pas diferencimeve që i bënin bashkëpunëtorët e Serbisë i hapnin rrugën për veprim UDB-së për burgosjen e atdhetarëve shqiptar.

-Vetëm në komunën e Vitisë që nga viti 1981 deri në vitin 1988 kishte mbi 50 të dënuar për vepra të rënda penale, mbi 500 për kundërvajtje dhe me qindra të izoluar, në biseda të ashtuquajtura „informative“ të cilët pasuan trauma dhe keqësime në shëndetin e tyre, dhe së fundi Serbia largojë me mijëra e mijëra shqiptarë nga puna madje edhe bashkëpunëtorët e deridjeshëm të saj.

-Meqë procesverbalet ekzistojnë duke filluar nga diferencimet nëpër organizatat punuese, arrestimet dhe proceset hetuese nga UDB-ja ndaj shqiptarëve të të arrestuar, luten të burgosurit që përmes organeve të drejtësisë të bëjnë padi ndaj atyre që iu lënduan shëndetin e tyre, madje disa edhe gjetën vdekjen nëpër burgje vetëm e vetëm që kërkuan barazi me kombet tjera të ish-Jugosllavisë.

-Nuk ka unitet kombëtar në një shtet demokratik pa funksionim të ligjit (pa drejtësi) për të bërat dhe përgjegjësitë në të kaluarën, funksionimi i ligjit i paraprin zhvillimit ekonomik dhe sovranitetit kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat