Kohëve të fundit, në Kosovë lidershipi politik, njëri pas tjetrit fyejnë e etiketojnë diasporën shqiptare.

Opinione

Kohëve të fundit, në Kosovë lidershipi politik, njëri pas tjetrit fyejnë e etiketojnë diasporën shqiptare.

Nga: Miftar Zagragja Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 13:52
Miftar Zagragja

Kohëve të fundit, në Kosovë lidershipi politik, njëri pas tjetrit fyejnë e etiketojnë diasporën shqiptare, e cila, siç dihet dha dhe po jep çdo gjë për atdheun, madje edhe kafshatën e gojës! Prandaj, zotërinj që në fillim ju them se duhet të respektohet e vërteta e faktet, jo trillimet e shpifjet!

Në mërgimin e nisur kryesisht në vitet e ‘90-ta, kur jeta në Kosovë ishte e tej rënduar, kur dhjetëra mijëra shqiptarë ishin dëbuar nga puna, Universiteti i Prishtinës dhe shkollat e mesme e fillore u mbyllën. Po ashtu edhe punëtorët shëndetësorë u dëbuan ose u detyruan t’i braktisnin vendet e punës, pasi u kërkohej të nënshkruanin dokumente se janë shtetas luajal të Jugosllavisë. Tutje, qindra e mijëra shqiptarë ia mësynin dyerve të Evropës perëndimore, me shpresë për shpëtim. Pra, para së gjithash kërkonin të mbijetonin, e pastaj mund të rinisnin jetën.

Ju duhet të mburreni dhe të ndiheni krenar për punën tonë, që kemë kontribuar fuqishëm edhe sa i përket grumbullimit të ndihmave për Kosovën, si në Fondin e Trepërqindëshit, fondit “Vendlindja Thërret”,“Ndihma për Drenicën”,“Ndihma për Shkollën shqipe”,“Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”,Fondit të Universitetit të Tetovës,Fondit,,Liria kombëtare”,Kosovën Lindore,Shoqatës Presheva etj., por nuk kanë munguar as aksionet tjera në të cilat kemi kontribuar bashkëkombasit. Përveç ndihmave financiare, kemi udhëhequr,tryeza të rrumbullakëta mbi përmasat e krimeve të gjenocidit nga ish regjimi komunist serbo jugosllav mbi popullsinë shqiptare. Si dhe protestat për gjenocidin mbi shqiptarët protestat ne të gjitha qytetet e botes etj.

Diaspora jonë është truri intelektual shqiptar, që qëllimisht është harruar apo përbuzur nga politika dhe politikanët e Kosovës. Nuk janë të paktë politikanët, profesorët, doktorët, pilotët, shkrimtarët, gazetarët, artistët, filozofët, ekonomistët, inxhinierët që shërbejnë në dhe të huaj dhe janë mjaft të respektuar për vlerën që kanë dhe punën që bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat