Stina e dimrit po vjen andaj të mos bie numri i të vaksinuarve dhe të vazhdoj tutje vaksinimi: Faktorët Vaksinimi keqinformimi.

Opinione

Stina e dimrit po vjen andaj të mos bie numri i të vaksinuarve dhe të vazhdoj tutje vaksinimi: Faktorët Vaksinimi keqinformimi.

Nga: Albina Hyseni Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 12:25
Ilustrim

Janë në numër faktorësh që kanë ndikuar në këtë përfshirë vaksinimin e pamjaftueshëm, sezonin e dimrit dhe dominimin rajonal të variantit shumë të transmetueshëm Delta.

Si funksionojnë vaksinat?

Vaksinat e mësojnë sistemin tonë imunitar të ndërtojë antitrupa specifikë kundër viruseve dhe baktereve që i shkaktojnë sëmundjet ose toksinat e tyre. Në atë mënyrë organizmi jonë armatoset për t’i luftuar këto, madje edhe pa qenë i sëmurë paraprakisht. Pra, në të ardhmen kur trupi përballet me viruset ose bakteret kundër të cilave bëhen vaksinat, ai tashmë e di se si t’i mposhtë ato.

Pyetja më e zakonshme është se a mund të sëmurem me KOVID-19 nga vaksina?

Jo. Asnjë nga vaksinat aktuale nuk e përmban virusin e gjallë, që shkakton KOVID-19. Kjo do të thotë që vaksina nuk mund të na sëmurë me KOVID-19. Simptomat e lehta të raportuara nga personat e vaksinuar (dhimbje, skuqje të lëkurës në vendin e injektimit, dhimbje koke dhe ethe) janë vetëm prova se sistemi juaj imunitar është aktivizuar.

“Është si parashikimi i motit. Dikur flitej për variantin gama këtu ose për sforcim alfa atje, dhe tani është e gjitha vetëm delta,” tha për Guardian William Hanage, një epidemiolog në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard TH Chan.

Çka mund të bëj për ta luftuar keqinformimin në lidhje me KOVID-19?

Keqinformimi është njëra nga sfidat më të mëdha në luftimin e KOVID-19. Njohja e fakteve është me rëndësi thelbësore për t’u përgatitur siç duhet dhe për ta mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t'iu referoheni vetëm burimeve të besueshme kur kërkoni informacione dhe këshilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat