A duhet ngritur pagat e mjekëve?

Opinione

A duhet ngritur pagat e mjekëve?

Nga: Sabit Istogu Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 01:06
Sabit Istogu

Do të tregohesha naiv po të mos mendoja se mjekët dhe shëndetësia në përgjithësi, e po ashtu edhe arsimi dhe të gjitha nivelet, të mos kishin paga më të mira-por a do ta ndryshonin gjendjen-cilësinë, kjo është një pyetje tjetër.

Meshkujt e një familje një natë dimri kishin biseduar se do ta ndërronin truallin dhe do të dalin ne një vend ku toka është pjellore, me ujë, livadhe e të tjera. Një nga gratë e tyre e kishte dëgjuar bisedën dhe shkon në shtëpi e po iu tregon kunatave tjera, se burrat po bisedonin me e ndërruar vendbanimin e me dalë ne një vend më të begat me toka pjellore.

Po a me këta meshkuj apo me të tjerë? Kishte pyetur kunata.

Jo, jo. Me këta. Iu kishte përgjigjur ajo.

Për më ketë meshkuj që i kemi, shko ku të duash, nuk ndryshon gjë, se këta nuk janë mësuar me punuar, por me jetuar me gënjeshtra e vjedhje pa punuar kurrë.

Me këtë lloj tregimi, po e lidh edhe aktualitetin tonë të tashëm, me kërkesat sindikale për rritje pagash pa e plotësuar asnjë standard në cilësi dhe po besoj se me këta meshkuj e gra të punësuara nëpër institucione arsimore, shëndetësore e gjetiu, gjendja nuk ndryshon.

Gjithherë e kisha bindjen se mjekët tanë janë profesionist të vërtet ,janë humanist e të sinqertë në punën dhe angazhimin e tyre në punë, por këtë bindje ma mohuan vetë shembujt e tyre tepër të këqinj.

Në rend të parë këtë bindje ma mohoj paraqitja e rreth 40 mjekëve specialist kohë më parë para gjykatës për keqpërdorim të stendave(se cili kishte vjedhur më tepër),për të i përdorur në klinikat e tyre private për përfitime mbi fatkeqësitë njerëzore të qytetarëve të vet. Shembulli tjetër tepër primitiv, kur këta njekë specialist e me ngritje arsimore e shëndetësore, nuk komunikojnë mes vete, por flasin keq për njëri tjetrin se ai apo ajo është i pa aftë, kurse unë jam i dituri dhe ejani tek unë e jo tek ata, se të lënë sakat e shembuj tjerë të panumërt-natyrisht të këqinj. Nuk dua të mohoj se ka edhe të sinqertë e me dinjitet, por pak.

Një shembull tjetër.

Derisa një nip i imi duke lozur me top e kishte thyer krahun, S’ bashku me mua e dërguam (me besimin për më mirë) në Spitalin Amerikan. Shërbimi infermierik i kreu shërbimet mirë, por na than se duhet të presim pak derisa të vjen mjeku specialist. Derisa po prisnim, nga QKUK-ja, pra nga vendi i tij i punës me dëgjoja në qafe erdhi mjeku Pleuart Sejdiu dhe e kreu punën e tij profesionale. Pra,ai kishte lenë një vend punë në QKUK dhe në orar zyrtar shkon në spitalin tjetër për para. A është etike kjo?

Para ca muajsh, për shkak të pulsit të dobët të zemrës, gruaja ime u desh ta bëjë një ndërhyrje për vendosjen e një aparati për stabilizimin e rimit të zemrës. Nuk shkoj shumë, as një javë dhe gruas time iu keqësua ashpër gjendja shëndetësore, si pasojë e punës se keqe. U deshtë disa herë ta dërgojmë ne ordinancën private të atij që e kishte operuar, duke i paguar çdo vizitë, dhe duke blerë ilaçe të panevojshme, sipas recetës që ai ia jepte, natyrisht për përfitime, sepse më thonë se sa më tepër të lëshon receta për ilaçe, mjekët e kanë përqindjen e tyre. Kur po i rrezikohej seriozisht shëndeti gruas, u detyruam që ta dërgonim ne një spital privat në Shkup. Mjeku i atjeshëm pas vizitës, i rekomandoi gruas që aparatin e vendosur për ritmin e zemrës duhet ndërruar, sepse është vendosur gabimisht dhe nuk i plotëson standardet. Për ta shpëtuar, u pajtuam dhe ndodhi ndërhyrja. Pas një kohe pacientes (pra gruas time) iu stabilizua gjendja dhe tash ndihet shumë mirë.

Tash sikur kam inatin e madh-pse të punohet keq dhe rrezikohet shëndeti i të sëmurëve nga mjekët tanë, të cilëve unë nuk besoj se u mungon dija, por përgjegjësia dhe serioziteti, të cilët duhet dërguar jashtë vendit dhe paguar para të mira. Natyrisht qoftë edhe me para, më me dëshirë ato do të i leja në vendin tim.

Pra, pagat duhet ngritur gjithsesi, por si ta rrisim standardin e punës. A rritet me këtë gardë mjekësh, që nuk e kanë synim shëndetin e njerëzve, por paturpësisht pasurimin mbi fatkeqësitë njerëzore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat