Si guxon opozita ta sabotojë Kuvendin pa asnjë argument, derisa ajo e zhvati shtetin për 20 vite pa i dhënë askujt përgjegjësi..!?

Opinione

Si guxon opozita ta sabotojë Kuvendin pa asnjë argument, derisa ajo e zhvati shtetin për 20 vite pa i dhënë askujt përgjegjësi..!?

Ali Kelmendi Nga Ali Kelmendi Më 2 dhjetor 2021 Në ora: 18:55
Kuvendi

Bota shqiptare kurrsesi nuk po mund ta gjejë vetën, pasi që përgjegjësit e saj nuk janë të gatshëm ta jetësojnë shkollimin dhe inteligjencën e kuadrove profesioniste, duke u thirrur në pajtime dhe bashkëpunime në rrafshin kombëtar, duke mos pa se si komb po vendnumërojmë dhe nuk po e bëjmë asnjë hap përpara, siç po bëjnë vendet tona fqinjë..!? Edhe ashtu jemi të ndarë në grupe dhe parti, por fatkeqësisht të «armiqësuar» mes veti!!!

Ky dështim kolektiv, përkundër inteligjencës që e posedojmë sot si kurrë më parë, nuk dimë ta shfrytëzojmë për qëllime të avancimit dhe përparimit të shteteve dhe shoqërisë sonë. Pra, kjo është çështja kryesore më e paarsyeshme që u përshkruhet disa grupeve si dhe liderëve dështakë e të pavetëdijshëm, të shtyrë nga impulset destruktive!!!

Edhe përkundër përmirësimeve dhe avancimit të teknikës produktive, ne po armiqësohemi dhe varfërohemi edhe më shumë. Përkundër fakteve që populli ynë përjetojë gjithnjë histori shumë të dhimbshme, sidomos ato që i vuajti dhe i përjetojë nga tmerret e gjenocidit serb, duke lënë pasoja shumë të rënda dhe vështirë të riparueshme, kjo pjesë dështake e shoqërisë ende po vepron e lirë në mesin tonë!

Pra, edhe përkundër dokeve dhe zakoneve që dikur i përshkruante Kanuni, sot me drejtësi dhe ligjet në duart tona, shumica ndjehet e pa fuqishme dhe pa shpresë, njëjtë sikur të jetonim në mesjetë.

Me shpalljen e pavarësisë me 17 shkurt 2008, u formuan organet shtetërore, dhe sot jemi në Legjislaturën e VII-të dhe me deputet, të cilët do duhej ta kishin arritur një përvojë adekuate në mbarëvajtjen e Kuvendit, kur aty kemi deputetë të opozitës me 3-4 mandate në të gjitha legjislaturat, por sot Kuvendi i të zgjedhurve të popullit, grupi opozitar për qëllime destruktive, duan ta sjellin atë në greminën e «shpërndarjes» së tij.???!!!

Shtrohet pyetja, se kush po e bënë këtë?!

Po e bëjnë partitë opozitare të cilat i humbën zgjedhjet dhe në Kuvend sot e përbëjnë pakicën, dhe jo vetëm për këtë, por i humbën privilegjet që i kishin për 20 vite, dhe kurrsesi nuk po mund të adaptohen, por as të luajnë me Kuvendin, ndonëse po provojnë me sabotimin e tij, me mos pjesëmarrjen në seancat parlamentare, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, duke llomotitur gjoja për mos punën e qeverisë “Kurti-2”, duke e nxitur Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, ta fyej dhe ofendojë mazhorancën dhe kryeministrin Kurti me fjalë të pista. Derisa nuk po e shef veten kur zgërdhihet, duke e kërkuar rrëzimin e qeverisë, me alibinë false, se gjoja LVV-ja i humbi zgjedhjet komunale.

Pra, kësi soj deputetësh si ky kishte PDK-ja edhe në Kuvendët e mëparshme, që duket se, ose nuk po dinë, ose nuk po duan të kuptojnë, se qeveria e Albin Kurtit nuk rrëzohet aq lehtë me fjalë e pallavra të pakontrolluara dhe të pa konfirmuara të opozitës!

Opozita tradhtojë dhe veprojë me koalicione sekrete PDK-LDK për kryetarë komunash, dhe nuk është fare çudi se në koalicionet e PAN-it të gjithë kanë qenë së bashku kundër LVV-je, dhe pasi që nuk kanë mundësi tjera për ta rrëzuar qeverinë Kurti, ekziston frika, mos ndoshta do të përdorin metoda tjera për arritjen e qëllimeve të tyre, pasi që shumica janë nga krahu i luftës, ku më siguri kanë edhe « armë» për t`u ndjerë më azganë, vetëm për ta «frikësuar» mazhorancën me «armë politike», e jo për t`i përdorur në veri të Kosovës, atje ku nuk guxojnë as të shkelin..!?

Andaj po iu them hapur, se për këtë qeveri nuk keni fare shans për ta rrëzuar, jo vetëm për ketë mandat por as në mandatin pas katër viteve.

Zoti Albin Kurti është njeri i shkolluar dhe shumë inteligjent, të cilin bota po e vlerëson dhe po e mbështet, dhe ju kot së koti propagandoni së ai është antiamerikanë! Rrenë qoftë dhe turpi iu qoftë!

Siç e theksova më lartë, ju jeni po ai grupi « armiqësor» kundër shkollimit dhe inteligjencës sonë përparimtare. Mjaft e zhvatët shtetin, e deformuat demokracinë dhe pluralizmin politik. Nuk u ngopët ende me vjedhje, shantazhe dhe tradhti siç bëtë nëpër Kuvende, duke e tjetërsuar tokën tonë, dhënë: Maqedonisë Veriore, Malit të Zi. E rrezikuat edhe Veriun e Mitrovicës edhe pse u stopua ndryshimi i kufijve, tani në rrezik është dhënia e ingerencave ekzekutive komunave me shumicë serbe.

Hashimi kaherë i ka thënë, PO asociacionit, por Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me mazhorancën janë kategorikisht kundër asociacionit një etnik.

Asociacionin e nënshkruar nga Hashimi, Isa dhe Skënder Hyseni e hidhen asokohe në Kuvend për aprovim, dhe, deputetët mjeranë e votuan, kuptohet me direktivat e liderëve të përmendur më lartë - eksponentë të qeverive të huaja - konkret të Serbisë së Vuçiqit. Koha është e jona, ajo nuk punon më për maskarenj..!?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat