Mos liberalizimi i vizave vjenë nga qëndrimet gjeostrategjike të Rusisë dhe të disa shteteve të UE kundruall Serbisë dhe Kosovës

Opinione

Mos liberalizimi i vizave vjenë nga qëndrimet gjeostrategjike të Rusisë dhe të disa shteteve të UE kundruall Serbisë dhe Kosovës

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:02
Muhamet Kelmendi

Unë nuk kam pasur fare dyshim se Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave. Jo pse jemi më keqë si shtetet tjera në Ballkan, por për shkak të lidhjeve dhe të interesave gjeostrategjike dhe të frikës së UE nga Rusisa dhe raportet e daje me Serbinë.

Nëse mendohet se kjo a ajo qeveri, ky a ai institucion është shkaktar i mos liberalizimit, ndonëse nuk jemi pa përgjegjësi, nuk është shkaku kryesor. Mendoj se lidhjet gjeostrategjike të Rusisë, të Greqisë, të Holandës, të Spanjës, të Francës, të Rumanisë etj., ndaj Serbisë janë thelbësore për pozitën e Kosovës. Por, mbi të gjitha është Franca shkaktare.

Duke u përpjekur UE të largoj Serbinë nga Rusia, po e përdorë Kosovën si mish për top, duke i bërë lëshime Serbisë në llogari të Kosovës. Kjo po del nga gjoja bisedimet e bëra në Bruksel. Si z.Borrell, ashtu edhe z.Lajçek, i dinë mirë qëllimet e Rusisë dhe të Serbisë dhe kështu edhe po e tërheqin Serbinë me lëshime të mëdha ndaj Kosovës.

Mos liberalizimi, madje duke mos dhënë datë as në vitin 2022 tregon se UE donë domosdo të përdorë Kosovën si mjet për të ofruar shtetin serb në UE. E këtë Serbia e dinë dhe po vazhdon me kërcënime ndaj UE dhe me punë të ashpër dhe armiqësore kundër shtetit të Kosovës.

Kështu po kërcënon edhe me Republikë(Asociacion) serb në Kosovë. Serbia po punon në raport me shtete në tërheqje të njohjeve për Kosovën, ndërsa nëpër organizatat ndërkombëtare, si dhe shtete etj, për mos njohje. Në bashkëpunim me disa miq të Serbisë, si Kina, Rusia, India, Greqia, Spanja, Franca, Qipro etj, vazhdon ky shtet me kërcënime për paqe dhe luftë.

Krimineli Daçiq deklaroi: "Serbia po përkatitet për luftë në Kosovë... në jemi të gatshëm për të vepruar ushtarakisht në Kosovë..." Këtu dhe në këtë lidhje të Serbisë dhe të Rusisë e të miqëve të tjerë duhet kërkuar përgjegjësinë për gjendjen. Këtë duhet ditur. Kosova dhe shqiptarët mund të akuzohen reciprokisht. Dhe këtu askush nuk i ndalë.

Por, këtë mos liberalizim duhet kërkuar dhe është te disa shtete të UE të cilat po bëjnë presion dhe po detyrojnë Unionin për të bërë presion mbi Kosovën. Natyrisht se këtu nuk është Kosova pa përgjegjësi. E kryesisht përgjegjës është te udhëheqja me politikën e vetë që nuk po dinë me vepru.

Kjo në njëren anë dhe, në anën tjetër, interesi gjeostrategjik i kërcënimit të Rusisë për tu vendosur ushtarakisht në Serbi, janë shkaktarët e mosliberalizimit të vizave dhe të dështimeve në intergrime nëpër organizatat e ndryshme. Kosova ka vetëm një rrugë: Rrugën e forcimit të shtetit dhe të sovranitetit si bazë kryesore e fuqizimit të pozitës së Kosovës në Evropë etj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat