Ambasadori kroat ia përplasi në sy Edi Kristaq Ramës!

Opinione

Ambasadori kroat ia përplasi në sy Edi Kristaq Ramës!

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 6 dhjetor 2021 Në ora: 13:31
Edi Rama

Edi Rama e ke gabim: "Open Ballkan" nuk është në interesa as të shqiptarëve dhe as të rajonit, është në interes të hegjemonizmit ekonomik dhe politik të shtetit serb dhe aspiratatave të Vuçiqit, që sa më gjatë ta prolongojë njohjen e shtetësisë të Kosovës.

Në mënyrë indirekte e bëri me dije Kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Kristaq Ramën, se në vend që ta ndihmoni Kosovën, po e ndihmoni Serbinë kundër Kosovës.

Serbia, derisa të gjejë aleatë si Shqipërinë dhe Establishmentin politik aktual të saj, nuk ka arsye ta pranojë Kosovën shtet dhe të nxitojë që sa më parë të anëtarësohet në BE.

Edi Kristaq Ramës, i sugjeroi Ambasadori kroat, qëllimi i Serbisë është që të bëjë Serbinë e madhe me përkrahjen e Shqipërisë dhe Rusisë për ta dominuar rajonin, e jo për t'i kontribuar paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Tani, sa i përkët raportit të Serbisë ndaj Kosovës, sipas analistëve shqiptarë dhe të huaj, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, flet me të njëjtën gjuhë si Enver Hoxha dikur, kur i pati thënë Titos në një takim pas përfundimit të luftës së Dytë botërore: Kosovën merrne ju, sepse në Kosovë ka elemente anti Komuniste.

Ata që mendojnë se kjo nuk është e vërtetë, ta lexojnë veprën e Enver Hoxhës "Titistët" aty do ta gjejnë të vërtetën historike që i referohet qëndrimit të Enver Hoxhës ndaj Kosovës pas përfundimit të Luftës së dytë botërore...

Më në fund Edi Rama duhet ta kuptojë se, "OPEN BALLKAN", përkundër dëshirës së Serbisë dhe Edi Ramës, e ka të pamundur ta zëvendësojë procesin e Berlinit, sepse përveç Serbisë dhe Shqipërisë nuk po i bashkohet asnjë shtet tjetër i rajonit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat