Gjykatat në Kosovë nuk janë aq të politizuara, sa janë të varura nga politika!

Opinione

Gjykatat në Kosovë nuk janë aq të politizuara, sa janë të varura nga politika!

Nga: Fadil Maloku Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 22:12
Fadil Maloku

1. Unë thënë të drejtën s’shoh edhe aq ndonjë rrezik të madh në politizimin e institucioneve të (“pavarura”edhe nga brenda edhe nga jasht) të Kosovës (shkaku se; është një fenomen që i ka përcjelluar pothuajse të gjitha vendet postsocialiste!), sa në partitizimin dhe sidomos në klanizimin e tyre! Ky fenomen i klanizimit, në një shoqëri ende tribale, siç është deri diku kjo e jona e ku më e fuqishme ende mbetet “fjala e gojës”, se sa “germa e ligjit”, edhe si trashëgimi (do thoja edhe si “vlerë shtesë!) e edhe relikt obskurant nga ish sistemi diskriminues dhe aparthejd i vendosur nga Serbia, po bartet ngadalë, por, sigurt edhe në qeverisjen aktuale. Sidomos, në përcaktimin e emrave për Bordet e ndryshme. E them kështu edhe për shkakun se edhe vetë isha viktimë kolaterale, e grupit të deputetëve që ishin kompetent në përzgjedhjen e kandidatëve për Bord të RTK-së… Unë duke mos përfaqësuar kauza partiake e klanore, por, ekskluzivisht vetëm vetën time, që ndërlidhej vetëm me kauzën shtetërore e ate kombëtare, e jo atë partive, klaneve dhe grupimeve aktuale politike parlamentare. Pra, duke aktivizuar “standardin”tashmë të instaluar (lexo; intervenimit te anëtarët e komisionit për të votuar për anëtar Bordi të RTK-së), në sjelljet dhe shikimet e sinkronizuara të ca anëtarëve, “lexova” dhe qartë e kuptova gatishmërinë e tyre për të mbetur edhe më tej “skllevër” partiak! Sepse, si më tha një anëtar (deputet) i VV “aty do votohet vetëm ushtarakisht dhe vetëm për anëtarët klanorë, të bedelëve, që i ka autorizuar e nominuar partia”/ !? Mbeta pa tekst! Ajo çka ishte edhe më shqetësuese ishte se aty në cilësinë e “deputetëve prokurorë”, ishin edhe ca akademikë…!

2. Por, meqë objekt i studimit tonë nuk janë Bordet, por Gjykatat, si institucione tejet të rëndësishme dhe tejet të nevojshme, për ta ndërtuar frymën dhe atmosferën demokratike në një vend postsocialist,pra, duke u nisur nga (Vendimet e mëhershme, mënyra e emërimeve, si edhe përvoja e raportit /lexo; servilitetit social i “prodhuar”nga “konsultat” që përveç stabilitetit të brendshëm… reflektuan edhe interesa rajonale!/) kjo përvojë, kujtojë që Gjykata Kushtetuese dhe pothuajse gjitha Gjykatat tjera, vështirë e kan të “shkurorëzohen” si nga ndikimet e jashtme, ashtu edhe ato të brendshme…! Kur them ndikimet e jashtme; Aludimi im është tek perceptimi i interesave që i ka faktori ndërkombëtar (sidomos ky i Brukselit, që në një mënyrë apo tjetrën, ka defekte të theksuara, sidomos në mosartikulimin e asaj se çka në të vërtetë kërkon nga institucionet gjyqësore kosovare, kur është në pyetje miratimi dhe implementimi i Marreveshjes për Asciacionin!? Vetëm përkujtojeni, jo më larg se dje në takimin që pati Kryeministri me ndërmjetësuesin Borrelli, Bruksell… ? Ku përgjigjet arrogante të tij lidhur Asociacionin kur e mbaroi fjalimin e tij KM i Kosovës Kurti, ishin aq papresedan, aq të njëanshme, kur insistonte të “demonstronte” periferizmin e rolit që duhet ta kenë Gjykatat kosovare, në raport me Asociacionin!

I njëjti qëndrim, është parë shumë më herët edhe te Lajçak…kur e relativizonte rolin e Kushtetutës së Kosovës, në rast se pranohet të implementohet Marrëveshja e vitit 2013/15 për Asociacionin. Ndërkaq, faktori amerikan duket shumë më i kthjellët dhe shumë më pragmatik!. Këtu, duket se interesat gjeostrategjike, po i mbizotërojnë të gjitha interesat tjerat…! Aludimet e brendshme, gjithsesi adresohen në drejtim të klaneve që kanë (vënë monopol të plotë!) më shumë interesa ekonomike, se sa sosh politike!

3. Reperkusionet e mundshme, (jo vetëm tani politike!) nga një vendimmarrje e bazuar në përvojat e mëhershme të këtij institucioni, vetëm sa do e ridëshmojnë tezën time të kamotshme, se Kosova as; s’ është e pavarur; as sovrane; e as demokratike! Pra, “ngucakeqët” provizor e ngandonjëherë edhe meskin(!) qē ne si publik i shohim në jetën publike, s’janë vetë qëllimi! Ato, më shumë po përdorën (mjerisht!) vetëm si mjete për të arritur qëllimet (politike!) e tyre klanore, biznisore, etj. Natyrisht, e gjithë kjo “agjendë” e tyre, sjell pasoja të pariparueshme në procesin e shtendërtimit, ama edhe të bashkimit të nesërme të paevitueshëm. Kështu që, shlirë mund të themi se; Gjykatat në Kosovë nuk janë aq të politizuara, sa janë të varura nga politika…,dhe sidomos nga klanet politike, që s’e kanë as edhe një problem të bashkëpunojnë me “kolegët” e tyre nga partitë antipode politike. Bile ka raste, kur më ngjeshur bashkëpunojnë klanet e partive kundërshtare, se sa ato brendapartiake…

Gjykatat në Kosovë nuk janë të politizuara, ato janë të varura tërësisht nga politika, e sidomos nga klanet politike, që s’e kanë as edhe një problem të bashkëpunojnë me “kolegët” e tyre nga partitë antipode politike. Bile ka raste, kur më ngjeshur bashkëpunojnë klanet e partive kundërshtare, se sa ato brendapartiake…

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat