Moçalit të horrave dhe miliarderëve të shtuar në Rusi po ju vjen era...

Opinione

Moçalit të horrave dhe miliarderëve të shtuar në Rusi po ju vjen era...

Nga: Halil Geci Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:26
Hashim Thaçi takon Putinin, aty shihen edhe drejtues të ortodoksisë

Si duket Biden e ka minuar moçalin e ndyrë e të fëlliqur të kriminelëve në veri të Mitrovicës duke i hedhur mbi sipërfaqe llumin e fëlliqur të këtij vendi të shkret, vend ky i vrarë e i plaçkitur nga pushtuesi shekullor dhe nga vasalët e tij bythështjerrur e sharlatanë, të pa besë e flliqana.

Milionerët e ri të shitur në Rusi e në Serbi e bënë Kosovën një moçal muti me erë kundërmuese e të padurueshme duke ia zënë frymën edhe Amerikës, andej e përtej Oqeanit të Atlantikut!

Këtë erë kundërmuese nuk patën shqisa ta nuhasin grupi prej 20 vetash të udhëhequr nga polari i Brojës, të cilët e kishin groposur dhe fëlliqur këtë vend së bashku me pushtuesit, duke e varrosur të ardhmen e këtij vendi për ta shpëtuar bythën e tyre, në llogarit e dobëta matematikore që i kishin bërë gjatë dhe pas luftës, duke menduar se këta janë vetë Zoti dhe me këtë vend kishin llogaritur se munden të bëjnë çfarë të duan! Kjo ekip për 20 vite pas lufte vrisnin kë të donin, vidhnin sa të donin, dhe këta më Zotin hak nuk e dinin, shkuan aq larg sa tentuan ta ndajnë Kosovën sikur t’ishte tapi e tyre.

Zoti nuk i lejoi, dhe si peshqesh e dërgoi Bidenin për t’ua pirdhë dhe minuar moçalin që e kishin krijuar pushtetarët shqiptar së bashku me Listën serbe, Listën e Radojçiqit, Veselinoviçit... Vuçiqit!

Lutje për Bidenin

I dashur e kurrë i paharruar Biden, mos i harro milionerët e Kosovës, që punuan së bashku me Listën serbe, listë kjo e miratuar nga kryekrimineli i Kosovës Hashim polari dhe rrethi i tij me direktivën e kriminelit Vuçiq.

Jo veç kaq, por Hashimi e ka sistemuar serbin Radomir Laban të ndjekur nga interpoli për vepra të rënda penale nga vet shteti i tij, serb anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo organizatë terroriste me emrin Lista serbe, e përfshirë në krime shumëdimensionale ndaj shqiptarëve të pafajshëm, si në kohën e luftës ashtu edhe në atë të paqes duhet ti godas dora e fortë e ligjit, jo vetëm këta, por edhe bashkëpunëtorët e tyre, milionerët shqiptarë me zemër serbi. Paramendoni ju lexues të dashur çka kanë bërë pushtetarët tonë. Ia kanë mundësuar kriminelit Zvonko Veselinoviç të marri pagë në PTK së bashku me të vëllanë dhe gruan e tij pa punuar kurrë.

Paramendoni sa lart e kanë avancuar Zvonko Veselinoviçin, kriminelin që e ka kryesuar listën e kriminelëve më të kërkuar për krime, masakra dhe dhunime ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare të Kosovës.

Dyshohet se Zvonko Veselinoviç dhe grupi i tij kriminal i listës ka transportuar në Serbi me kamionë frigorifer kufoma shqiptarësh duke i hedhur në Danubë, si dhe duke i hedhur kufomat e shqiptarëve në gropa të hapura kolektive në Serbi.

Vie pyetja e thjesht se a ka emër ai që i kanë falur dhe avancuar në pushtet kriminelin Zvonko dhe kriminelet e Listës së tij?!

More ai është Hashim Tradhtari nga Broja e Drenicës së bashku me rrethin e tij të pushtetarëve dhe mbështetësit e tij të PDK-LDK-së bile edhe sot e mbështetin pa rezervë, vëllezërit e Zvonkos, shqipfolës.

Apel

Qeveris aktuale Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë dhe gjykatave çka .... po pritni a mos po pritni Amerika me ardhë me ju sjellë kuleç vjerrë e ju veç mu përtypë, o ndiqni penalisht këto struktura kriminale të dy krahëve, o po ju ndjekum ne juve, sikurse i kemi ndjekur paraardhësit tuaj.

Pikërisht këto struktura kriminale e izoluan këtë vend për interesat serbo ruse, si dhe për interesat e xhepave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat