A mund të largohet Edi Rama me sjellje anti-PD dhe me foltoren në mbrojtje të të shpallurve “nongrata” nga SHBA?!

Opinione

A mund të largohet Edi Rama me sjellje anti-PD dhe me foltoren në mbrojtje të të shpallurve “nongrata” nga SHBA?!

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:49
Autori

Shqiptarët janë populli më pro amerikan në Botë. Janë më proamerikan sepse prej SHBA-ve shqiptarët kanë sot dy shtete. Madje SHBA-të e kanë mbrojtur Shqipërinë edhe në kohën e regjimit fanatik antiamerikan të diktatorit Enver Hoxha nga synimet shoviniste të jugosllavëve dhe grekëve.SHBA-të gjithmonë e kanë mbrojtur Shqipërinë pavarësisht pushteteve dhe regjimeve politike që kanë qenë në Shqipëri.

SHBA janë aleati më i madh i shqiptarëve në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe që kontribuuan për VETTING-un në drejtësi.

SHBA shpallën nongrata disa politikanë e pushtetarë në Shqipëri si Doshin dhe Dakon, por askush nuk organizoi protesta e foltore kundër këtyre sanksioneve të SHBA-ve ndaj tyre. Po tani që u arrestua edhe ish-ministri Lefter Kok i Edi Ramës për korrupsion a mos duhet që të mbahen foltore prokorrupsion për ta mbrojtur atë dhe Edi Ramën?!

Ndërsa pas shpalljes “nongrata” të Sali Berishës, Berisha nisi fushatën foltoriste, nga ku veçse mbron veten, flet edhekundër ambasadores sëSHBA-ve. Fillimisht bëri një padi kundër Blinkenitnë Paris, e pastaj pas përjashtimit të tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha dhe disa rreth tij nisën fushatën nëpër foltore me qëllim për ta marrë drejtimin e Partisë Demokratike dhe për ta përdorur atë si mburojë politike ndaj shpalljes së tij, “nongrata’ nga SHBA-të.

Këto veprime të Berishës dhe të foltoristëve vetëm sa ia zgjasin jetën dhe shërbejnë si oksigjen për regjimin korruptiv e antipublik të Edi Ramës, të kësaj keqqeverisje kampione në skandale korrupsioni.

Pyetje është kjo se a mundet që me veprime të tilla, për të uzurpuar Partinë Demokratike, si dhe me sjellje kundër SHBA-ve, a mundet që foltoristët ta largojnë nga pushteti Edi Ramën?!

Kjo nuk mund të ndodhë sepse kundër politikës antikorrupsion të SHBA-ve janë jo vetëm Berisha dhe mbështetësit e tij, por kundër Vetting-ut dhe kundër nongrata-ve amerikane janë të gjithë politikanët e çdo lloj ngjyrimi politik që kanë zhytur duart në korrupsion.

Prandaj, sulmohet LulzimBasha, jo vetëm nga Berisha, por edhe nga Meta e Rama dhe nga e gjithë elita e vjetër politike në Shqipëri. Basha me të drejtë po lufton për ta shpëtuar vendin nga gëlltitja korruptive e asaj që ai e quan si Trekëndëshi i Bermudës RBA: Rama, Berisha, Meta.

Basha sot ka mbështetjen e SHBA-ve si më i besueshmi për çmontimin e sistemit kriminalo-korruptiv ne Shqipëri; për ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni dhe për integrimin e saj në BE. Basha është antiteza a Berishës, Basha ndihmës strategjik i SHBA-ve për Shqipërinë, nuk e shikon si Berisha, i cili sjelljet e ambasadores amerikane i shikon si të një guvernatoreje apo kur e krahason me dikur ish-ambasadorë të Bashkimit Sovjetik.

Dhe shikoni se si reagon në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH, NedPrice, kur tha se: “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë”.

“Shtetet e Bashkuara-, thekson më tej zëdhënësi, - “vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhëniet tona i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë”. https://abcnews.al/ish-kryeministri-berisha-sulmon-kim-dash-akuzat-ndaj-ambasadores-te-pajustifikuara/

Unë shkruesi i këtij shkrimi jam dakord me opinionin publik dhe me opinionistët e analistët, të cilët kritikojnë dhe që kërkojnë me të drejtë largimin e regjimit super të korruptuar të Edi Ramës dhe të rilindjes së socialistëve, e që nuk duhet të rrinë asnjë minutë në pushtet, por jam kundër disa prej atyre të cilët janë verbërisht kundër nongratës amerikane të Berishës.

Pra, korrupsioni nuk mund të luftohet prej atyre që janë akuzuar për korrupsion dhe që u është ndaluar hyrja në SHBA.

I pyes edhe disa intelektualë nga Kosova, po sikur ndonjë politikan, apo kryeministër e ish kryeministër i Kosovës do të deklaronte për ambasadorin amerikan si guvernator dhe ambasador sovjetik a do ta kishit mbështetur ndonjërin që do e bënte njëgjë të tillë. Po sikur ta zëmë që SHBA ta shpallë p.sh. Kurtin apo Osmanin nongratapër korrupsion si do ta kishit pritur ju një gjë të tillë, a do kishte pasur prej jush kundërshtarë të flaktë kundër nongrata për politikanë kosovarë të akuzuar për korrupsion?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat