Aspekti politik i marrëdhënies Rusi – Serbi dhe dështimet e BE-së

Opinione

Aspekti politik i marrëdhënies Rusi – Serbi dhe dështimet e BE-së

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 09:09
Ruzhdi Peçani

”Sa është e gabuar mbështetja në këdo, kur bëhet fjalë në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe sa është e gabuar se liderët e fuqive të mëdha merren me shumë të tjera pos interesit. Dashuria sedimenti, vëllazëria,… Asgjë nga kjo nuk ekziston në gjeopolitikë, në të cilën absolutisht çdo sillet rreth interesat i cili shpesh edhe ndërron nga viti në vit”.

Çfarë Rusia dëshiron në Ballkanin Perëndimor?

Moska po zgjeron ndikimin e sajë në vendet jostabile të Ballkanit Perëndimor dhe Evropën juglindore, ashtu duke mbështetur akterët, të cilët nuk u pëlqen procesi i demokratizimit. Mbështet autoritarët fuqishëm. Qëllimi i Rusisë është të pengoj integrimet në BE dhe në NATO në këto rajone.

Rusia, në gabimet e BE,me zgjuarsi  ka shfrytëzuar dhe tani po i shfrytëzon gabimet e Bashkimit Evropian, e cila nga viti në vit politikën e sajë e mbështet në elitat e korruptuara në Ballkanin Perëndimor. Në këtë mënyrë po mbështeten “stabilokracitë” me politikan autoritarë. Vendet e Ballkanit Perëndimor sot, përjashtim një numri të vogël, janë Eldorado  për radikalizim, se sa vende me lidhje koherente me Perëndimin. Rezultat i kësaj është se disa  nga akterët e rreshtuar demokratik  vështirë se do mund ta shofin Brukselin si partner strategjik.

Aktivistë të Lëvizjeve qytetare dhe ata për të drejta të njeriut ankohen se BE i ka braktisur në luftën kundër klaneve kriminale – kjo tregon për humbjen në masë të reputacionit për Brukselin.

Në vigjilje të përfundimit të bisedimeve për statusin e Kosovës,2007 dhe 2008, në skenën politike të Serbisë shënohet rritja e entuziazmit drejt Rusisë, interesave të saja, prioritetet si dhe politikën e sajë për Ballkanin Perëndimor. Këtu nuk kishin munguar lëvdatat për Rusinë “bashkëkohore” dhe modelin e sajë të brendshëm.

Kjo gjendje do vazhdoj duke parë Rusinë si resurs, po edhe me mbështetje emocionale dhe iracionale, që mbështetej në afërsinë “vëllazërore” dhe fetare, e definuar si etnike jo qytetare, të cilat, sipas logjikës, të kapitalizoheshin në nivelin  politik.

Arsyet dhe mënyra e ofrimit mes Rusisë dhe Serbisë

E gjithë arsyeja e këtij entuziazmi mbështetej, patjetër, në problemin lidhur me statusin e Kosovës si parësore po dhe problemeve tjera politike dhe ekonomike.

Që nga 2007, kur bëhej qartë se statusi i Kosovës do të zgjidhej “në dëm” të integritetit të Serbisë, udhëheqja serbe do bëj përpjekje se si të ndalohej pavarësia e Kosovës. Që nga shpallja e pavarësisë Serbia punonte në ngadalësimin e tempos së njohjeve për Kosovën ashtu që edhe bisedimet t´i  zhvendoste nga ai politik. Për këtë Serbisë i duhej mbështetje  nga anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB, parasegjithash Rusisë.

Mbështetja e Rusisë ka penguar mjaftë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, në veçanti aty ku Rusia kishte të drejtën e vetos si në OKB dhe OSBE. Rusia NË 2009 ishte shpallur njëra ndër shtyllat e politikës së jashtme serbe, ku mes dy shteteve ishte bërë edhe strategjia e veprimeve të përbashkëta në nivelin ndërkombëtar. Kjo strategji nënkuptonte koordinimin e veprimeve në planin ndërkombëtar, për çështje kyçe për të dy vendet.

Serbia ka mbështetur disa pozicione diplomatike të Federatës Ruse në në OKB dhe OSBE. Ky bashkëpunim i ka shtyrë që të bashkëpunojnë dhe të jenë partner strategjik. Me këtë Rusisë i ishte hapur porta për vendosjen e disa pozicioneve të cilat i kishte humbur në këtë pjesë të Evropës pas Luftës së ftohtë.

Rikthimi i Rusisë në Ballkan u lehtësua me bashkëpunimin me Serbinë. Serbia, për nevojë për mbështetje rreth Kosovës, vendosi edhe mardhënje në planin politik dhe ekonomik –energjetik. Konkretisht Gazpromnjeft rus ka blerë ndërmarrjen monopol Industria e naftës e Serbisë (NIS),konkretisht ka blerë 51% të ndërmarrjes monopoliste NIS, si dhe janë bërë marrëveshjet për ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha jugut përmes territorit të Serbisë. Janë bërë edhe bisedime për investime strategjike, megjithatë, nuk janë realizuar fare.

Kufijtë e ofrimit  Rusi – Serbi

Tre vite pas, që kishte filluar ofrimi i Rusisë dhe Serbisë e iniciuar me mbështetjen ruse politikës serbe ndaj Kosovës, shihen kufijtë e këtij ofrimi. Rusia bëhet larg e vërejtur me prezencën e sajë, jo vetëm në Serbi po dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Ndikimi i saj duket qartë në Serbi dhe Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky ndikim ka shkuar duke u rritur duke zënë vend në skenën politike.

Të kujtojmë se përfaqësuesit serb në OKB votuan kundër rezolutës në të cilën kërkohej nga Rusia që sa më shpejt të ndërpriste “okupimin e përkohshëm” të Krimes, gjysmëujdhesës ukrainase që kishte aneksuar në 2014.

Marrëveshja për ngritjen e bazës për situate të jashtëzakonshme në Nish, e nënshkruar me rastin e vizitës së presidentit Medvedev në Serbi, i mundësoi Rusisë që përmes implementimit të teknologjive të avancuara, po tentonte të projektonte një pjesë të “fuqisë së butë” të saj në Ballkan. Shkëmbimi  i mirënjohjeve, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, e bënë që Rusia qartë të pozicionohej në Serbi.

Kur kësaj i shtohet edhe mbështetja intensive që Moskva i bënë Republika Srpska, mbështetja e vazhduar Serbisë për çështjen e Kosovës, është e qartë se popullariteti dhe ndikimi i Rusisë janë bërë faktor në skenën politike serbe. Rusia, megjithatë nuk ofron asnjë kornizë Serbisë, në të cilën Serbia do të gjente alternativë në BE. Një dokument i Ministrisë së jashtme ruse, që kishte rrjedhur në maj 2010, flet qartë për interesat dhe prioritet e Rusisë në Balkan, që janë të lidhur me energjetikën dhe ekonominë.

… kur Rusia shantazhonte Serbinë

Prioriteti i saj kryesor ishte parasegjithash të pengoj zgjerimin e NATO-s. Marrë parasysh të kaluarën e Serbisë me NATO-n, është e qartë se ky është vendi i pëlleshëm, ku Rusia mund të pengonte integrimin e kësaj pjese në NATO. Kur në një intervistë të ditores „Press“, 9 janar 2010, ministri i mbrojtjes të Serbisë Dragan Shutanovac, kishte folur për vlerat dhe bashkëpunimin euroatlantik dhe kishte sugjeruar edhe integrimin e Serbisë në NATO, kishte shkaktuar reagime të ashpra nga zyrtarë rus.

Kryetari i komitetit për politikë të jashtme të Dumes Konstantin Kosaçov dhe ministri i jashtëm Sergej Lavrov në mënyrë negative janë pozicionuar rreth perspektivës së Serbisë për hyrje në NATO, përderisa ambasadori rus në NATO Dmitrij Rogozin këtë çështje e ka lidhur edhe me çështjen e mbështetjes ruse për mosnjohjen e Kosovës. Pra kjo mund të ishte pika ndarëse e prioriteteve ruse dhe serbe. Kështu ky ishte shantazhi që Rusia i bëri Serbisë.

Me vizitën e presidentit Medvedev Serbisë, ishte bërë qartë se se udhëheqja serbe nuk do mbështes iniciativën e tij për Marrëveshjen për siguri në Evropë. Kjo kishte një rëndësi të veçant dhe solide për diplomacinë e Rusisë, ngase ky ishte një argument thelbësor se në Evropë ka shtete (sikur që është Serbia) që nuk aspirojnë hyrjen në NATO, dhe kjo u duhej për një kornizë më të gjerë ku do të garantohej siguria Rusisë.

 

Pos kësaj, Rusia ka të qartë se Serbia nuk disponon hapësirë të madhe për manovrim dhe se nuk reagon për ofrimin e Serbisë me BE.Por mbanë të drejtën për reagim të ashpër për rastin po Serbia t´i ofrohej NATO-s, të cilën Rusia e shef si kërcenim.

Mosnjohja e Kosovës nga trupat multiraterale, thënë shumë, i shkon përshtati Rusisë, ngase përherë do ketë argumentin për kritikat në lidhje pavarsinë dhe shkëputjen e provincave të Gruzisë –– Abhazisë dhe Osetisë Jugore.Dhe në fund Rusia nuk është vend që lehtë ndryshon politikën e sajë të jashtme. Kjo me decenie mendon për konjukturat për një vend. Ndryshimi i politikes serbe, të shkaktuar nga episodet  dhe përvoja me Kosovën, nuk mund të shkaktojnë reaksione ruse, por mund të bindin si palën ruse ashtu edhe të perëndimit se Serbia qëndron si jokonzistente.

… do ndodhë një Jaltë e re?!

Oë nga fillimi i zgjidhjes së statusit të Kosovës, e në veçanti pas shpalljes së pavarsisë, për të dy vendet, Serbi – Rusi, është rritur entuziazmi për bashkëpunim më intensiv parlamentar, i cili është nënshkruar në tetor 2009.Tani Rusia do priste që Serbia të tregonte mirëkuptim për disa nga prioritetet ndërkombëtare. Emërimi i ambasadorit të ri rus në Beograd Aleksandër Bocan Harçenko shënon fazën e re të vrullshme të politikës ruse në Ballkan.

Megjithatë këto pritje jo se fuqizuan bashkëpunimin politik. Shembulli tregon kur Serbia refuzoi të mbështes Marrëveshjen për siguri në Evropë. Serbia, deshti apo jo patjetër  duhet të pranoj prioritetet e Rusisë, pozitën dhe rolin e sajë në botën bashkohore. Deshti apo jo ,Serbia patjetër do të jetë kompatibile me politikën ruse. Serbia është e shantazhuar dhe e kapur nga Rusia.Tani nuk mund të përcaktohet afrimi i tyre.

BE jo se do parandalonte daljen e Rusisë në skenën diplomatike të çështjeve ballkanike, por me indolencë i bëri shërbim Rusisë. Nga ana tjetër takimi i papritur i presidentit të Kosovës H. Thaçi me presidentin Putin,11 nëntor 2018 në Paris, ishte një “letër” e fortë se Rusia mund të ishte pjesë e çdo rregullimi mes Serbisë dhe Kosovës.

Ajo që është e pakuptuar, po dhe nonsens, është se çka do duhej të ndodhte edhe  më që Brukseli të kuptonte se BE nuk u fle në zemër jo vetëm presidentit të Serbisë, po dhe Qeverisë me partnerët e koalicionit. Po të mos kishte frikë Vuçiq nesër do nënshkruante që Serbia të bëhej guberen i Rusisë. Evropa këtij njeriu i lejoi që Serbinë ta bëjë shtet sipas masës së tij dhe të sillet ashtu si u sollën diktatorët komunist gjatë luftës së ftohët në Evropë.

Bashkimi Evropian ka kohë që po tregohet si jo funksional, i paralizuar dhe tërësisht i pafuqishëm që të zgjidh probleme të shumta. BE ,si ndërmjetësues në dialogun ,në raport me Kosovën, me Borrell dhe Lajçak që kanë përqafuar ndikimin Ruso –Serb, ku Kosova “shpëtoi nga shiu ‘Mogherini’ e ra nën breshërinë Borrell”.

Kështu si është, BE sot, duket se do e pres një reformë e madhe dhe gjendet para një rigrupimi të shteteve. Shumë analitikë të gjeopolitikës globale paralajmërojnë një rikomponim në Kontinentin e vjetër dhe ky rikomponim mund të ndodhë të jetë nën ndikimin e boshtit Vashington-Londër-Moskvë.

Kjo, do ndodhë një Jaltë e re, apo është në pyetje vetëm koha se kur do ndodhë? Viteve të fundit shohim një BE të pafuqishëm. Sikur kjo Evropë po shkon drejtë fundit të saj, kulmi i kësaj ishte dalja e anëtares së parë nga BE, Mbretëria e Bashkuar dhe renesanca e neonazizmit që është shtrirë në gjithë Evropë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat