Çka po ndodhë me kombin shqiptar?! a mos duhet të përkujdeset vetëm mërgata nga se Shqipëria me Ramen po e varros kombin madje as Kosova nuk lulëzon

Opinione

Çka po ndodhë me kombin shqiptar?! a mos duhet të përkujdeset vetëm mërgata nga se Shqipëria me Ramen po e varros kombin madje as Kosova nuk lulëzon

Nga: Luz Tomaj Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 07:45
Autori

Për Shqipërinë

Deri sa, timonin e Shqipërisë, në binarin aktual e mbanë Edvin Rama, nuk më shkon goja me klith Oj Shqipëri oj nëna e ime. Më befason heshtja e popullit dhe perkrahja e Rames, I cili, sipas mendimit, I tejkalon edhe te zezat e sistemit diktatorial.

Ku linde dhe ku u rrite E. Rama

Në shkollë fillore e, mos të flasim për atë të mesme, mësohet historia e kombit dhe ajo e shtetit. A e kaloi Rama ndonjë fazë të arsimimit?!!! Zullumin e par, shqiptarëve ua shtroi Serbia, duke filluar nga shekulli I 11. Në ndërkohë erdhi Imperia otomane dhe, më pas u këthye Serbia. Më duhet t’ia përkujtoi dy gjëra “Kryeministrit” shqiptar:

1. A ka dilemë, a mundet me qenë diskutabile se, Serbia, historikisht e kishte në agjendë dhe u përpoq për zhdukjen dhe vetëm zhdukjen e shqiptarëve dhe

2. Si asnjë shtet tjetër, përveç Rusisë, Serbia është e njohur se ta premton një gjë ndërsa e bën një tjetër.

I veçova vetëm këto dy momente. Me sa parë mend, more miqësohesh dhe bën pazare me Kryetarin e Serbisë gjenocidiale, i cili edhe personalisht, është pjesëmarrës i gjenocidit në Kosovë. I nep darkë, e urdhëron mbulimin e bustit të Adem Jasharit, legjendës shqiptare. Ti është dashur ti bësh edhe dy gjëra: ti mbulosh bustet edhe të Skënderbeut gjithandej dhe, në darkë ta sjellësh të dashurin tënd tjetër, atë far Bregoviqin a Legenoviqin, si e ka emrin.

A të shkon mendja fare o Kristaq se Vuçiqi i yt, nuk e heq nga agjenda kthimin e Serbisë në Kosovë. Derisa Vuçiqi flet me ty, mendjen e ka te Putini, te Rusia, e pret momentin që Rusia të invazoi Ukrainen, që Bosnja të shkatërrohet, dhe, në se forcat ndërkombëtare nuk e pengojnë një gjë të tillë, veprimi i radhës i Serbisë është, sulmimi i Kosovës, Malit të Zi.....

Është koha që, populli shqiptarë, më në fund të zgjohet, të ndërmerr masa për ndryshime në legjislacion, të mundësohet zgjedhja e shtresave politike sipas vullnetit të popullit e, jo sipas imponimeve të Rames dhe subjekteve tjera politike.

A ka ndodhë ndonjë herë, pas tejkalimit të sistemit diktatorial që, në Shqipëri të pyetet populli. A nuk duhet të pyetet populli edhe për pazaret që Ti i bën me Vuçiqin, a nuk duhet ti ofrohet mundësia popullit që të shprehet për interesat e vet, si bartës i sovranitetit?!

Nga distanca, nga mërgimi, e përcjellim zhvillimin e ngjarjeve në atdhe. Nuk ka asnjë dilemë se Ti, kryeministër, vepron se, mendimi i yt dhe vetëm mendimi yt është i drejt dhe duhet të respektohet. Po e them edhe kësaj radhe se, njerëzit e tillë duhet t`i nënshtrohen shikimit psikiatrik.

Fundja, veprimi i çdo lideri politik, i cili cenon interesin e popullit, të shtetit, tërheq edhe përgjegjësi penale. Ajo përgjegjësi po mungon fal kapjes së shtetit.

Kryeministër dhe, jo vetëm ti, hiquni prej rrugës në mënyrë që populli dhe kombi të shef dritë.

Për Kosovën

Kur rruga humbet në fillim, është vështir të gjendet. Mjerisht, që nga fillimi i procesit të shtetformimit, shteti ka dal nga binari. Fjala e moçme thotë: edhe në se rri shtrembët fol drejt. Ishte ëndërr historike e Kosovës që të lirohet nga thundra e Serbisë famkeqe. E filloi atë proces i pavdekshmi Ibrahim Rugova dhe, fundja, ëndrra u bë zhgandërr, Kosova e shpalli pavarësinë. Shtresat politike filluan të fluturojnë hava, por, profesionalizmi, sinqeriteti, ndërgjegja... munguan. Së pari, mos përkushtimi i duhur mungoi dhe, pasoja më e madhe ishte mos shtrirja e sovranitetit në mbar territorin, prandaj, ndodhi plaga edhe sot e kësaj dite e pashëruar. Duhet me e qa kryet për një grusht serb dhe të drejtat e tyre, të cilat, në asnjë mënyrë nuk janë të cenuara. Ndodhi që, historia nuk e shënon, një dialog të iniciohet nga agresori gjenocidial. Ka qenë e domosdoshme, që nga dita e par e proklamimit të shtetit, shtresa politike të vepron në përpilimin e dokumentacionit të gjenocidit serb dhe të informon mbar bashkësinë ndërkombëtare. Një gjë e till nuk ndodhi gjatë dhjet apo sa viteve.

Në vend të përshpejtimit të procesit të shtet-formimit, mjerisht ndodhen zhvillimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe, me një fjalë kapja e shtetit, të këqija këto te cilat, përveç tjerash, reflektohen edhe në aspektin e autoritetit të shtetit në arenën ndërkombëtare, në ndaljen e njohjeve të shtetit, pasoja këto, të cilat janë prezente.

Mjerisht, Kosova, në vend që të koncentrohet dhe përkushtohet për zgjidhjen e problemeve, të shprehura në arenën ndërkombëtare - dialogun me Serbin famëkeqe, njohjet e shtetësisë dhe autoritetit të shtetit, zgjidhjen e çështjes së krimeve gjenocidiale të Serbisë, subjektet politike e qajnë kokën në mes vetit e në veçanti pozitë-opozitë. Gjërat që ndodhin në institucionin më të lartë legjislativ, janë të turpshme, të pa tolerueshme. Gjuha e cila përdoret në parlament, është e pa tolerueshme. Në ato gjuhë formohen edhe elementet e veprave penale. Kodi penal, sadopak, e mbron personalitetin e çdo individi dhe ofendimin e sanksionon. Në Parlament nuk ndodhin vetëm ofendime por edhe sulme fizike. Ndoshta në parlament duhet të hapet edhe ndonjë zyre e gjyqtarit për kundërvajtje apo penal.

Shtresa aktuale përballohet me vështirsi të shumta. Në problematiken e brendshme, duhet të mirret me spastrimin e shum çështjeve brenda Parlamentit. Të gjithë deputetet inkasojnë të ardhurat mujore, te cilat, në krahasim me strukturat tjera janë mjaft të larta. Është shumë qesharake dhe plaçkitje e popullit, inkasimi i mëditjeve për asistim në seanca, e cila është punë e rregullt. Është e pa tolerueshme mungesa në seanca e mos të flasim për bojkotime....

Në arenën ndërkombëtare, për momentin, çështja më aktuale është dialogu me Serbin. Është e drejtë e shtetit dhe obligim të dialogoj në arenën ndërkombëtare. Por, ajo që ndodh me Serbinë, është e drejtë e Kosovës që ti prezanton edhe kushtet e pjesëmarrjes në dialog. Së pari, nga UE duhet të kërkohet që, së pari, të ilustrohet identiteti i palëve nga se fjala është për Serbin, e cila pa dilemë, është ekzekutore e krimit – gjenocidit gjith përfshirës ndërsa Kosova viktimë. Se në procesin e gjertanishëm, qëndrimet e UE, Zoti Borrell dhe Lajçak vijnë nga shtetet te cilat as që e kanë njohur Kosovën. Për të drejtat e serbëve as që mund të flitet. Së pari, serbët, duhet ta Pranojnë, jo vetëm formalisht, shtetësinë e Kosovës, se Serbia mos të shkakton ngacmime. Të përkujtohet Serbia dhe të bëhet krahasimi i të drejtave minoritare të serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi.

Kosova, në mënyrë permanente, të komunikoi me KFOR-in dhe shtetet nga ai vjen, në aspektin e shtrirjes së sovranitetit në veri. Sovraniteti është element fundamental I shtetit.

Përkushtimi i qeveris aktuale në sferën e krimit duhet përshëndet, por, personalisht mbaj mendimin se edhe në atë pjesë, dhe të tjera, profesionalizmi nuk është në nivel të duhur ndaj edhe mungon azhuriteti, në veçanti kur bëhet fjalë për krimet në të kaluarën, për korrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Mërgimtarët janë të dëshpëruar

Numri i shqiptarëve në mërgim, mjerisht, është i panjohur por është tejet i madh, ndoshta mund të krahasohet me numrin në atdhe. Vërej se zhvillohen mjaft aktivitete në sferën e organizimit të mërgimtarëve në rruzullin tokësor nga se me shumicë, janë të dëshpëruar me zhvillimin e ngjarjeve në atdhe. Dominon bindja se, falë shtresave politike në atdhe, çështja dhe interesit kombëtare janë në udhëkryq. Sinqeriteti, fjala, besa, përkushtimi e kanë karakterizuar historinë e kombit shqiptar. Është e papranueshme që, sot, falë disa individëve, të cilët, në një apo tjetër mënyrë e kanë kapluar pushtetin, dhe e bastardojnë traditën dhe kulturën kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat