Ata të cilët i marrinë Kosovës më shumë se i japin nuk mund të trajtohen nga Kosova si bijtë të devotshëm të saj!

Opinione

Ata të cilët i marrinë Kosovës më shumë se i japin nuk mund të trajtohen nga Kosova si bijtë të devotshëm të saj!

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 janar 2022 Në ora: 10:01
Adem Bytyçi

Bijtë dhe bijatë e Kosovës të cilët e flijuanë jetën për lirinë të cilën e gëzojmë ne sot dhe brezatë që vijnë pas nesh e mëritojnë respektin dhe admirimin më të madh e të gjithë neve!

Pas lufte, në vend që t'i jepej më shumë dhe t'i merrej më pakë Kosovës, shumica e politikanëve tanë iu turren Kosovës për t'i marrë gjithëqka,  pa i dhënë as gjë 

Në momentin kur po e shkruaj këtë opinion, këtu pranë meje ndodhet një hallë gjermane 95 vjeçare .

Gjatë bisedës me të lidhur me shkatrimët në Kosovë në luftën e fundit, më rrefën se si e kishin ndihmuar rimëkëmbjen e vendit të tyre -Gjermanisë, menjëherë pas luftës së dytë botërore, e cila zonjë thotë:Gjermania, pas lufte i përngjante një gërmadhe për shkak se nuk kishte vend i cili nuk ishte bombarduar nga Aleanca e shtetëve anti fashiste".

Kjo zonj.e moshuar gjermane e qujtur Margareta Siver, thotë: " Pas përfundimit të luftës dytë botërore , mi punuar  urra dhe gra, tri vite pa ndërpre pa as edhe një kompenzim, vetëm për dy racione ushqim në ditë për ta ndërtuar dhe rimëkëmb atdheun tonë Gjermanin, e cila ishte bërë rash me tokë nga bombardimët në luftën e dytë botërore".

Vëllëzër dhe motra të Kosovës, ju bashkëkombas të nderuar të cilëve ju jepejtrasti ta lexoni këtë rrëfim, pa më thoni ju lutem sa argatë  ia kemi bërë Kosovës pa kompenzim pas përfundimit të luftës, e cila Kosovën e kishte shndërruar në gërmadhë që i përngjante një shkretire ku nuk kishte as një gjallës sipas dëshmotarëve okular për shkak të granatimëve barbare  të ushtrisë serbe të Millosheviqit.

Shteti nuk zhvillohet dhe kombi nuk përparon vetëm duke i marrë pa i dhënë...shtetin do ta kemi të zhvilluar dhe kombin të përparuar vetëm atëherë kur i japim më shumë dhe i marrimi më pakë.

Kjo është e vetmia maximë e vërtetë e cila garanton një mirëqenje dhe prosperitet të sigurt për ne sot dhe për gjeneratatë që vijnë pas nesh!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat