Gjuha e hajnave nuk di ta pohojë të vërtetën, por vetëm gënjeshtrën

Opinione

Gjuha e hajnave nuk di ta pohojë të vërtetën, por vetëm gënjeshtrën

Nga: Adem Bytyçi Më: 19 janar 2022 Në ora: 12:40
Autori

Shumë kush duke mos i kushtuar kujdes gjuhës e tregon poshtërësinë e vet, edhe atëherë kur nuk e pyet askush.

Njerëzit e dobët dhe të pangritur në aspektin e dijës dhe shkollimit i përgojojnë njerëzit e mëdhenj të kombit edhe për së vdekuri.

Edhe malet e Kosovës e mbajnë në mend dhe e kujtojnë përgjithmonë kontributin e të madhit Dr. Ibrahim Rugova, për çlirimin e Kosovës nga thundra e okupimit barbar serb dhe fitoren e lirisë së popullit tê Kosovës nga ky okupim brutal dhe mizor..

Ata ,që mbajnë mend fjalimin e ish Presidentit Amerikan Bill Klinton, në Parlamentin e Kosovës, në një vizitë Kosovës pasluftës , duhet t'iu kujtohet kur pati thënë se, pa kontributin dhe angazhimin e Dr. Ibrahim Rugovës, as Kosova nuk do të ishte këtu ku është tani shtet i pavarur dhe sovran dhe as unë tani nuk do isha i pranishëm këtu në mesin tuaj.

Megjithatë , disa milonerë të pasluftës, të cilët para luftës nuk kishin as opinga për të mbathur se lëre më miliona e me qindra hektarë tokë, paturpësisht thonë se Dr. Rugova ishte "tradhtar"

Këtë e thonë ata që u bënë milionerë duke vjedhur paratë e fondit "Vendlindja thërret " dhe djerësën e qytetarëve të Kosovës.

Këta mund të trillojnë, të etiketojnë dhe të shpifin lloj-lloj të pa vërteta për figurat më markante të kombit siç ishte Dr. Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët u vranë në pabesi dhe kryesisht për motive politike për ta marrë pushtetin me dhunë dhe terror në Kosovë, por kurrë nuk do të mund ta bindin popullin e Kosovës se kanë të drejtë për atë që e thonë kundër Dr. Ibrahim Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij .

E drejta dhe e vërteta vonon, por vjen, e këto grupe mafioze kriminale, të cilat janë pasurua me krim, korrupsion dhe hajni në kurriz të qytetarëve të varfër të Kosovës dhe i kanë vra bashkëkombësit e tyre për motive politike për ta sunduar vetë Kosovën dhe popullin e Kosovës dhe tani për t'i arsyetuar marrëzitë e tyre i akuzojnë për tradhti dhe kolaborocionizëm figurat më emblematike të lëvizjes për çlirimin e vendit nga pushtuesi serb, nuk ka si mos t'i mallkojë historia për të bëmat e tyre anti kombëtare, anti njerëzore dhe anti Kosovë.

Disa nga anëtarët e këtyre bandave i falën Malit Zi, territor të Kosovës, Kosovës ia sollën “dobiçin” në derë Asociacionin, e ratifikuan në Parlament krijimin e Gjykatës speciale ndërkombëtare kundër luftës së drejtë në Kosovë, të gjitha këto të këqija ia bënë Kosovës për karrige të pushtetit dhe karrierë politike, duke menduar se sa më afër vetë pushtetit, mund t'i vjedhin më lehet pasuritë e popullit të Kosovës për tu pasuruar vetë dhe varfëruar popullin - qytetarët e Kosovës.

Mirëpo kohët po ndërrojnë , qeveritë po ndryshojnë, qytetarët në mënyrë permanente po vetëdijesohen, prandaj nuk do të jetë larg kohë, kur të gjithë ata të cilët e kanë vjedhur Kosovën, duke u pasuruar vet e varfëruar popullin e Kosovës- qytetarët e saj të ndershëm, do të japin llogari para popullit të Kosovës për të gjitha ato të këqija që ia kanë bërë Kosovës dhe popullit- qytetarëve të Kosovës.

Vetëm vonim, se shpëtim nuk kanë ata që e vodhën Kosovën për tu pasuruar vet në kurriz të qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat