Presidenti Dr. Ibrahim Rugova i takon plejadës së politikanëve me rrënjë nga familjet e nacionalizmës shqiptare

Opinione

Presidenti Dr. Ibrahim Rugova i takon plejadës së politikanëve me rrënjë nga familjet e nacionalizmës shqiptare

Nue Oroshi Nga Nue Oroshi Më 21 janar 2022 Në ora: 22:44
Presidenti Dr. Ibrahim Rugova

Dardania jonë për një kohë të gjatë e ka pasur një fatkeqësi të madhe për faktin se në krye të saj për shumë dekada kanë udhëhequr me politikën politikanët komunist që kanë qenë të orientuar në vijën politike Beograd – Stamboll - Moskë. Fati e deshti që ky orientim politik të nderpritet pas ardhjes në krye të LDK-së dr. Ibrahim Rugova. Edhe pse mbrenda LDK-së në këtë periudhë kohore ishin të përzier shumë politikanë me orientime të ndryshme ideologjike por që vendimët i merrte dr.Ibrahim Rugova vet.

Presidenti Rugova e dinte më mirë se çdo kush tjetër se si është të jesh viktimë e komunizmit pasi që disa muaj pas lindjes kriminelët komunistë i vranë babain dhe xhaxhain. Ai gjatë udhëheqjës politike e orientoi Dardaninë në vijën politike Berlin-Bruksel-Washington duke u larguar nga vija politike Beograd – Stamboll - Moskë. Për lirinë e Dardanisë kanë dhënë kontribut shumë personalitete por dy personalitete kanë mbetur të shënuar në historinë e Dardanisë.

Presidenti Rugova si politikan, diplomat e vizionar dhe Adem Jashari si komandant legjendar. Të tjerët kanë dhënë kontributin e tyre kush më shumë e kush me pak për lirinë e Kosovës, e cila pa nderhyrjen e Forcave të Natos do ta kishte të veshtirë që të lirohet nga pushtuesi i egër serb.Sot në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së Presidentit dr.Rugova politikës së Dardanisë i ka humbur rruga në oborr. Ata ende nuk e kanë të qartë se largimi nga vija politike Berlin – Bruksel - Washington është një vetvrasje politike për Dardaninë. Meqë ka 32 vite që jam aktiv në aktivitetët kombëtare dhe politike,disa herë e takova edhe personalisht gjatë aktiviteteve kombëtare. Ai kishte një vizion të qartë Pavarsinë e Kosovës.

Në këtë rast dua të theksoj fjalët e të ndjerit juristit Nexhat Shatri i cili kishte punuar disa vite në Presidencë.Ai kishte percjellë disa president por thoshte se ma këmbëngulësi në qëndrimet e tij për Pavarsinë e Kosovës ishte presidenti Rugova. Dhe nuk është e rastësishme që herë pas here delegacionet e huaja kur dilnin nga Presidenca ishin skuqur se nuk ju kishte ecur mendimi i tyre. Përkundër kësaj Evropa dhe Amerika e ka dashur Presidentin Rugova për dy arsye.

E para se vizioni i tij politik ka qenë në orientimin e vijës politike Washngton –Bruksel - Berlin dhe e dyta se asnjëherë nuk ka bërë kompromis me lindjën dhe e ka luftuar depërtimin e politikës karpatiano-aziatike. Sot fatkeqësisht politikanët tanë  në trojet etnike  shqiptare janë në një mjegullnajë politike që po shiten shumë lirë siç është rasti me Edi Ramën i cili komplet është orientuarë në vijën politike Beograd - Stamboll - Moskë.

Presidenti Rugova shpeshherë është sulmuar nga ata politikanë që kanë qenë të orientuar në vijën politike Beograd – Stamboll - Moskë. Porë ai asnjëherë nuk është marrë me të tillët por ka shikuar përpara. Kur ka qenë rasti i unitetit Presidenti Rugova i ka mbledhur të gjitha partitë shqiptare dhe nuk i ka shikuar ndasitë politike. Presidenti Rugova e ka studiuar dhe dashur Pjetër Bogdanin, pasi që Pjetër Bogdani në vitin 1689 së bashku me Pikolominin gjeneralin austriak e ka udhëhequr luftën kundër Perandorisë Osmane. "E sot n´hall me rrnu e n´gjygj me vdekë". Sot është ngulur ´këmbëkryq politika serbo - turko - ruse në trojet shqiptare. Pa dalje në skenën politike të një besëlidhje shqiptare Kastriotase  kjo mjegullë dhe ky orientim politik do të vazhdoj edhe më tutje.Presidenti Rugova asnjëherë nuk e ka përjashtuar edhe rrugën e bashkimit kombëtar por shpesh e ka thënë se kjo i takon brezit të ri.Te hysh në politikë për përfitime financiare dhe të hysh në politikë për arritjen e qëllimit të idealizmës shqiptare janë dy botëra dhe një mur i madh që i ndanë. Pra,Presidenti Rugova i takon plejadës së politikanëve shqiptarë që në politikë ka hyrë për realizimin e idealeve kombëtare, Pavarsisë së Dardanisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat