Imam i Shipkovicës, flisni me shpirt se Zoti di shqip...!

Opinione

Imam i Shipkovicës, flisni me shpirt se Zoti di shqip...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 janar 2022 Në ora: 06:25
Skënder Karaçica

Është për të ardhur keq kur i dëgjon hoxhollarët tanë,në hapësirën e xhamive në vendet e kultit fetar dhe  në opinionë,nuk ua qet goja fjalën:Populli Shqiptar...!

Ata,këso kohe,u vjen paksa më ,,lehtë,,apo për shkaqe të ,,displinës fetare Islame,,(sic!)të përdorin fjalën (xhemati)!

Ne jemi shqiptarë edhe të besimit myslimanë,krejt e drejtë e atyre se cila është rruga më e mirë për të qëndruar më afër Zotit!Por,sa herë vjen në rend të ditës çështjet aktuale të kohës,hoxhollarët tanë të flasin shqip se Zoti di shqip për popullin e lashtë shqiptar!

Përmes në vend të debatit:Më imam Zendel Xhezairi nga Shipkovica(emërtim i qorodutur sllav,-v.j.ime)që duhet të larguar nga e folmja shqipe në hapësirën etnike në RVM-së për debatin e tij dhe,natyrshëm brenga pse po e lëshon tokën e vet rinia shqiptare dhe,sipas tij po,,pakohet xhemati,,(sic!).

Imam mbaja këndej udhës kah kombi shqiptar dhe siç thoshte profesor Ukshin Hoti,në trajtën e besimit tradicional shqiptar në këto hapësira etnike...!Nuk është fjala se po,,pakohet xhemati,,(sic!),por po zbrazën trojet shqiptare në RVM-së.Thuaje një herë,pashë të madhin Zot,fjalën populli shqiptar e jo veçse(xhemati).Prej kujt keni frigë,unë qysh sot jam në krah të hoxhollarëve shqiptarë dhe kërkesa e kohës:Flisni shqip,luteni shqip para Zotit të madhërueshëm, që di shqip,gjuhën e lashtë të popullit shqiptar...!

Dhe,të gjithë bashkë:Ndal migrimit  të rinisë shqiptare nga hapësirat tona për në vendet e huaja të botës...!

Zoti di shqip,imamë të xhamive shqiptare...!

Çikago,24 janar 2022

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat