Senatori Bob Menendez, merr pjesë në promovimin librit kushtuar z.Joseph J. DioGuardi, “Kërkesa e Shqiptarëve për Liri, dhe Fundi i Jugosllavisë” (1985-1993)

Opinione

Senatori Bob Menendez, merr pjesë në promovimin librit kushtuar z.Joseph J. DioGuardi, “Kërkesa e Shqiptarëve për Liri, dhe Fundi i Jugosllavisë” (1985-1993)

Nga: Hafiz Shala Më: 27 janar 2022 Në ora: 08:00
Autori

Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane apo Lobi Shqiptar në SHBA, me 30 Janar në shtetin e Neë Jersey, do të organizojë promovimin e librit të Kryetarit të Lobit Shqiptar, z. Joseph J. DioGuardit “Kërkesa e Shqiptarëve për liri dhe, Fundi i Jugosllavisë”, nga autori, Dr. Faton Bislimi.

Me siguri se për periudhen 1993 e në vazhdim, do të botohet libri tjetër voluminoz rreth veprimtarisë lobiste me përmbajtje dhe fakte e dëshmi interesante.

Image
Libri

 

Në këtë ngjarje të rëndësishme të promovimit të këtij libri më karakter historik të veprimtarisë lobiste të Lobit Shqiptar ku do të marrin pjesë me qindra shqiptarë, nga shtete të ndryshme të ShBA-ve, të cilët e kanë mundësinë të pajisën me këtë libër, i cili duhet të qëndrojë në vitrinat e çdo shqiptari kudo që jeton ai, në vendlindje apo diasporë për të pasur njohuri të një historie të vërtetë të lobimit në Kongres, Senat dhe Departament të Shtetit, duke e shtyrë cëeshtjën shqiptare në agjendat prioritare të politikës amerikane dhe rëndësia e zgjidhjes së saj përfundimtare për të siguruar paqe dhe prosperitet në rajon.

Libri në fjalë, përmban një përmbledhje të fakteve dhe dëshmive për një periudhe 1985-1993 të veprimtarisë lobiste të zotit DioGuardi si Kongresmen dhe pastaj si Kryetar i Lobit Shqiptar i vetmi i regjistruar në Uashington DC për veprimtari lobiste pas përfundimit të mandatit të tij të dytë si Kongresmen, duke e vazhduar punën e tij për një periudhe 32 vjeçare shumë të suksesshme, në internacionalizimin e çështjës shqiptare në përgjithësi e asaj kosovare( dardane) në veçanti.

Është e rëndësisë së veçantë periudha nga ardhja në pushtet të kriminelit Millosheviq në krye të Serbisë, qëllimi i të cilit ishte, spastrimi etnik dhe gjenocidi ndaj popullatës shqiptare.

Thënia e Fanolit: “Mbahu nëno mos ke frikë, se i ke djemtë në Amerikë”, ishte thënie vizionare dhe e vërtetë, e cila edhe u dëshmua nga bijtë e trungut dhe gjakut shqiptar.

Po, kush i doli krah atdheut dhe kombit shqiptar këtu në këtë shtet të fuqishëm, njëherit edhe mik e shpëtimtar i kombit shqiptar gjatë periudhave të ndryshme historike posaçërisht nga Presidenti i 28-të i SHBA-ve,Woodrow Wilson e deri në ditët e sotme.

Josepf J. DioGuardi, Kongresmen i parë me origjinë shqiptare nga trungu Arbëresh të Kalabrisë( siç e quan zoti DioGuardi, Kalaja-Arbëria)në Italinë e jugut, të cilët kanë luajtur rrol vital në periudhën 500 vjeçare.

Në vitin 1443, Mbreti Alfons i Napolit e përkrahu armatën shqiptare me kërkesë për t’i ndihmuar në luftën kundër rebeleve të Francës i cili në shenjë mirënjohje për fitore të një luftë të suksesshme të shqiptarëve, ua caktoi tokat në regjionin e të ashtuquajtur regjion i Catanzaros.

Mbretit të Napolit, edhe njëherë i duhet ndihma ushtarake e shqiptarëve, në ketë rast, nga Lideri i tyre, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili me 4000 ushtarë kaloi Adriatikun në ndihmë të Mbretit të Napolit në “Betejën për Apulias” të cilën me sukses e mbrojtën.

Suksesit të fuqisë ushtarake të Skënderbeut në luftë me Turqinë Otomane për 27 vjet me radhe, i erdhi fundi pas vdekjes së tij në vitin 1468 nga pneumonia.

Nga 4000 ushtarë sa erdhën në Itali, gjysma e tyre nuk u kthyen në Shqipëri, prandaj zunë vend në Calabri me përmbi 50 fshatra ndër të cilat edhe fshati Greqi (Katundi), vendlindja e babait të zotit DioGuardi, të cilët me fanatizëm i ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

Qe nga viti 1989 kur edhe u themelua dhe u regjistrua Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane apo Lobi Shqiptar në SHBA, në krye me zotin DioGuardi, u themelue edhe Bordi Ekzekutiv, ku u rreshtuan, bashkatdhetarë të të gjitha trojeve etnike, atdhetarë të devotshëm në përkrahjen e çështjes shqiptare.

Zonja Sherley Cloys-Dioguardi, një intelektuale e shquar, shkrimtare e cila ka punuar në shtëpitë më të njohura botuese, është eksperte për politikat ndërkombëtare, eksperte për marrëdhënie ndëretnike, ekspertë për cështje të Ballkanit, e cila në vitin 1994 vullnetarisht iu bashkua Lobit Shqiptar që ishte një impuls dhe ndihmesë e madhe në veprimtarinë lobiste.

Lobi Shqiptar, i udhëhequr nga zoti DioGuardi dhe zonja Sherley Cloys-Dioguardi, duke u nisur nga situata aktuale politike posaçërisht në kohën e bisedimeve të stërzgjatura dhe manipuluara nga Serbia, duke u nisur nga bisedat jo transparente, te dyshimta dhe të dëmshme për shtetin nga ish udhëheqësit e asaj periudhe, po haset në kërkesat e Serbisë që ato të implementohen edhe nëse ato janë në kundërshtim me Kushtetutën siç është rasti me Asociacionin një-etnik të komunave më shumicë serbe në një shtet multietnik i cili si parakusht për ta fituar pavarësinë.

Ky Asociacion me kompetenca ekzekutive, ka zgjuar interesim, breng dhe refuzim i një organi të tillë i cili konsiderohet një hap më afër të shkëputjes se veriut nga Republika e Dardanisë (e ngjashme më Republikën serbe në BeH), dhe më pas bashkëngjitje Serbisë që i bie se, seriozisht rrezikohet sovraniteti, tërësia territoriale dhe funksionimi i shtetit të Dardanisë (Kosovës).

Nëse kjo realizohet, ekziston mundësia që Republika e Dardanisë do të mbetët nën një lloj vetoje e pakicës serbe me 4% të popullatës dhe përjetësisht do të mbetët peng dhe e ndikuar nga Serbia duke i imponuar politikat e sajë siç ndodhi dhe po ndodhe tani.

Serbet e veriut nuk e paguajnë rrymën krahas qytetarëve të tjerë që po krijon pakënaqësi nacionale e sociale të cilat ende nuk ka përgjigje adekuate, deri kur do të vazhdohet më këso-lloj diskriminimi.

Senatori Bob Menendez, në takimin e fundit të 26 shtatorit, duke ia shprehë brengat tona rreth kësaj ngrehine, pra, Asociacionit një etnik të komunave me shumice serbe me kompetencat ekzekutive, i informuar nga përfaqësuesit e Lobit Shqiptar, por edhe nga njohuritë të cilat i kishte, ai u shpreh: “Kjo është një reqetë e keqe”.

Fati është se, Senatori Bob Menendez është në krye të një Komiteti të rëndësishëm për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan, të cilin e kanë udhëhequr edhe Senatoret, Bob Dole, Joe Biden, tani President i SHBA- ve, që i bie, një vazhdimësi e tillë kontinuele e parimeve dhe politikave të SHBA-ve në përkrahje të Republikës së Dardanisë( Kosovës).

Ne ketë iveniment do të marrin pjesë edhe intelektualë e biznesmenë nga Amerika edhe nga Dardania( Kosova), ndër të tjerët edhe historiani i ynë i shquar, Jusuf Buxhovi, njëri nder themeluesit të LDK-se dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Dr. Rugovës, edhe pjesëmarrës në Delegacionin e intelektualëve shqiptar i udhëhequr nga Dr. Rugova, i organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, respsktivisht zotit DioGuardi, në të ashtuquajturën “Darka e Sheratonit”.

Pas një dëgjimi shumë të suksesshëm në Kongresin Amerikan, ku zoti DioGuardi, publikisht ia bëri me dije udhëheqeses së këtijë dëgjimi Kongresistës me origjinë serbe, Helen Delich Bentley, kur ajo e pyeti se sa të paguajnë shqiptarët në mbrojtje të interesave të tyre.

Zoti DooGuardi ua bëri me dije panelit udhëheqës me mburrje se ky është shqiptar etnik dhe në damarët e tij rrjedh gjaku i shqiptarit.

Nëse ne nga respekti për punën dhe veprimtarinë e tij lobiste në të gjitha periudhat, para lufte, gjatë luftë, pas lufte deri te çlirimi dhe pavarësia e Dardanisë (Kosovës), bashke më zonjën, Sherley Cloys-Dioguardi dhe Bordin Ekzekutiv, e quajmë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu i shekullit 19/20, mos të na shihet për të madhe sepse ky bëri histori me të cilën ne do të mburremi.

Prandaj, në shenjë mirenjohje dhe respektin ndaj këtij mbrojtësi, afirmuesi dhe shpëtimtari të Dardanisë( Kosovës), do të thosha:

Arbëreshi i cili, bëri dhe la histori të lavdishme në kuadër të historisë sonë të dhimbshme, të bujshme por edhe krenare, të cilit kombit shqiptar ia caktoi vendin në piedestalin të cilin e meriton.

Zoti DioGuardi, duke të përgëzuar për librin, duke iu falënderuar për rrolin tënd historik në momentet më kritike gjatë kësaj periudhe, të përgëzojë për punën dhe veprimtarinë tende mbi tridhjetë vjeçare, duke të dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat