Brexit ilustroi patologjinë e BE – Për Rusinë shenjë e pare se BE e pret shpërbërja?                

Opinione

Brexit ilustroi patologjinë e BE – Për Rusinë shenjë e pare se BE e pret shpërbërja?                

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 28 janar 2022 Në ora: 08:43
Ilustrim

Heqja e flamurit të Britanisë së Madhe nga Objekti i Këshillit të Evropës  shënoi fundin e anartrisë britanike në BE pas 47 viteve. Përkundër deklaratës  dramatike të kryeministrit  Boris Johnson,se Britania tani po përballet me “agimin e një ere të re”, pasojat e këtij hapi ishin të paqarta.Për vitet që pasojnë parashikimet  për BE dukeshin të errëta.

Pse Rusia ishte e kënaqur me Brexit?

Po, për Rusinë kjo shënonte një kthesë: Rusia së bashku me Kinën kishin formuar  për bashkëpunim organizatën e Shangajit – si reaksion euroaziatik ndaj Unionit, e cila mbështet partitë e djathta radikale në Evropë.

Rusia, BE e konsideronte si konkurrente në prizmin e ndikimit në Evropën lindore, për këtë, e dëshironte të dobësuar duke e promovuar se BE është në kaos dhe se është në kufizën e polarizimit dhe shpërbërjes. Kjo ishte e qartë, se largimi i Britanisë ishte faktor i futjes së sanksioneve Rusisë, përshkak të aneksimit të Krimes. Rusia kishte  tentativa të ndikimit në rezultatin e  referendumit për Brexit në 2016.

Dhe në rrethanat e të sotmes që po ndodhin, kuptojmë përse shtetet në  fqinjësi me Rusinë, shtetet baltike ishin brengosur pas Brexit, përshkak të pasojave ekonomike, se Britania e Madhe nuk do mund t´i ndihmonte dhe se do paraqes edhe rrezik për sovranitetin e tyre.

Duhet thënë se Mbretëria e Bashkuar  mbetet anëtare dominuese në  NATO, duke rritur bashkëpunimin në promovimin e iniciativave për zvogëlimin e ndikimit të Rusisë, por disa anëtare konsideronin këtë si të pa bazuar. Pos grupit  STRATCOM, në luftën kundër dezinformimeve ruse, BE nuk u tregua se bëri përpjekje të mjaftuar ,që të mund të ndalonte përpjekjet ruse për ndikim në Evropë – tani kemi të bëjmë me përpjekjet e zgjerimit që do atakoj edhe sigurinë e Evropës.

 Brexit kosto e lartë për BE – profit SHBA, Rusia dhe Kina

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, parashihej, se këtij blloku do i kushtoj afro 40 miliard euro në vit, dhe nga e gjithë kjo do të përfitonte Rusia dhe Kina – sipas studimit të shoqatës gjermane “Bertelsmann”.Kostoja për vendet e BE, jashtë Britanisë së Madhe, do jetë 40 mld.euro, e që do godet vendet eksportuese si Franca dhe Gjermania. Për Gjermaninë  një tkurrje e bruto produktit vendor  për afro 10 mld. në vit, Humbjet vjetore për Francën  afro 8 mld.euro, përgjysmë më pak do të ketë Italia.

SHBA  do përfitonin afro 13 mld. eur, Kina afro 5 mld, por Rusia mund të përfitonte afro 260 milion euro në vit .Për këtë kryeministri Dejvid Kameron kishte thënë se me këtë “Putin do jetë shumë i gëzuar”.

Qëllimi i Rusisë – i realizuar në maksimum

Me Brexit është realizuar maksimalisht qëllimi i politikës së jashtme Ruse në Evropë: BE pas Brexit merrej me vetveten. Zgjerimin e shifshin, apo nuk e mendonin fare. Dhe ky ishte lajm  keq për Ukrainën, Moldavinë, Gruzinë po dhe vendet e Ballkanit perëndimor Maqedoninë Veriore, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Kështu zgjerimi i  BE në vendet baltike ishte lënë për një të ardhme të largët. Për Kosovën as që mendohej për liberalizimin e vizave.

Kështu perspektiva evropiane për Ukrainën, Moldavinë dhe Gruzinë, pothuaj, ishte varrosur për një kohë të gjatë. Dhe kështu asnjeri në BE nuk do e thoshte zëshëm, se këto shtete sërish po shtyheshin, që në Rusi e definojnë si ”zonë të ndikimit”. Kjo ishte ajo që presidenti rus Putin doli ndër profiterët nga referendumi për Brexit. Dalja e Britanisë nga BE është temë  në vete.

BE dhe Rusia pas Brexit – rast i pritur nga Moskva

Dalja e Britanisë nga BE është komentuar si “fitore” e Rusisë,dhe presidentin Vladimir Putin si “profiterin” kryesor më të madh. Edhepse Putin  ishte i përmbajtur paksa, duke thënë se kjo do ketë pasoja për Evropën dhe Rusinë, por në botë përhapeshin foto të “festës së madhe ruse”, se Evropa tani do dobësohet dhe do jetë në krizë.

Në këto rrethana të krijuara, a mendohej se si do mund ta shfrytëzoj Moskva këtë gjendje të krijuar në Evropë. Euroskeptikët pritnin se do forconin pozicionin e tyre, të tjerët kishin frikën nga rritja e presionit ekonomik që Rusia do bëjë ndaj shteteve e fqinje, po edhe si një kërcenim të sigurisë dhe sovranitetit. Kjo, ngase propaganda shtetërore ruse theksonte se Evropës i  është dhënë “një goditje vdekjeprurëse”.

Si do që të jetë, kriza në BE nuk do të sjelli një kolaps ekonomik brenda BE. Aktualisht ,po të bëjë Rusia inkursion ushtarak në Ukrainë, nuk mund ti shmanget një krize të thellë ekonomike.

BE megjithatë në vendin e pare

Përkundër tendosjes, zgjedhja historike e Rusisë, për zhvillimin e saj, është lidhja me Evropën si partner primar ekonomik. Në strukturën e tregtisë së jashtme ruse BE merr pjesë me 45 % ,në vendin e dytë qëndron Kina me 12%.Rusia ka në mendje atë që perëndimi i shkaktoi në 2014,  i kufizoi qasjen në tregun financiar botërore edhe duke i bllokuar transferet energjetike dhe teknologjisë ushtarake. Dëmet që Rusia dhe tani i përjeton kapnin shumën e miliarda dollarësh.

Do të ndodhë "Pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore"?

Rusia tani ka grumbulluar mbi 120 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën. Moska tani pas 8 vitesh  po sfidon nga pikëpamja gjeopolitike SHBA dhe Europën. Dhe për këtë SHBA ka vënë në disponim, tashmë 8,500 trupa të gatshme luftarake në gatishmëri për të ndihmuar në përforcimin e aleatëve të NATO-s, për këtë gjë që Rusia ka ngritur  "shqetësim të madh".

Padyshim një lëvizje e tillë përtej kufirit të Ukrainës do të nënkuptonte "pasoja të mëdha në mbarë botën" dhe mund të përbënte "pushtimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore".

Sanksione “të pashembullta  dhe të rënda”

Kur presidentit Biden iu shtrua pyetja nëse ai mund ta shihte veten duke vendosur sanksione ndaj presidentit rus personalisht në rast të një pushtimi – u përgjigj "po" . Kancelari gjerman dhe presidenti francez njëzëri paralajmërojnë Rusinë nga një sulm ndaj Ukrainës.

Edhe Macron tha, se po bëhen përgatitje për një reagim të përbashkët në rast të një agresioni duke paralajmëruar se: „Çmimi do të ishte mjaft i lartë." Gjermania dhe Franca janë të bashkuara në konflikt dhe të dy vendet bëjnë thirrje për zbutjen e situatës.

Epitetet që e përshkruajnë Putinin si person dhe president janë të shumta. E quajnë ujk sepse e zgjedh momentin që të sulmoi, kurse i përdorë metodat e dhelprës, ngase rrjedh nga KGB ruse. Gjatë bisedimeve të krizës, fuqitë perëndimore kanë rënë dakord për sanksione "të pashembullta" kundër Rusisë nëse ajo do të pushtonte.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson se aleatët perëndimorë do t'i përgjigjen çdo inkursioni me sanksione "të rënda" ekonomike, duke shtuar se Britania ishte e përgatitur të vendoste trupa për të mbrojtur aleatët e NATO-s në rajon. Ai ngriti çështjen e ndalimit të Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Sëift, një veprim ky që zyrtarët e lartë rusë thanë se do të thoshte se Evropa nuk do të ishte në gjendje të paguante dhe të merrte produktet ruse.

Të mërkurën, Ministrja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, u bëri jehonë fjalëve të zotit Biden, duke i thënë transmetuesit Sky Neës se qeveria "nuk po përjashton asgjë" - përfshirë sanksionet kundër liderit rus.Po perëndimi  do tregoj pavendosmëri , Putin mund vetë ta marr vendimin : ta sulmoi dhe uzurpoi Ukrainën.

A do të zmbrapset Putin?

Putin ka shkuar aq larg sa nuk mund të tërhiqet në kohë të shkurtë, ngase do humbiste në politikën e brendshme. Duke patur parasysh se sanksionet do ta hedhin në gjunjë ekonomikisht Rusinë. Po perëndimi vazhdon të jetë këmbëngulës Rusia do kthehet në gjendjen e mëparshme, besohet se Rusia do i shmanget konfrontimit me NATO-n. Se mund të vije edhe te konfrontimi dhe lufta, na jep të kuptojmë se SHBA dhe NATO nuk do pranojnë kërkesën ruse për tërheqje nga vendet anëtare të NATO-s si Rumunia, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Kroacia ,Shqipëria kështu duke përfshirë edhe Ballkanin.

Një invazion tokësor, në kuptimin klasik i Ukrainës nuk do ndodhë. Konfrontime apo konflikte do të ketë dhe atë në ujrat detare po dhe në hapësirën ajrore. Këto rrethana të krijuara më tepër qëndrojnë si tregim i “muskujve” për zënien e pozitave të baraspeshës globale gjeoplitike.

Mund të thuhet se Evropa po kërcohet nga një koncept neokolonialist  dhe neofashist bashkëkohor si një opsion i ekstremit të djathë i kthimit të misticizmit kombëtar dhe ksenofobisë.

Kosova, jo se nuk është e rrezikuar – Institucionet e Kosovës, Parlamenti dhe Qeveria indolente!

Thënia latine “Si vis pacem, para bellum.” – Po duash paqe, përgatitu për luftë!

Mbase partitë politike opozitare kanë brengë më të madhe – si të rrëzojnë qeverinë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat