Putini e filloi invazionin në Ukrainë, Ballkani Perëndimor ta sulmojë Serbinë!

Opinione

Putini e filloi invazionin në Ukrainë, Ballkani Perëndimor ta sulmojë Serbinë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:54
Sherif Ramabaja

Nuk do të duhej lëshuar rastin: derisa despoti Putin fillon me invazion masiv drejt Kievit, Ballkani Perëndimor pa vonesë do të duhej që nga të gjitha anët ta sulmoi Serbinë.

Arsyeja është shumë e qartë, Serbia gjithnjë përpiqet që ta loz rolin e Rusisë në Ballkan.

 Ajo politikisht, me propagandë, ushtarakisht dhe me të gjitha mënyrat i kërcënon shtetet fqinje sovrane, sidomos Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjën edhe Kroacinë.

Nëse shtetet e Ballkanit perëndimor e lëshojnë këtë rast nga dora që ta disciplinojnë Serbinë njëherë e përgjithmonë, do të jetë shumë vështirë që do të përsëritej edhe njëherë një moment i tillë.

Nëse Rusia do t`i përballoi sanksionet e paralajmëruara pa u dëmtuar seriozisht, Serbia pa vonesë do ta rris presionin ndaj Ballkanit Perëndimor dhe do të insistoj që ta përsëris gjestin e Rusisisë ndaj fqinjëve të vetë.

Edhe këto ditë po shihen deklaratat e Vuçiqit duke u mundur që të parashtroi kushte : nëse Ukraina e denon sulmin e Natos ndaj Serbisë, ne do ta përkrahim integritetin territorial të Ukrainës.

Kush mund të bëjë deklarata të tilla, vetëm një udhëheqës serb despot ose rus, sepse dikush me mendje të shëndoshë, nuk do të sillej në atë mënyrë.

Një pushtim dhe ndarje e Serbisë nga fqinjët do të ishte zgjidhja më e mirë e cila do ta qetësonte rajonin dhe do t´i sillte popullit serb lirinë, të cilën kurr nuk e ka përjetuar as nuk e din se çështë ajo.

Një ndarje siç i ishte bërë Gjermanisë naziste nga aleatët do ta edukonte dhe do ta lironte Serbinë nga mitete, propaganda, dezinformimi dhe do ta kthjellte duke ia mësuar të vërtetën historike se kush është në të vërtetë populli serb.

Nëse nuk arrihet një aleancë e tillë ushtarake për t´i ndihmuar Serbisë dhe popullit serb, do të duhej që populli shqiptar të armatoset dhe të përgaditet për një luftë të re me Serbinë, sepse bota shumë leht mund të zhytete në kaos të vërtetë, ku secili do ta shikonte se si ta shpëtojë veten.

Putini po vërehet që është i paparashikueshëm, prandaj gjithëçka mund të pritet prej tij.

Ai për një aksion të tillë është përgaditur me vite, prandaj edhe së fundi e armatosi edhe Serbinë me të madhe.

Nga përvojat ne duhet të nxjerrim mësime. Kemi pësuar nga luftat ballkanike, po ashtu edhe nga dy luftërat botërore, prandaj nuk do të duhej që të na përcjellin dhe përsëriten tragjeditë e tilla, prej të cilave gati sa nuk jemi shuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat