Buka jote të vret kur ia jep atij që ta do të keqen thotë populli ynë!

Opinione

Buka jote të vret kur ia jep atij që ta do të keqen thotë populli ynë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 26 mars 2022 Në ora: 14:56
Adem Bytyçi

Nuk është hera parë që administrata palestineze e mohon shtetësinë e Kosovës , duke i dalur në krah shovinizmit dhe kolonializmit të shtetit serb kundër Kosovës , shkon edhe më larg se kaq , duke i lutë ato shtete të cilat nuk e ka pranuar shtetësinë e Kosovës, që mos ta bëjnë këtë.

Për aq sa mban mend historia, në Shqipëri ka një ambasadë palestineze dhe shqiptarët në momente të ndryshme sa herë ka qenë nevoja kanë dërguar edhe ndihma humanitare në Palestinë, por ja tani Palestina del haptas në krah një shteti gjenocidal anti shqiptar siç është Serbia, kundër shteti të Kosovës i cili tanimë është realitet, ani pse kjo nuk i pëlqen shtetit gjenocidal të Serbisë dhe ca shteteve tjera pro Serbisë dhe Rusisë.

Edhe pse Palestina e di se mbi gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, ndër të cilat shtetet më të fuqishme e kanë pranuar subjektvitetin ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës si një e drejtë ligjitime e popullit shqiptar të Kosovës, e drejtë kjo e ligjitimuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, përsëri Palestina nuk e pranon një realitet të tillë ...

Diplomacia shqiptare duhet ta ndrrojë kursin e bashkëpunimit me shtetet të cilat kanë qëndrim armiqësor të pa drejtë me shtetin tonë Kosovën siç është Palestina dhe ndonjë shtetet tjetër i zhytur në llumin e politikës agresive dhe ekspansioniste serbo ruse kundër vendit tonë.

Po përdori një thënie të moçme të urtë në përfundim të këtij opinioni: Nuk mund t'i gjuajmë me bukë ata armiq të cilët pa të drejtë na gjuajnë me gurë, raporti duhet të jetë reciprok për t'i dalur zot me të drejtë popullit dhe atdheut tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat