Letër publike për Ramiz Kelmendin, biznesmenin milioner të Kosovës

Opinione

Letër publike për Ramiz Kelmendin, biznesmenin milioner të Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:38
Rexhep Torte

O Ramiz Kelmndi, ish deputet dhe milioner i pas luftës në Kosovë, a ke pyetur ndojherë vetetn tënde se si po punon dhe vepron, sepse ti nuk paske as komb, as fe dhe as atdhe. Sipas budallallëqeve që po i deklaron, del se kombi, feja, atdheu, morali dhe karakteri yt qenka vetëm pasuria, edhe ajo e fituar me harram, duke bërë tregti me Serbinë kriminale dhe duke qenë i gatshëm t’ia shesish popullit të Kosovës 35 tonelata mish të prishur.

O Ramiz Kelmendi, milioner i Kosovës, hiqju ëndërave syçelë për shkëmbime territorresh Kosovë-Serbi, sepse, tani në Kosovë ka ardhur Qeveria e Albin Kurtit që ia ktheu shpresën Kosovës.

Shkëmbime territoresh me Serbinë kriminale nuk do të ketë kurrën e kurrës, sepse tradhtari Hashim Thaçi që pë interesa të veta ishte bërë sherbëtor i kriminelit Aleksandë Vuçiq, nuk do të kthehet më ta ushëheqën Kosovën, sepse as vlora Çitaku nuk do të jetë më ambasadore në SHBA, e cila sëbashku me pro serbët Edi Ramën, Mathew Palmerin dhe Richard Grenelin pëgatitën planin famëkeq për ndarjen e Kosovës.

Sepse para ligjit dhe prapa grilave do të gjenden të gjithë biznesmenët milionerë si ti, dhe të gjithë tradhtarët e Kosovës, pa përjashtim, tërë udhëheqësit tradhtarë që e dëmtuan Kosovën në 21 vitet e kaluara.

Ti mund të kesh pasuri e para, por karshi Zotit të Madhërtishëm, i cili cakton të drejtën dhe të vërtetën, nuk peshosh as sa një pikë uji në oqean, apo as sa edhe një file floku.

Më datë 29 e 30 mars të vitit 2022, ne WEB faqen e “Bota Sot” patëm rastin të lexojmë se, ,“Ramiz Kelmendit, ish deputetit dhe biznemenit në Kosovë, inspektorati ia gjet 35 tonelata mish të kalbur, që nese arrinte ta shtet do të mund t’i hemonte gjer 300 mijë kondumatorë”.

Por Ramiz Kelmendi, ky biznesmen milioner i çoroditur në Kosovë, në vend që tu kërkojë falje publike konsumatorëve në Kosovë, ai kundërshton bojkotimin e produkteve serbe në Kosovë, duke shkuar aqë larg, sa që bën thirrje që mes Kosovës dhe Serbisë të ketë edhe shkembim territoresh për tu arritur, siç thotë ai, një marrëveshje përfundimtare. Turp, turp, turp.

O Ramiz Kelmendi, ti duhet ta dijsh, por po ta rikujtoj, me që gjendemi para fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit se, Islami ka pesë shtylla, Besimin në Zotin Një dhe se Profeti Muhamed është dërguari i tij, Namazin, Agjërimin, Zekatin dhe Haxhin.

Nëse je mysliman i devotshëm, duhet ta dijsh se Zekati përbën vlerën që duhet paguar për tërë pasurinë në para, në pasuri të palujatshme dhe në bagëti, që kap vlerën më shumë se vlera e 82 gramëve flori, e që mbahen rezervë pa u vënë në qarkullim brenda vitit.

Për pasurinë që është më shumë se 82 gramë flori, në emër të Zekatit duhet paguar 2, 5 përqind të vlerës. Këto para mund tu jepen të varfërve në Kosovë ose të paguhen në Fondin e Sigurisë që e ka shpallur Qeveria e Kosovës.

Këto ditë pata rastin ta lexoj librin me titull “Etika Islame në biznes”, nga autori Refik Issa Bikun- profedor i Menaxhmentit dhe strategjisë në Universitetin e Nevadas, dhe po t’i dërgoj t’i lexosh postullatet që dalin nga ky libër.

Kjo me siguri do të ndihmojë të kuptosh se a e ke ndjekur në biznesin tend etikën Islame në biznes.

Kjo me siguri do të ndihmojë ta kuptosh sa është e rëndësishme edhe dhënia e Zekatit për një mysliman të devotshëm.

Një ditë të gjithë do të shkojmë nga kjo botë, dhe se më e rëndësishme është që në jetën e përtejme para Zotit të Madhërishëm të dalin faqebardhë për ta fituar Xhehenetin. Lexo si vijon:

Etika Islame në biznes është më e mira për mbarë njerëzimin.

Zbatimi në jetë i Kur’anit me devotshmëri, sinqeritet dhe pa devijime, do ta shpëtonte mbarë njerëzimin nga antagonizmat, konfliktet, luftërat, ambicjet nga karierizmi i sëmurë, pasurimmi haram dhe nga korrupsioni.

Kur’ani si shpallje hyjnore nga Allahu i Madhërishëm është kundër shpenzimeve të tepruara, kundër jetës luksoze e të shfrenuar, derisa një pjesë e madhe e njerëzimit vuan dhe vdes nga uria.

Refik Issa Bikun, profesor i Menaxhmentit dhe Strategjisë në Universitetin e Nevadas, në librin e tij “Etika e Islamit në biznes”, me argumente konkrete jep shembuj bindës nga jeta e përditshme për zbatimin e etikës Islame në biznes në të mirë të mbarë njerëzimit.

Studimet e bëra në SHBA dhe në nivel ndërkombëtar, hodhën dritë mbi sjelljet e shfrenuara jo etike në biznes.

Një studim i vitit 2000 i korporatave kryesore amerikane, zbuloi se problemet etike lidheshin me abuzimin, narkotikët, alkoolin, vjedhjen nga punonjësit, konfliktin e interest, çështjet e kontrollit të cilësisë, diskriminimin në punësim, ngritjen në detyrë, keqpërdorimin e informacioneve të pronarit, abuzimin me llogarite e shpenzimeve të kompanisë, mbylljen e impianteve, pezullimin nga puna, keqpërdorimin e aseteve të kompanisë dhe ndotjen e mjedisit.

Në një studim të 300 ndërmarrjeve në të gjithë botën, mbi 85 përqind e drejtuesve treguan se shqetësimet kryesore ishin konfliktet e interesit të punonjësve, dhuratat e pavend dhe pa kriter, ngacmimet seksuale dhe pagesat e pa autorizuara.

Në Islam etika i rregullon të gjitha aspektët e jetës. Kushtet për sukses të përhershëm janë të njejta për të gjithë myslimanët, qotë në biznes ose në aktivitetet e jetës së përditshme.

Sipas Allahut të Madhërishëm njerëzit e suksesshëm janë ata që “ftojnë në gjithçka që është e mirë, që urdhërojnë atë që është e drejtë, dhe që ndalojnë nga ajo që është e gabuar”.

Në shoqëritë laike interpretimet ligjore bazohen në vlera dhe standarde bashkëkohore dhe shpesh kalimtare.

Në shoqërinë Islame këto vlera drejtohen nga sheriati dhe gjykimet e fikhut.

Në SHBA ishte i ligjshëm dhe etik diskriminimi i grave dhe i pakicave gjatë punësimit; tani kjo është e paligjshme.

Islami u ka dhënë grave të drejta të përhershme dhe të patjetërsueshme, dhe asnjëherë nuk i ka diskriminuar minoritetet mbi çfarëdo baze qoftë.

Profeti Muhamed ka thënë, “Nuk ka vlerë i kuqi ndaj të ziut dhe as i ziu ndaj të kuqit, përveç se me devotshmëri”.

Profeti Muhamed e ka ndaluar shitjen e frutave derisa ato të jenë të pjekura”. Duke shtuar se , “çfarë dobie do të kishte dikush që t’I merr paratë e vëllaut të vet (njerëzve tjerë) nëse Allahu i prish frutat”.

Njeriu i moralshëm që nderon do të sillet shumë më ndryshe se një tjetër që nuk e respekton pasurinë e të tjerëve.

Në Islam prishja dhe zhdukja e ndershmnërisë është një shenjë e afrimit të Ditës së gjykimit- Kijametit, dhe kjo ditë vjen, kur fuqia ose autoriteti të vijë në duart e njerëzve jomeritorë.

Amerika duhet ta kuptojë Islamin sepse kjo është feja e vetme që e fshin nga shoqëria e saj problemin e racës.

Profeti Muhamed thotë, “ Unë kërkoj strehim te Allahu nga borxhi, sepse borxhkiu gënjen sa herë që flet, dhe e thyen pemtimin sa herë që premton”.

Sistemi etik Islam ndryshon nga sistemet etike laike dhe nga kodi moral i mbështetur nga fetë e tjera.

Kodi moral i ngulitur në etikën Islame nënvizon marrëdhënien e krijesës më Krijuesin e tij. Dhe me që Zoti është i përsosur dhe i gjithdijshëm, myslimanët kanë një kod që nuk është as i kufizuar në kohë dhe as i njëanshëm nga tekat njerëzore. Kodi Islam i etikës është i zbatueshëm në çdo kohë, sepse Krijuesi dhe Mbikqyrësi është më afër njeriut sesa Damari I tij i qafës dhe ka dije të përjetshme dhe të përsosur.

Islami nënvizon se sjellja etike dhe vlerat e një individi duhet të bazohen në kriteret e shpallura në Kur’an dhe sunet.

Miokroekonomia thekson rregullin e optimitetit si përdorim efikas të burimeve për t’i përmbushur dëshirat e konsumstorit, dhe përjashton çdo nevojë për të marë në konsideratë çështjet etike dhe mbivlerëson maksimizimin e fitimit.

Në Islam ky rregull nuk është qëllimi përfundimtrar ose rezultati i vetëm etik i tregtisë.

Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë, “ Pasuria dhe fëmijët janë stoli të kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë .” ( El Kehf:46).

Myslimani duhet të ndjek qëllimin e mirë me një veprim që bëhet akt adhurimi.

Profeti Muhamed, thotë, “Çdo ditë duhet me dhanë lëmoshë për çdo kockë të trupit. Pasuria nuk duhet të fitohet nëpërmjet rrugëve të ndaluara, të pista. Individi duhet të ketë të drejta morale të cilat nuk mund të negocohen.

Islami është pro lirisë dhe kjo u lejon njerëzve për të zgjedhur besimin e tyre. Në fe nuk duhet të ketë dhunë.

Islami e çliron myslimanin mga robëria ndaj çdokujt përveç Allahut.

Sipas Kur’anit , roli i mesazhit që e dërgojnë profetët është venedosja e drejtësisë. Myslimanët në pozita udhëheqëse inkurajohen t’u qasen drejtësisht subjerktebve ose vartësve të tyre.

Në Kur’an theksohet se Allahu i ka nderur pasardhësit të Ademit dhe ka siguruar gjëra të nira për ta, nevojat themelore të të gjithë njerëzimit duhet të plotësohen nëpërmjet shpenzimeve vullnetare duke u kujdesur për të varfërit.

Profeti Muhamed thotë se, “ Sadakaja më e shkëlqyeshme është në ngopjen e një stomaku të uritur”.

Shfrytëzimi njerëzor ne çdo nivel, në çdo formë dhe në çdo rethanë është anti- Islam dhe duhet të merr fund.

Profeti Muhamed thotë se, “ kombet para jush u shkatërruan, sepse nëse vidhte një fisnik, e justifikonin, dhe nëse vidhte njëi varfër , e zbatonin dënimin ligjor të (Allahut) mbi të. Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti I Muhamedit, sikur Fatimja, bija e Muhamedit të vidhte, di t’i ja preja dorën”.

Krishterizmi dhe disa besime të lindjes, theksojnë kalueshmërinë e kësaj jete dhe e vlerësojnë meditimin dhe pensionimin nga kjo botë.

Feja Islame thekson se devotshmeria nuk arrihet duke hequr dorë nga nga jeta e kësaj bote, por përmes pjesëmarrjes aktive në punët e përditshme të të kësaj bote dhe përmes përpjekjeve në këtë jetë kundër së keqes, me të cilën një mysliman e dëshmon veten e tij. Myslimani duhet të merr pjesë në këtë dynja, me kusht që çdo përmirësim dhe rritje materiale ta çojë në drejtësi njerëzore dhe ngritje shpirtërore, si të umetit ashtu edhe të tij.

Myslimani duhet të jetë i qëndrueshëm si në adhurime ashtu edhe në jetën e tij të përditshme.

Respektimi i pesë shtyllave të Islamit nuk mjafton për një mysliman, ai gjithashtu duhet të përputhet me kodin etik Islam.

Uniteti është dimension vertikal i Islamit në ekonomi, politikë, fe, e në shoqërinë, dhe thekson idenë e qëndrueshmërisë gjatë gjithë kohës.

Biznesmerni mysliman nuk duhet të bëjë diskriminim ndërmjet punonjësve, furnitorëve , blerësve ose ndonjë aktori tjetër në bazë të racës, ngjyrës, seksit ose fesë. Kjo është në përputhje me qëllimin e Allahut për krijimin e njerëzimit.

“O ju njerëz , vërtet Ne ju kijuam prej një mashkulli dhe një femre , ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vedi”. (El Huxhurat: 143).

Myslimani nuk duhe të detyrojë praktika jo etike pasi frikësohet vetëm nga Allahu dhe të cilin e do.

“Allahu im , kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun, Zotin e botëve” (El Imran:162).

“Pasuria dhje fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprave të mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti Yt, dhe janë shpresa më e mirë”. (El Kehf:46).

Ekuilibri përshkruan dimendionin horizontal të Islamit që lidhet me harmoninë gjithpërfshirëse në univers.

“Ne çdo send kemi krijuar në masë të caktuar”, (El-Kamer: 49)

Vlera e ekuilibrit është më shumë se një karakteristike e natyrës, është një karakteristike për të cilën do mysliman duhet të përpiqet në jetën e tij.

Për ta ruajtur një ndjenjë të ekuilibrit ndërmjet atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë, Allahu thekson rëndësinë e lëmoshës dhe dënon praktikën e konsumit të tepruar.

“ Dhe jepni për në rrugë të të Allahut dhe mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit”. (El Bekare 195).

Allahu nuk kërkon asketizëm ekstrem. Ekuilibri dhe mesatarrja janë thelbësore.

“Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë dhe as janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren dhe janë të matur. Edhe ata që pos Allahut nuk lusin tjetër…” ( El Furkan:67-68).

Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet. Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kurt’anit të Zotit të tyre , nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër”. (El Furkan:72-73).

Masën mbusheni kur matni dhe peshoni me peshojë të drejtë. Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë”, (El Isra: 35).

Njeriut i është dhënë vullneti i lirë për ta drejtuar jetën e tij si mëkëmbës i Allahut në tokë., ai është pajisur me aftësinë për të menduar, për të formuar gjykime, për të miratuar çfarëdo kursi të jetës që dëshiron dhe për të vepruar me cilindo kod të sjelljes që ai zgjedh, ai mund të zgjedhë se sa në mënyrë etike ose jo etike do të sillet.

“ Evërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë , le të besojë , e kush të dojë le të mohojë”. (El Kehf:29).

Myslimani i devotshëm pranon të sillet sipas kodit që Allahu e ka shpallur për jetën e tij individuale dhe shoqërore.

Myslimani i devotshëm duhet t’I zbatojë detyrimet hyjnore që burojnë nga natyra jonë shpirtërore siç është kontrata martesore, detyrimet tona politike dhe detyrimet tona të biznesit, siç është kontrata zyrtare për të kryer detyra të caktuara ose kontrata e heshtur për t’I trajtuar punonjësit tanë në mënyrë të denjë.

Myslimani duhet të mbajë nën vullnetin e tij të lirë, ashtu që të veprojë mbi bazën e kodit moral të përcaktuar nga Allahu.

Allahu e thekson konceptin dhe përgjegjësisë morale për veprimet e njeriut.

“Kushdo që bën keq, do të do të ndëshkohet me të, dhe pos Allahur nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës dhe as ndihmës.

“Kush bën ndonjë punë të mirë , qoftë mashkull ose femër duke qenë bësimtarë, të tillët hyjnë në Xhenet dhe dhe nuk u bëhet asfarë padrejtësie” (En Nisa: 123-124).

Përgjegjësia në Islam është individuakle, institucionale dhe e forcave të ndryshme shoqërore.

“ Secili njeri është peng i veprës së vet”. (El Mudethir:38)

Të gjitha detyrimet duhet të respekohen . përve nëse janë gabim moralisht.

Profeti Muhamed ka thënë, “ Shenjat e hipokritit janë tri. Sa herë që flet, gënmjen. Sa herë që premton , gjithmonë ë thyen premtimin. Nëse i besohet diçka , ai dëshmon se është i pandershëm”.

Dashamirësia ose mirësia ndaj të tjerëve përkufizohet si një verprim që u bën mirë tjerëve.

Fitimi përmes tregtisë hallall, është më i preferuar se sa lypja.

Një burrë vajti të lypur te Profeti Muhamed. Profeti e pyyeti , “A nuk ke asgjë në shqtëpi?” Kam një copë pëlhurë, një pjesë të së cils e veshim dje një pjesë të ë cilës e shtrijmë në tokë, si dhe kam një tas prej druri nga i cili pimë ujë”, u përgjigj lypësi. Silli ato te unë, i tha Profeti Muhamed,dhe ai I solli. Profeti o mori sendet e sjellura dhe I dhe dolën në treg, ku arritën t’I shesin për dy dërhemë. Ia dha lypësit dërhemët dhe i tha me njërin prej tyrer blej ushqim për familjen dhe me tjetrin blej një sopatë dhe ma sill mua këtu”.

Profeti sopatës i vuri një bisht druri dhe i tha lypësit, “ Shko e mblidh dru zjarri dhe shiti, dhe mos tëtë shoh për dy javë”. Kështu lypësi filloi të punojë dhe të fitojë duke e përmiësuar jetën e tij dhe të familjes.

Myslimanët përveç bujqësisë inkurajohen t’i zhvbillojnë aftësitë në industri, në zanate dhe në profesione që janë thelbësore për mbijetesën dhe përmirësimin e komunitetit.

Gazaliu, dijetari dhe studjuesi i shquar Islam ka theksuar se, “ Shkencat, dija e të cilave konsiderohet obligim, përfshin do fushë që është e domosdoshme për mirëqernien e kësaj bote”.

Profeti Muhamed dhe shumë profetë tjerë e kanë ushtruar për një kohë profesionin e bariut.

Islami në përgjithësi e pranon profesionin, i cili i plotëson nevojat hallall në shoqëri.

Fitim haram konsiderohet tregtimi i alkoolit, i drogave , prodhimi I figurave e statujave si objekte adhurimi ose që krahasohen me krijesat e Allahut, prostitucioni, shitja e kafshëve ende të palindura dhe shitjen e prodhimeve ende të pa korrura.

Skandalet e fundit në Ëal Street, në industrinë e kursimeve dhe kredive në SHBA dhe në sektorin e biznesit të vendeve tjera, kanë nxitur shumë firma që t’i rishikojnë standardet e tyre etike.

Çdo organizatë ka përgjegjësi shoqërore te palët e interest, në mjedisin natyror dhe në mirëqenien e përgjithshme shoqërore.

Në botën jo islame standardet etike diktohen nga sjellja e manaxherëve, si punësimi, largimi nga puna, pagat, ngacmimet seksuale dhe fushat e tjera në kushtet e punës.

Në Islam kërkohet drejtësi dhe paanësi në punësim, avancim ose çdo vendim tjetër.

“Allahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejtë mes njerëzve”. (En Nisa:58).

Punëdhënësi është i detyruar punonjësit të tij t’i japë një pagë të drejtë. Biznesmenët punonjësve myslimanë duhet t’u japin kohë të lirë për namaz, t’u japing pushim nëse janë të sëmurë, dhe nuk duhet të ngacmohen seksualisht ose ndryshe.

Për ta nxitur barazinë dhe ekuilibrin , besimet e punonjsve jo-myslimanë duhet të respektohen në mënyrë të ngjashme.

Një hulumtim me 1.227 lexues të Harëard Business Revieë, konstatoi se eprorët shpesh u bënin presion vartësve të tyre që të nënshkruajnë dokuente false, për të mos i marë parasysh gabimet e eproreve dhe për të bërë biznes me miqtë e eprorëve të tyre. Kjo i vë në siklet punonjësit që detyrohen ta kompromitojnë integritetin e tyre.

Në Islam kërkohet zbatimi i dashamirësië ndërmjet biznesit dje punonjësve, Kur biznesi nuk ecën mirë, punonjësit duhet të durojnë një ulje të përkohshme të pagave.

Allahu ka ndaluar mëkatin dhe shtypjen e njeri- tetrit pa të drejtë. Organizatat islame duhet të krijojnë një kod të qartë eike për të shmangur sjelljet devijante të punonjësve.

Etika e biznesit i sugjeron furnizuesit të negocojë çmime të drejta dhe mospërfitim nga pozita ose ndikimi i madh.

Pavarsisht lejueshmërisë së agjencive, tregtarëve u ndalohet të ndërhyjnë në sistemin e tegut të lirë, përmes një lloji të caktuar të ndërmjetësimit, sepse ky llloj ndërmjetësimi mund të çojë në inflacion të çmimeve.

Blerësve duhet t’u ofrohen mallrat e duhura dhe me çmime të drejta.

Allahu ka thënë:” Plotësoni matjen , e mos u bëni prej atyre që lënë mangu ! Dhe matni me peshojë të saktë. Dhe mos lini mangu sendet e njerëzve” (Esh-Shuara : 181-183).

Biznesmeni mysliman nuk duhet të presë ndershmëri nga të tjerët, nëse vetë nuk shtë I ndershëm.

Islami nuk e toleron ndërhyrjen në sitemin e tregut përmes grumbullimit ose formave tjera të manipulimit të çmimit.

Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. Allahu e ka lejuar shirblerjen, por e ka ndaluar kamatën”. (El Bekare: 275).

Është I neveritshëm monopolizimi i gjërave të nevojshme për jetë dhe i ushqimit të bagëtisë.

Një fushë tjetër e përgjegjesisë shoqërore është edhe mjedisi natyror. Për shumë vite kompanitë i hedhnin produktet e tyre të prishura në erë, në lumenj dhe në tokë. Industria po e ndot ajrin dhe dëmton shtresat e ozopnit duke shkaktuar ngrohjen globale.

Myslimanët inkurajohen ta vlerësojnë dhe ruajnë bukurtinë natyrore të mjedidit.

Allahu ka thënë, “ Allahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerim me të fruta ngjyrash të ndrys

Edhe nëpër kodra ka ngjyra të bardha e të kuqe, dhe ka edhe shumë të zeza. Edhe nga njerëzit, nga gjallesat dhe kafshët ka të ngjyrave të ndryshme. Allahut ia kanë frikën nga robërit e tij vetëm dijetarët , Allahu është mbi gjithçka, është Mëkatfalës”. (El Fatir: 27-28).

Biznesmenët myslimanë që shfrytëzojn kafshë, duhet të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrën se si i trajtojnë ato, dhe duhet të tregojnë mirëzi gjastë terrjes së kafshëve.

Profeti MNuhamed ka thënë, “ Allahu ka urdhëruar mirësinë në gjithçkka, kështu që kur të vrisni, vrisni me mirësi. Çdo njëri prej jush duhet ta mpreh thikën dhe ta lërë kafshëm t të vdes rehat”.

Biznesmenët myslimanë si pjesë e komunitetit duhet të kujdsen për mirëqenien e anëtarëve të dobët e të varfër.

Nga Myslimanët kërkohet që të sillen islamikisht në marrëdhëniet e tyre të biznesit, duke qenë të sinbqertë, duke e mbajtë fjalën, duke e dashur Allahun më shumë se tregtinë, duke qenë të përulur, dke mos çuar jetë ekstravagante, duke qenë të përulur në çdo transaksion, duke mos mashtruar, duke u këshilluar punë të përbashkëta, duke dhënë lëmoshë, duke mos mashtruar, duke mos marrë ryshfet dhe dukle u sjellë drejtësisht.

Ashtu siç nuk ka detyrim në fe , njeriu nuk mund të imponojë mirësi te kolegët e tij të biznesit, përveç detyrimit. Myslimanët duhet ta zgjedhin etikën. Kjo është arsyeja pse Allahu ka dhënë vullnet të lirë.

Këto janë disa nga mesazhet që dalin nga libri me titull “Etika Islame e biznesit” shkruar nga Refik Issa Bikun, profesor i Menaxhmentit dhe strategjisë në Universitetin e Nevadas, botuar nga “Furkan” Shkup, 2021.

Më datë 29 e 30 mars të vitit 2022, ne WEB faqen e “Bota Sot” patëm rastin të lexojmë se “Ramiz Kelmendit, ish deputetit dhe biznemenit në Kosovë, inspektorati ia gjet 35 tonelata mish të kalbur, që nese arrinte ta shtet do të mund t’i hemonte gjer 300 mijë kondumatorë.

Por Ramiz Kelmendi, ky biznesmen milioner i çoroditur në Kosovë, në vend që tu kërkojë falje publike konsumatorëve në Kosovë, ai kundërshton bojkotimin e produkteve serbe në Kosovë, duke shkuar aqë larg, sa që bën thirrje që mes Kosovës dhe Serbisë të ketë edhe shkembim territoresh për tu arritur, sië thotë ai, një marrëveshje përfundimtare. Turp, turp, turp.

Myslimanët duhet ta zgjedhin etikën. Kjo është arsyeja pse Allahu ka dhënë vullnet të lirë.

Këto janë disa nga mesazhet që dalin nga libri me titull “Etika Islame e biznesit” shkruar nga Refik Issa Bikun, profesor i Menaxhmentit dhe strategjisë në Universitetin e Nevadas, botuar nga “Furkan” Shkup, 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat