Noli përballë dy intelektualëve disidentë anti-komunistë Prof. Arshi Pipa dhe Mons. dr. Zef Oroshi (Pjesa I)

Opinione

Noli përballë dy intelektualëve disidentë anti-komunistë Prof. Arshi Pipa dhe Mons. dr. Zef Oroshi (Pjesa I)

Klajdi Kapinova Nga Klajdi Kapinova Më 1 prill 2022 Në ora: 13:06
Fan Noli

"Shqiptarë!Koha e gjakpirësve imperialistë ka për shkuar, ashtu si shkoi koha e hajdutëve feudalë.Punëtorët dhe katundarët revolucionarë anë e mbanë botës po gatiten e po hidhen me sulmin final, kundër tiranëve të tyre shekullorë, që t'i korrim me drapërin e t'i shtypim me çekanin, që t'i shuajnë një herë e mirë nga faqja e dheut”. - Fan Noli, Wien, 3 Shtator 1928, Për Komitetin e Çlirimit Nacional

"Nuk u besova syve të mij, kur pash telegramet që Hirësia e Juaj i ka çue herpasher qeveris së kasapvet të Tiranës. Në ketë telegram, Hirësia Juaj, jo vetëm që aprovon çka bajn ata, që kanë deklarue kjartsisht se nuk besojn në Zotin dhe kanë fut në burg e vra të tjerët... Ju i keni paraqitë komunistat e Tiranës në sytë e botës si njerëz të denj me e qeveris popullin shqiptar. Nji ditë, keni me takue Skanderbegun dhe po ju thom se ka me qenë shumë i idhnuem. Shpresoj, se nuk i ka ra në dorë kopja e Diellit, ku në të krahasohet Enver Hoxha me të."– Prof. Mhill Marku

"Regjimet komuniste e kthyen krimin masiv në një sistem të plotë të qeverisjes dhe janë përgjegjës për një numër më të madh të vdekjeve sesa nazizmi ose ndonjë tjetër sistemi politik. Komunizmi, karakteristika përcaktuese e 'shekullit të shkurtër të njëzetë,' që filloi në Sarajevë në 1914 dhe përfundoi në Moskë në 1991, e gjen veten në shtetet qendrore të historisë. Komunizmi, i parapriu fashizmit dhe nazizmi, i mbijetoi të dyja dhe la gjurmët e tij në katër kontinente. Duhet të bëjmë një dallim midis doktrinës së komunizmit dhe praktikës së tij. Si një filozofi politike, komunizmi ka ekzistuar me shekuj, madje edhe mijëvjeçarë." - Stéphane CourtoisLibri i Zi i Komunizmit: Krimet, Terrori, Represioni “Hyrje: Krimet e Komunizmit"

Noli i ka konsideruar trojet e lëna jashtë shtetit shqiptar si minoritete dhe probleme të Greqisë dhe Serbisë

Ato pak “media”, që pretendojnë se përfaqsojnë komunitetin shqiptaro-amerikanë sistematikisht, po vazhdojnë t’i shpërlajnë trurin ndonjë plaku pa kujtesë, që i sheh këto raporte histerike si “lajme”, pa informacion dhe për me tëpër pa asnjë vlerë dhe rëndsi për komunitetin tonë këtu.

Raporti tymnajë, ishte një klishe steriotipe, i zhgarravitur shpejt e shpejt nga proletarja Kozeta Zylo, e cila me shterpsi bën zhurmë, duke hedhur shashka, kur qysh në hyrje jep alarmin qesharak, se: “Në Bronx Diaspora Shqiptaro Amerikane protestoi me kulturë për mosemërimin e rrugës “Fan Noli” në Morris Park të Bronxit emrin e burrit të ndritur të Kombit Shqiptar dhe Amerikan Fan Stelian Noli.”!!!

Tani lind pyetja se a ishte Noli burr i ndritur i popullit shqiptar apo amerikan!? Kësaj pyetje idiote dhe boshe do t’i japim përgjigje me prova dhe fakte, përgjatë shkrimit modest.

Nuk besoj, se amerikanët kanë njohje për peshkopin e kuq bolshevik, sepse SHBA nuk është ish B.R.S.S. e kohës së diktatorëve kriminelë komunistë: Leninit, Stalinit dhe Dullës. Kjo protestë-zhurmë, u udhëhoq “profesionalisht” nga mbështetësit e Partisë Demokratike Amerikane, që janë më afër me komunistët dhe socialistët ektremistë shqiptaro-amerikanë në shtetin e New York-ut dhe kudo, ku drejtojnë governatorët edhe kryetarët e bashkive “demokratë” dhe dyshja anti-amerikane e papërgjshme dhe e pa-aftë fizikisht dhe mendërisht Biden-Harris.

Dhe si gjithnjë në këtë këshill ndrikullash globalistë, sipas modelit bolshevik proletarë, në qendër të zhurmës mediatike është vënë Organizata e Korruptuar Neo-Komuniste Panshqiptare Vatra (1912) dhe “patriotët” në pension, që me uturakë apo bakala bëjnë pordha apo luftë intrigash e bërrylash brenda llojit të vet. Ata duan sot fatkeqsisht, që me ëndrra në syrtar t’a bëjnë edhe SHBA si kopje të komunizmit sharlatan të Shqipërisë së viteve 1944-1990.

Këto pensionistë të zhurmshëm, që nuk kanë se çfarë të bëjnë në shtëpitë e tyre, sot si larvat e pranverës dolën jashtë për të marrë ajër të pastër (pa maska të Covid-19) dhe iu përveshën misionit të vjetër propagandistik, për një “protestë kundër bllokimit të emërimit të rrugës me emrin e Fan Nolit. Ata akuzuan këshilltaren Marjorie Velazquez e cila ka bllokuar emërimin e rrugës “Fan Noli” rrugë në seksionin Morris Park të Bronx-it ku iu bashkuan dhe shumë aktivistë të njohur të komunitetit në protestë. Për gjithë Diasporën Shqiptaro Amerikane emërimi i rrugës me emrin e ndritur të Fan Nolit do të ishte një nga lajmet më të bukura çka do të bënte krenar çdo shqiptar e bir shqiptar në çdo cep të globit sepse është nje vlerësim që i bëhet kontributit të jashtëzakonshëm të Fan Nolit.”, sipas raportueses mediokre Zylo.

Ironia e fatit është se raportuesja euforike me folësit përçart mashtrojnë hapur, kur thonë se për arsye politike: “Ata akuzuan këshilltarenMarjorie Velazquez Marjorie”!!!

Kjo zyrtare demokrate hispaniko-amerikane nuk është antare e partisë republikane, por socialiste e thekshme e ekstremit të majtë pra “demokrate”, sikurse janë të regjistruar shumë shqiptarë në protestë.

Lind pyetja: Pse z. Mark Gjonaj që ishte në të njëjtën pozitë në Albani (kryeqytet i shtetit të New York) që ka sot zevendesuesja e tij kështilltare Marjorie Velazquez, nuk e bëri më përpara realitet këtë ide “gjeniale” pa vlerë, por tani kritikon në kor gruan ispanike, që me të drejtë nuk do që New York të ndotet edhe më shumë me simbole komuniste të diktatorit Enver Hoxha!?

Më poshtë zhgarravitsja, ngre lart në qiell politikanët amerikanë, të nivelit të ulët dhe të papërfillshëm të dorës së 10 apo 20, që Nuk kanë asnjë peshë në New York, ku të tillë “politikanë” apo rrogtarë të rëndomtë në Shqipëri dhe Kosovë janë me shumicë, për të mbushur shumë autobuzë turistikë.

Ja një gënjeshtër trushpërlarje klasike: “Në këtë protestë përshëndetën mjaft politikanë të zgjedhur amerikanë dhe ajo që të bën përshtypje dhe të krijon respekt është se midis tyre Ansambleisti Michael Benedetto gjithmonë është pranë kauzës së çështjes shqiptare. Do të ishte një gjë e shkëlqyer për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan. Nuk e di pse ka një pengesë, tha Benedetto. Në protestë folën dhe kritikuan ashpër si znj. Nathalia Fernadez Ansambleiste e shtetit të Nju Jorkut një mike e madhe e shqiptarëve. Z. Ardhmir Malziu ndihmës këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut gjithashtu moderoi një pjesë të programit gjatë protestës dhe me ovacione u mirëprit Z. Gjonaj shqiptari i parë i zgjedhur në Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut.”

Ajo që është më e keqja është se vetë shqiptaro-amerikanët e lindur dhe rritur në SHBA, fatkeqsisht dhe fatmirësisht (sepse do të turperoheshin), nuk kanë njohje apo asnjë haber mbi Nolin e kuq kontraversal.

Noli, ka shkruar vetëm shqip, në dialektin e tij të vjetër toskërisht. Shkrimet e tij apo poezitë e tij politike me draper dhe cekan etj., janë trillime apo fantazi artistike letrare, që duhet të dish shumë mirë dialektin arkaik toskë, për t’i kuptuar esencën dhe domethënien e tyre.

Fëmijët, që kanë lindur dhe rritur këtu fatmirësisht, nuk dijnë të lexojnë dhe flasin apo kuptojnë sa dhe si duhet gjuhën politike “letrare” shqipe (hartuar me dhunë në vitin 1972, përmes Kongresit të Ç’Drejtshkrimit nga rregjimi diktatorial i Enver Hoxhës), por flasin fatmirësisht shqip, vetëm në gjuhën apo dialektet e prindërve të tyre, që kanë ardhur nga trojet të ndryshme etnike shqiptare.

Sot në vitin 2022, janë po ata njerëz që bëjnë non stop blah blah blah edhe për “shkollat” shqipe, që në realitet nuk janë asgjë tjetër veçse kurse të mësimit të gjuhës shqipe, ashtu sikurse privatisht të tilla kurse për mësimin e gjuhëve të huaja ka me shumicënë Kosovë, Shqipëri, Europë dhe shtete të tjera të SHBA-së etj.

Kujtojmë, se kurset falas për nësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptaro-amerikanë në New York, janë hapur më parë, pranë ambienteve të kishës katolike shqiptare Zoja e Këshillit t’Mirë, në Bronx New York (sot Zoja e Shkodrës në Hartsdale NY), nën drejtimin e mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989), kur ende deri në vitin 1991,nuk kishin zbarkuar në SHBA lukunia e terbuar e pushtuesit komunistë të Dullës dhe neo-komunistët…

Sërisht po ofrojmë një shembull tjetër të injorancës së zakonshme dhe mosnjohjes së vazhdueshme historike të të pafajshmit z. Mark Gjonaj. “Ai tha: “Fan Noli është hero. (Noli, nuk ka vdekur në luftë, por në shtrat në një spital në Boston, shënimi im K.K.) Të hiqet ky moment krenarie kulturore dhe të kapet pas politikës së imët, është një shuplakë për të gjithë ne.”

(Çfarë politike të imët, ka në New York, kur këtë shtet e drejtojnë liberalët, komunistët dhe “demokratët” tesh 100 vjet.Arsyeja e fortëe spanjoles është mëse e drejtëseNoli, nuk ka jetuar në New York, por gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij fetare dhe letrare i ka në Boston, dhe nuk ka pse një rrugë në Bronx, të marrë emrin e tij.Ai me shkrimet e tij pervese, i ka dhënë shuplakë kundërshtarëve politikë të regjimit dhe ka dashur me ndërgjegje të plotë,që disidentët dhe nacionalistët e mirëfilltë (që po rezistonin bishën e kuqe me heroizëm dhearmë në dorë në malet e Shqipërisë së Veriut), të pranojnë komunizmin e zi proletar bolshevik rus dhe rendin e ri botëror të skllavërisë anti-kombëtare, të udhëhequr nga diktatori manjak Enver Hoxha…, shënimi im K.K.)

Dhe z. Gjonaj vijon më poshtë: “Ne do të luftojmë si shqiptaro-amerikanë, sepse ne kontribuojnë shumë për qytetin tonë dhe nuk do të lemë askënd t’i mohoj këto kontribute si të pa rëndësishme.”

Po deri tani ju po luftoni me fanatizëm histerik, për të vendosur në SHBA figurat kontraversale dhe idhujt e komunizmit dhe jo njerëzit dhe intelektualët e vërtetë të diasporës sonë këtu, si: Abatin e Mirditës Prend Docin (i cili, ka jetuar në SHBA dhe ndihmoi që Shqioëria të futet në OKB dhe jo Noli), mendjendrituri dhe pend brilanti Faik Domenik Konica, lideri sypatrembur stoik anti-komunist dhe udhëheqësi shpirtror i komunitetit katolik etj., mons dr. Zef Oroshi, pedagogu erudit, që mbeti edhe sot krenaria e jonë, sepse ishte një bibliotekë që ecte me dy këmbë prof. Arshi Pipa, Dera e famshme 7 (shtatë) shekullore e Kapidanit të Mirditës Ndue Gjomarku, Prof. Rexhep Krasniqi, Ing. Xhafer Deva, Prof. At Andrea Nargaj O.F.M., Prof. Zef Nekaj, Prof. Mhill Marku,Kristo Floqi, Kristo Dako, Paskal Aleksi, Dennis Kambury, Kostë Çekrezi, Bahri Omari, Loni P. Hristo, Andon S. Frashëri, Andrea D. Elia, Nelo Drizari, Xhevat Kallajxhi, Eduard Liço etj.

Nuk po zgjatëm shumë, sepse raporti është fillim e mbarim një rapsodi humoristike, me fjalë të shpërlara standarte folklorike të përzgjedhura apo përshtatura saktësisht qysh nga koha e errët e Dullës, që e ngriti në qiell adhuruesin e tij të kuq Nolin dhe rrafshoi me themel ajkën e ndritur të xherdanëve me xhevairë të cmuar të panteonit të prelatëtve të shquar të fytyra të ndritura të Klerit Katolik Shqiptar (1944-1990), kulturën dhe gjuhën e embël shumë shekullore gegë, kontributin e madh dhe të papërsëritshëm amtare dhe europiane të intelektualëve shkodranë dhe të gjithë Shqipërisë, që ishin dhe mbetën djepi i kulturës mbarëkombëtare shqiptare…

Shikoni me kujdes, sa kontradiktore është raportuesja Zylo, kur shkruan përçart: “Protestuesit dhe gjithë Diaspora Shqiptaro Amerikane shpreson se së shpejti do të bëhet inagurimi i rrugës me emrin e Fan Nolit.”

Sikurse shihet kjo protestë, ka qenë një flluckë sapuni ose më saktë një Fake News, sepse emërtimi i rrugës është dhënë.!!!

Dhe më poshtë, fabula e përrallës për kalamajtë e shkollës së Dullës mbyllet: “Fan Noli nderohet nga Diaspora dhe në Shqipëri si themelues i Federatës Pan Shqiptare “Vatra” kampion i letërsisë, historisë, teologjisë, diplomacisë, gazetarisë, muzikës, bashkimit kombëtar dhe ekumenizmit. Ai luajti një rol të rëndësishëm në konsolidimin e Shqipes si Gjuhë Kombëtare e Shqipërisë me përkthime të shumta të kryeveprave të letërsisë botërore. Ai gjithashtu shkroi gjerësisht në anglisht: si studiues dhe autor i një sërë botimesh për Skënderbeun, Shekspirin, Bethovenin, tekste fetare dhe përkthime.” (26 Shkurt 2022, Diellionline, Kozeta Zylo)

Vatra dhe papagalja e lodhur Dielli vazhdojnë të notojnë në moçalin globalist të krijuar nga peshkopi i kuq Noli

Veterani dhe aktivisti i njohur i komunitetit tonë, ish Kryetari i Federatës Panshqiptare Vatra Dr. Gjon Buçaj, në një intervistë dhënë gazetarës Elida Buçpapaj, me titull: “Elmi Berisha ka vazhduar veprimet shkatërruese në Vatër të Dritan Mishtos, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktikën e padive gjyqsore”, me realizëm bën me fakte dhe prova anatominë e mbetjeve bolshevike proletare të Vatrës dhe papagales së saj komuniste Diellit, që janë zhytur thellë në kënetën globaliste, ku ka notuar si kampion për disa dekada në SHBA kryekomunisti proletar Fan Noli.

Hapja e Kutisë së Pandorës, ka ekspozuar fatmirësisht sot, para komunitetit tonë këtu fekalet e dekompozuara komuniste dhe neo-komuniste të korrupsionit, fodullekut, manipulimeve flagrante, shpifjeve ala shqiptarshe, nepotizmin, mashtrimit propagandistik, në emër të “atdheut meme” dhe nacionalizmit primitiv fshataresk qesharak, duke e mjelur me dy duar plakushenVatra, që asnjëherë nuk doli nga vetëvetja si kopje identike e proletarëve e muzhikë, të krijuar me kujdes nga Noli i Dullës. Nacionalizmi nolist, që shitet aty për komunitetin tone indifferent, nuk është asgjë tjetër veçse një banjo publike, ku çdo njeri mund te kryej nevojat personale…

Për të mos bërë retorikë ekspozimi, për frymën dhe veprimtarinë pushtuese të pastër komuniste të Vatrës dhe Diellit, le të lexojmë se çfarë thotë i intervituari shumë realistDr. Gjon Buçaj:

“Pyetje: I jati i Dritan Mishtos ka qenë ish prokuror i kohës së diktaturës dhe sipas dokumentave ka dënuar shqiptarë. Vatra deri në përfundimin e mandatit tuaj është drejtuar nga anti-komunistë dhe ish të persekutuar nga regjimi diktatorial, si shpjegohet ky ndryshim kursi?”

Përgjigja e vatristit veteran Dr. Gjon Buçaj, është esenciale dhe shumë konkrete, duke i rënë direkt të keqes në lule të ballit: “Për babën e Dritan Mishtos nuk e dijshim se ka qenë prokuror, por kjo u zbulue nga Agron Tufa kur vizitoi Vatrën bashkë me Ramiz Gjinin. Duel edhe faksimile i dokumentit, që tregon se ai kishte kërkue dënim me vdekje për Shtjefen Lacukun në Shkodër.

Ndryshimi i kursit të Vatrës, u ba me fitoren jo legjitime të Mishtos, fitore që ai e siguroi falë faktin se ishte i PD-së dhe kishte mbështetjen e disa përkrahësave të Berishës (na ka thanë Berisha në telefon përkrahnie, se ai asht njeri i joni e i Bashës). Nji fakt tjetër, nuk e kam besue se fiton, kur ky nuk i kishte pesë vjet në Vatër. Dhe nuk do të fitonte pa votat e manipulueme në kuvend. Llogarinat dalin se prej votavet legjitime, shumicën e ka fitue Prof. Mit’hat Gashi.

Vatra me kryetar z. Ahmet Xhafo kishte nji ekip intelektualësh të aftë dhe kompetentë dhe filloi veprimtarinë e saj kulturore e historike në hulli të traditës së ndërpreme për ma se dy vjet.

Përveç deklaratave për shtyp në raste të nevojshme, u shënue me nji seminar përkujtimor 100 vjetori i lindjes së prof. Arshi Pipës i cili, përveç vlerave të mëdha intelektuale e patriotike që kishte, pat shërbye si kryetar i Vatrës dhe editor i gazetës Dielli, në nji kohë kritike për këto dy institucione kombtare.

Gjithashtu, ky ekip organizoi edhe nji Symposium ndërkombtar mbi rolin e Arvanitasve, në luftën greke për pavarësi, me pjesëmarrje ekspertësh kompetentë shqiptarë e të huej, tue përfshi edhe historianë nga universitete të Greqisë.

Ndërkohë pala tjetër, gjithnji në kërkim legjimiteti, në vend që me zhvillue aktivitete të mbara në përputhje me programet tradicionale të Vatrës, vendosë me ba nji padi gjyqësore kundër kësaj Vatre legjitime, për t’ia shue veprimtarinë dhe emnin.

Më duhet me përmendë, se kur Komisioni përgaditor njoftoi mbajtjen e Sympoziumit për rolin e arvanitasve, editori (Dalip Greca, tashmë fatmirësisht i dorëhequr për arsye moshe, shënimi im K.K.)u vu në veprim që t’a sabotonte. Ai njoftoi me e-mail se i kishte kontaktue së paku 10 ligjërues, që kishin konfirmue pjesëmarrjen, të cilëvet u kishte kërkue të mos merrnin pjesë në Sympozium, sepse ajo Vatër nuk asht legjitime, dhe krenohej se ia kishte dalë me bindë së pakut nji nga ata që të hiqte dorë nga pjesëmarrja.

Në realitet Sympoziumi përfundoi me shumë sukses dhe asnji nga pjesëmarrësat nuk mungoi, por ky gjest tregon se sa larg kanë shkue përpjekjet “për të mbrojtë Vatrën”, që koha e ka tregue se në të vërtetë ishin, dashtë a pa dashtë, në mbrojtje të procesit shkatërrimtar të Vatrës.

Ia vlen të përmendet edhe nji gjest jo i mirë i editorit (rrogtarit me çek $2000 në muajDalip Greca, që e kthei fletushkën dhe Vatrën në nepotizëm si pronë private familjare, duke punësuar antarë të familjes së tij aty, si pastruesen ($500) dhe shpërndarësen Diellit pa diell ($800), me kursimet e arkës së varfër brekgrisur…, por human dhe zemërbujarë të antarëve vullnetarë naiv vatristë…. Këtë gjë si rutinë Rasputini rus me ideologji bolshevike e kishte bërë dhe me gazetën Illyria, ku unë kam punuar dhe se ishte pikërisht një naiv veteran vatrist që e sugjeroi dhe e mori si editor (për ta bërë lemsh e li atë vend me intriga 100% komuniste), duke menduar se kishin gjetur Shpëtimtarin e Planetit, pra Jesusin e rrejshëm (Dalip Grecën). Ai filloi të shkruaj, sipas avazit standart shkrime kilometrike me lavderime, jarga dhe bythlepirëje, për vatristët që vuanin nga deliri i madhështisë në palogazetë si atdhetarë dhe nacionalistë anti-komuniste etj., ku editori finok depërtoi edhe më tej në skutat apo labirinthet e Vatrës, sipas teorisë së Perestrojkës…Vatra, gjithnjë është ankuar, se nuk ka fonde dhe ka bërë fushata apo darka fonmbledhëse dhe nga ana e tjetër punëson me urdhër të peshkut nga një familje 3 antarë pse kanë ngul gozhda me krye. Asnjëherë nuk është hetuar apo investiguar nga një Komision Special aktiviteti misterioz i funksionarëve të Vatrës, që kishin lidhje me financat e saj (si arketari dhe organizatorët e darkave fondmbledhëse të organzaitës në fjalë). Asnjiherë nuk është treguar transparenca e dollarëve të mbledhur në emër të Vatrës… Komunistët dhe neo-komunistët 24 karatsh, që pushtuan Vatrën, mbjellën metodat e kulturës idiote neo-proletare të Perestrojkës të Gorbacovit të ish Bashkimit Sovjetik (për të pushtuar me cdo mjet dhe depërtuar në organziatat e partitë politike të djathta nacionaliste anti-komuniste kudo në botë, për të fshehur gjurmët komuniste dhe të shkuarën e zezë të tyre…) të intrigës, kurthit, depërtimit (sipas devizë: qëllimi justifikon mjetin), anatemimit për të tjerët naiv, që nuk mendojnë dhe veprojnë me djallëzi si ata; krijimi me propaganda non stop i fake news, me inskenime për të krijuar situate fallco, për të humbur gjurmë dhe kohë, etj., të gjithë skenaristët e tyre, shënimi im K.K.).Kur Komisioni Vatra 5 tetor 2019 lëshoi nji deklaratë, unë ua përcolla për dijeni tre miqvet Anëtarë Nderi të Vatrës. Akademiku kosovar, prof. dr. Jusuf Bajraktari iu përgjegj Komisionit dhe shprehu gjykimin logjik se kur ka mosmarrëveshje, mënyra për t’i zgjidhë asht veprimi i nji komisioni, të cilit ai i dëshiroi sukses për të mirën e Vatrës. Editori (Dalip Greca, shenimi im K.K.) ia hoqi emnin nga gazeta. (ai ndryshoi për pak kohë edhe logun historik të gazetës Dielli, shënimi im K.K.) Duhet të shtoj se emnimi anëtarë nderi i tre personaliteteve të kulturës shqiptare ishte vendim i Këshillit Drejtues, për t’i nderue ata, por për të nderue edhe Vatrën. Ky gjest nuk ia cenon aspak prestigjin Akademikut të nderuem, por ulë atë të gazetës Dielli dhe të Vatrës. Ka edhe të tjerë, që janë diskreditue me qendrime negative e shpesh të pakuptimta, por për mue viktima ma e dhimshme e fenomenit “Mishto” ka qenë editori(Dalip Greca, shënimi imK.K.), i cili, ka punue shumë për gazetën dhe për Vatrën, por me ardhjen e Mishtos, Dielli, ka censurue bashkëpuntorë vatranë e jo vatranë (si: gazetarin veteran Gjekë Gjonlekaj, gazetarin veteran të gazetës mbarëshqiptare “Bota Sot” Beqir Sina, ish gazetarin e gazetës “Illyria” dhe akutualisht editor i revistës kulturore “Jeta Katolike” (1966) studiuesin Klajd Kapinova, etj. Drejtuesit e Organizatës Vatra, nuk e bënë editor tē Diellit poetin brilant ish të përndjekurin dhe të persekutuarin politik (që kaloi shumë vite në burg, gjatë periudhës së komunizmit të zi në Shqipni), shkrimtarin dissident Visar Zhitin, sepse ish editori i pensionuar Dalip Greca, përgatiti terrenin dhe e bëri editor marionetën apo kukullën e komanduar të tij (të panjohurin dhe jo vatristin, pa kontribut të mëparshëm në gazetën Dielli) emigrantin e sapo ardhur në SHBA kalimtarin transit Sokol Pajën, duke vijuar kështu korrupsionin e nepotizmit tëtrashëguar nga paraardhësi i tij… Ai për inerci të absurdit, sot paguhet me $2000 nga arka shpuar apo bosh e organizatës, që lyp ndihma për mbijetesë, në një kohë që gazeta (nuk është falas), por ka çmimin e shitjes në treg dhe nuk paguan honorare asnjë nga bashkëpunëtorët e saj. Me dhjetra kopje sillen në ambientet e kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës dhe askush nuk e merr mundimin me i hedh një sy dhe jo më për t’a marrë në shtëpi dhe lexuar… Drejtuesit le të skjarojnë komunitetin shqiptaro-amerikanë se kush e solli Sokol Pajën, për të “hequr qafe” me marifete e intriga ala komuniste Visar Zhitin, që ishte propozuar nëse ikte editori i “ikur” …shënimi im K.K.), ka botue shkrime false e shpifje që ia cenojnë vlerën.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat